Simovski: Regjistrimi i popullsisë fillon më 1 prill në përputhje me protokollin për mbrojtje, ndërsa të dhënat të cilat do t’i marrim janë baza e krijimit të politikave për ardhmëri më të mirë

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski dhe zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, sot mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën informuan për aktivitetet lidhur me regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave.

Siç informoi zëdhënësi Hoxha, regjistrimi i diasporës po zhvillohet me dinamikë të kënaqshme dhe pa probleme. Deri këtë mëngjes, numri i shtetasve të vendit të vetë-regjistruar ishte gjithsej 148.719 persona.

Drejtori Simovski u fokusua në rëndësinë e zbatimit të regjistrimit të popullsisë, gjegjësisht të dhënat që do të merren pas përfundimit të operacionit më të komplikuar dhe më të rëndësishëm statistikor për një vend.

“Regjistrimi para së gjithash është operacion që duhet të krijojë të dhëna që janë bazë për krijimin e politikave që janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët. Prandaj ftoj të harrohen të gjitha thirrjet për bojkot dhe tentimet për politizimin e këtij procesi. Të dhënat që do t’i marrim janë të rëndësishme për ardhmëri më të mirë për të gjithë ne”, tha Simovski.

Drejtori Simovski apeloi deri te të gjithë qytetarët e vendit tonë ta shfrytëzojnë mundësinë që lirshëm dhe pa asnjë shtypje ta plotësojnë këtë detyrim qytetar.

Në raport me mbrojtjen nga përhapja e pandemisë shkaktuar nga COVID-19, Simovski i bindi qytetarët se gjatë tërë procesit deri në detajin më të vogël do të ndiqen rekomandimet nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse edhe njëherë potencoi se nuk ekziston hapësirë për frikë se regjistrimi do të ndikojë në rritjen e numrit të personave të infektuar.

Parashikimi i motit është në favorin tonë dhe kudo që të jetë e mundur regjistrimi do të kryhet në të hapur, ku nuk ka mundësi t'i kushtohet vëmendje protokollit dhe të gjitha masat parandaluese të mbrojtjes do të merren.

“Parashikimi kohor është në favorin tonë dhe kudo që të jetë e mundur regjistrimi do të zbatohet  në të hapur, ku nuk ka mundësi do t’i kushtohet vëmendje protokollit dhe do të merren të gjitha masat parandaluese për mbrojtje”, nënvizoi Simovski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarit për informacione që kanë të bëjnë me anulimin e regjistrimit të popullsisë, Simovski ishte kategorik se bëhet fjalë për spekulime dhe lajme të rreme. Të gjitha aktivitetet për fillimin e regjistrimit më 1 prill po zhvillohen dhe nuk ekziston dyshim se regjistrimi do të anulohet.

Lidhur me dënimet në rast të refuzimit të pjesëmarrjes në regjistrim, si dhe për thirrjet për bojkot, drejtori i ESHS-së potencoi se qëllimi nuk është të dënohet, por të mblidhen të dhëna që do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve. Por, ligjet janë të qarta dhe institucionet kompetente në rast se nevojitet do të veprojnë në përputhje me atë që është përcaktuar me ligj.

“Pyesni të gjithë investitorëve nëse do të investonin pa të dhëna bazë për një shtet. Si do të investojnë nëse nuk dinë për fuqinë e punës në rajonin ku duan të investojnë, si do të investojnë nëse nuk kanë informacion se për çfarë tregu bëhet fjalë...përgjigja e këtyre pyetjeve është arsyeja se pse na nevojitet regjistrimi”, theksoi Simovski.