Zaev dhe Filipçe nga Prilepi: Ti respektojmë sa më shumë masat e mbrojtjes dhe të pranojnë në mënyrë masive imunizimin për t'i dhënë fund luftës kundër pandemisë KOVID-19

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe sot gjatë kohës së tyre të vizitës së punës në Prilep e vizituan spitalin e përgjithshëm të qytetit “Borka Taleski” që të shprehin dhe të japin mbështetjen e plotë  autoriteteve lokale edhe të punëtorëve shëndetësorë në spital në ballafaqimin me pandeminë KOVID-19.

“Gjithsesi, këtu jemi që ti dëgjojmë nga dora e parë, mesazhet dhe sugjerimet e tyre për të gjetur zgjidhjet më të mira në  nivel lokal nëse është e nevojshme. Në këtë valë aktuale, qyteti i  Prilepit është një nga komunat më të goditura  dhe çdo  tregues është i mirëseardhur. Në rrethin e spitalit të qytetit është vendosur spital modular për Kovid që të zbuten pasojat nga kjo valë e re dhe intensive për Kovid, si dhe të sigurohet kujdes i veçantë për pacientët e hospitalizuar,” theksoi në deklaratën e tij për media Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev.

Zaev shtoi se në kuadër të Qendrës për shëndet publik, Prilep, në tërësi është kompletuar dhe riorganizuar hapësira e laboratorisë mikrobiologjike, ndërkaq me pajisje dhe kuadër të re është aftësuar edhe laboratori molekular për testim të pacientëve për KOVID0-19 dhe si mbështetje për Komunën edhe për spitalin, në ndërkohë janë pranuar dymbëdhjetë mjekë të përgjithshëm dhe dhjetë motra medicinale të cilat veçanërisht kanë rëndësi në gjithë këtë situatë.

Veçanërisht të rëndësishëm janë, tha kryeministri Zaev të gjitha aktivitet tjera të komunës për alarmim të vazhdueshëm të qytetarëve që tu përmbahen masave restriktive si dhe masave për mbrojtje personale.
 

"Dje arritën në vend arritën  20,000 dozat e para të vaksinës Sputnik V si sasia e parë e një totali prej 40,000 dozash të dy përbërësve të kësaj vaksine, dhe së bashku me vaksinat e marra më parë më shumë se 70,000 doza, mundësojmë vazhdimësinë e procesit tashmë të filluar të Imunizimit, si dhe një fillim më i shpejtë duke përfshirë më shumë njerëz nga grupet më kritike të qytetarëve tanë në përputhje me Planin tonë nacional të Imunizimit", tha Kryeministri Zaev.

Ai dërgoi një mesazh inkurajimi për qytetarët që të ndjekin masivisht procedurën e vaksinimit dhe të jenë në kontakt me mjekët e tyre të familjes për të siguruar terminin e tyre të vaksinimit.

"Vaksinat janë të kontrolluara, të testuara ndërkombëtarisht dhe qytetarët do të marrin ato vaksina që i përshtaten grupmoshës dhe statusit të tyre shëndetësor. Sa më shpejt të përfundojë procesi i imunizimit, aq më shpejt kjo luftë me këtë armik të padukshëm do të përfundojë në pandeminë KOVID-19," tha Zaev në një deklaratë për media gjatë një vizite në spitalin e Prilepit.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nga ana e tij tha se spitali modular në Prilep është një nga nëntëmbëdhjetë objektet, të cilin janë vendosur në një kohë rekord të shkurtër.

"Në spitalin në Prilep, në periudhën e kaluar me të vërtetë kemi investuar shumë. Më shumë se 100 mjekë dhe infermierë të punësuar u pranuan, pa të cilët kjo goditje vështirë se mund të amortizohej dhe të sigurohej kujdes shëndetësor. Është ndërtuar një qendër e re emergjente dhe këtë vit ne i përfundojmë investimet me faktin që Prilep merr një aparat rezonancë magnetike për herë të parë ”, informoi Ministri Filipçe.

Kryetari i Komunës së Prilepit Ilija Jovanoski në deklaratën për media tha se me spitalin e ri modular do të kemi siguri më të madhe për personelin mjekësor i cili po lufton me koronavirusin për më shumë se një vit.

"Si kryetar i komunës dhe shef i shtabit të krizës, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet dhe Ministria e Shëndetësisë po monitoron situatën dhe dua të theksoj se jemi të gatshëm për kulmin që pritet në Prilep në dhjetë ditët e ardhshme. U bëj thirrje qytetarëve që t'i përmbahen masave sa më shumë që të jetë e mundur," porositi Jovanoski.

Siç është informoi  drejtoresha e spitalit Keti Smileska, ISHP Spitali i Përgjithshëm Prilep me aktivitet të zgjeruar, funksionon me 5 qendra Kovid, me gjithsej 130 shtretër, nga të cilët 50 në furnizimin qendror të oksigjenit dhe nevojat e tjera janë të mbuluara me boca. Ajo tha se kapaciteti është përdorur në maksimum dhe se aktivitetet  janë përshpejtuar për përgatitjen e spitalit modular.


Zaev dhe Filipçe nga Prilepi: Ti respektojmë sa më shumë masat e mbrojtjes dhe të pranojnë në mënyrë masive  imunizimin për t'i dhënë fund luftës kundër pandemisë KOVID-19

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe sot gjatë kohës së tyre të vizitës së punës në Prilep e vizituan spitalin e përgjithshëm të qytetit “Borka Taleski.

Në vazhdim Ju a përcjellim edhe deklaratën e Kryeministrit Zaev në tërësi:

"Sot, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Dr. Venko Filipçe, ne jemi në Prilep për t'i dhënë mbështetje të plotë autoriteteve komunale dhe punëtorëve shëndetësorë në spitalin e qytetit në ballafaqimin me pandeminë me KOVID-19.

Sigurisht, ne jemi këtu për të dëgjuar nga dora e parë mesazhet dhe sugjerimet e tyre për të gjetur zgjidhjet më të mira në nivel lokalë  nëse është e nevojshme.

Në këtë valë aktuale, Prilep është një nga komunat më të prekura, dhe çdo sugjerim është i mirëseardhur.

Spitali modular Kovid është ngritur brenda spitalit të qytetit për të zbutur efektet e kësaj vale të re dhe intensive nga  Kovid, si dhe për të siguruar kujdesin e duhur për pacientët e hospitalizuar në spital.

Brenda Qendrës për Shëndet Publik Prilep, hapësira në laboratorin mikrobiologjik është riorganizuar plotësisht, dhe laboratori mikrobilogjik, ndërkaq me pajisje dhe kuadër të re është aftësuar edhe laboratori molekular për testim të pacientëve për KOVID0-19.

Në shenjë të mbështetjes së spitalit të qytetit, ndërkohë janë punësuar 12 mjekë të rinj të përgjithshëm dhe 10 motra medicinale, të cilët janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në të gjithë këtë situatë.

Veçanërisht të rëndësishëm janë të gjitha aktivitet tjera të komunës për alarmim të vazhdueshëm të qytetarëve që tu përmbahen masave restriktive si dhe masave për mbrojtje personale.

Vendimi i Komunës për të ulur numrin e autobusëve në transportin publik është gjithashtu për të mirëpritur, si dhe vendosja e stendave Covid në hyrjet e tregut të qytetit me dezinfektues dhe si pika kontrolli ku kontrollohet mbajtja e maskave mbrojtëse.

"Dje arritën në vend arritën  20,000 dozat e para të vaksinës Sputnik V si sasia e parë e një totali prej 40,000 dozash të dy përbërësve të kësaj vaksine, dhe së bashku me vaksinat e marra më parë më shumë se 70,000 doza, mundësojmë vazhdimësinë e procesit tashmë të filluar të Imunizimit, si dhe një fillim më i shpejtë duke përfshirë më shumë njerëz nga grupet më kritike të qytetarëve tanë në përputhje me Planin tonë nacional të Imunizimit.

Edhe sot i  inkurajoj qytetarët që të ndjekin masivisht procedurën e vaksinimit dhe të jenë në kontakt me mjekët e tyre të familjes për të siguruar terminin e tyre të vaksinimit.

Vaksinat janë të kontrolluara, të testuara ndërkombëtarisht dhe qytetarët do të marrin ato vaksina që i përshtaten grupmoshës dhe statusit të tyre shëndetësor.

Ju faleminderit”