Zaev: Koloneli Jankoviç dhe i gjithë ekipi i zyrës së NATO-s në Shkup, detyrat e tyre profesionale i kryen si miq të vërtetë të Maqedonisë së Veriut dhe kurorëzuan misionin e tyre me anëtarësimin e vendit në Aleancë

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e priti kolonelin Zoran Jankoviç, shefin e NATO-s në zyrën në Shkup në takim lamtumire.
Të dy folësit në takim shprehën kënaqësi nga puna e zyrës së NATO-s në Shkup, e cila e kryen me sukses misionin e saj që pati për qëllim të sigurojë mbështetjen e nevojshme për proceset në vend me anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.
 

Kryeministri Zaev u falënderua për bashkëpunimin e shkëlqyer me kolonelin Jankoviç dhe me tërë ekipin e zyrës së NATO-s, të cilët detyrat e tyre profesionale i realizonin si miq të vërtetë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kolonelit Jankoviç i shprehu falënderim të posaçëm për mbështetjen, dhe i tha se Republikën e Maqedonisë së Veriut mund ta konsiderojë si atdheun e tij të dytë e i uroi një karrierë të mëtejshme të suksesshme.
 
Koloneli Zoran Jankoviç u falënderua për punën e deritanishme dhe theksoi se anëtarësimi në NATO është rezultat i punës së kësaj Qeverie dhe se është krenar që ishte pjesë e këtj procesi.