Thirrje publike për realizimin e Programit për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2021

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
14.04.2021

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë", nr. 59/00, 12/03, 55/05, 37/06, 115/07, 19/08, 82/08, 10/10, 51/11, 15/13, 139/14, 196/15, 142/16, 140/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 98 / 19) Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, shpall

THIRRJE PUBLIKE
 për realizimin e Programit për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2021

 

I.    LËNDA

Lëndë e kësaj thirrje publike është realizimi i mjeteve të përcaktuara me Programin për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2021 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 36/2021) (në tekstin e mëtejmë: Programi), pjesa II paragrafi 1, përmes përcaktimit të nevojës për zbatimin e  masave për uljen e ndotjes së ajrit dhe uljen e koncentrimeve të larta të PM10 dhe PM2.5 me përmirësimin e efikasitetit energjetik, përmes ndërrimit të dritareve dhe dyerve (zdrukthëtari), në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, objekte shëndetësore dhe objekte administrative në qytetet më të ndotura në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

II. TË DREJTË PËR PJESËMARRJE

Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë:

  • Qytetet / komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë nivel të lartë të ndotjes së ajrit, përkatësisht koncentrim të lartë të PM10 dhe PM2.5, në përputhje me të dhënat  nga stacionet matëse të Sistemit monitorues automatik shtetëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.
  • Qytetet/komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nuk kanë stacione matëse në korniza të Sistemit monitorues automatik shtetëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

III. DOKUMENTACIONI QË PJESËMARRËSI NË THIRRJEN PUBLIKE ËSHTË I DETYRUAR TA DORËZOJË

Pjesëmarrësit në thirrjen publike për realizimin e Programit janë të detyruar të dorëzojnë:

  • Kërkesë të plotësuar për thirrje publike për realizimin e Programit për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2021;
  • Raport për nivelin e koncentrimeve PM10 dhe PM2.5 për vitin 2020 në përputhje me të dhënat nga stacionet matëse të Sistemit monitorues automatik shtetëror (për qytetet/komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që kanë stacion matës në korniza të Sistemit monitorues automatik shtetëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
  • Kontroll i përpunuar në mënyrë të hollësishme i numrit të kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme, objekteve shëndetësore dhe objekteve administrative, si dhe projekt për të njëjtat që kanë nevojë për ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme dhe të brendshme (zdrukthëtari), 
  • E dhënë për numrin e fëmijëve/personave që qëndrojnë në kopshte ose që ndjekin mësimet në shkollat fillore dhe të mesme dhe numrin e personave që përdorin shërbimet e objekteve shëndetësore dhe administrative.

IV. MËNYRA E DORËZIMIT TË KËRKESËS

Kërkesa e plotësuar dorëzohet në një ekzemplar origjinal të vërtetuar dhe nënshkruar nga kryetari i komunës, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me pjesën III të kësaj thirrjeje publike.
Kërkesa me dokumentacionin e kompletuar dorëzohet në zarf të mbyllur, nëpërmjet postës në adresën:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm,
bul. Ilinden nr. 2,
1000 Shkup
ose përmes dorëzimit  në arkivat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, çdo ditë pune nga ora 8.00 deri në orën 16.00.

Në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm të majtë të shkruaj "MOS E HAP", kurse poshtë saj të qëndrojë "Për realizimin e Programit për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2021 - efikasiteti  energjetik".

Kërkesat që nuk përmbajnë të dhënat e kërkuara të kësaj thirrjeje publike do të llogariten të paplota dhe nuk do të shqyrtohen.

V. AFATI I DORËZIMIT TË KËRKESËS

Thirrja publike do të zgjasë 10 (dhjetë) ditë pune nga dita e shpalljes në gazetat ditore, përkatësisht kërkesat duhet të dorëzohen më së voni më 14 Prill të vitit 2021, deri në orën 16:00. Kërkesat që nuk do të dorëzohen në afatin e përcaktuar nuk do të shqyrtohen.

VI. PROCEDURA DHE KRITERE PËR ZGJEDHJEN E PËRDORUESVE DHE MIRATIMIN E KËRKESËS

Procedurën për zgjedhjen e përdoruesve - qytetet për realizimin e Programit për vitin 2021, e  zbaton Komisioni i formuar nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm, i përbërë nga 6 anëtarë dhe 6 zëvendës anëtarë edhe atë: një anëtar dhe një zëvendës anëtar nga radhët e të punësuarve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Zyra e Kryetarit të Qeverisë, një anëtar dhe një zëvendës nga radhët e të punësuarve në Qeverinë  e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, një anëtar dhe një zëvendës anëtar nga radhët e të punësuarve në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, një anëtar dhe një zëvendës anëtar nga radhët e të punësuarve në Ministrinë e Financave, një anëtar dhe një zëvendës anëtar nga radhët e të punësuarve në Ministrinë e Ekonomisë, një anëtar dhe një zëvendës anëtar nga radhët e të punësuarve në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Komisioni vendos në bazë të kërkesës së dorëzuar dhe dokumentacionit të plotë dhe në përputhje me kriteret e mëposhtme:

  • Për Shkupin dhe komunat që kanë stacione matëse në përputhje me Sistemit monitorues automatik shtetëror
Kritere Pikët
1. Numri i ditëve me tejkalimin e koncentrimeve të PM10 dhe PM2.5 mbi vlerat kufitare mesatare ditore për vitin 2020 30
2. Lartësia e kontentrimit mesatar vjetor të PM10 dhe PM2.5 20
3. Numri i fëmijëve/personave që qëndrojnë në kopshte ose ndjekin mësimet në shkollat fillore dhe të mesme dhe numri i personave shfrytëzues të shërbimeve të objekteve shëndetësore dhe administrative 20
4. Kontroll i përpunuar në mënyrë të hollësishme i numrit të kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme, objekteve shëndetësore dhe objekteve administrative, si dhe projekt për të njëjtat që kanë nevojë për futjen e sistemit energjetik efikas, që shfrytëzojnë posaçërisht mënyrë jo-ekologjike për ngrohje 30
Pikët e përgjithshme 100

 

  • Për komunat që nuk kanë stacione matëse në përputhje me Sistemit monitorues automatik shtetëror
Kritere Pikët
1. Numri i fëmijëve/personave që qëndrojnë në kopshte ose ndjekin mësimet në shkollat fillore dhe të mesme dhe numri i personave shfrytëzues të shërbimeve të objekteve shëndetësore dhe administrative 50
2. Kontroll i përpunuar në mënyrë të hollësishme i numrit të kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme, objekteve shëndetësore dhe objekteve administrative, si dhe projekt për të njëjtat që kanë nevojë për futjen e sistemit energjetik efikas, që shfrytëzojnë posaçërisht mënyrë jo-ekologjike për ngrohje 50
Pikët e përgjithshme 100

 

VII. SHUMA E MJETEVE FINANCIARE PËR NDARJEN E PAJISJES

Mbështetja për uljen e ndotjes së ajrit do të kryhet nga mjetet e parapara në Pjesën IV të Programit, duke përmirësuar efikasitetin energjetik (ndërrimi i zdrukthëtarisë), kurse në përputhje me Pjesën IV, pika 2. Ndarja e mjeteve për përmirësimin e efikasitetit energjetik, do të bëhet në përputhje me listën e renditjes të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit, por jo më shumë se 100,000 euro në kundërvlerë të denarit, për komunën shfrytëzuese. Gjatë parashtrimit të dokumentacionit, komunat duhet të shënojnë projektet sipas përparësisë. Në rast të pikëve të barabarta të projekteve nga Komisioni, shpërndarja e mjeteve do të jetë proporcionale.

VIII.    BASHKËNGJITJE TË THIRRJES PUBLIKE

Kërkesa është pjesë përbërëse e Thirrjes Publike dhe mund të sigurohet në version elektronik përmes faqes së internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut:  http://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/baranje_za_javen_povik_aerozagaduvanje_2021_-_kerkese_per_thirrje_publike_ulje_e_ndotjes_se_ajrit_2021.docx

IX. INFORMACIONE PLOTËSUESE

Për informacione plotësuese, kërkuesit mund të drejtohen në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, në telefonin 02 / 3118-022.