Kryeministri Zaev: Velesi do të bëhet me Treg bashkëkohor që ka rëndësi të madhe për ekonominë rajonale dhe për fermerët dhe tregtarët që do të fitojnë kushte më të mira për shitjen e produkteve të tyre

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mori pjesë dhe mbajti fjalim me rastin e fillimit të punëve në Tregun e ri të qytetit në Veles.

Në ngjarje krahas Kryeministrit Zaev, morën pjesë edhe Ace Kocevski, kryetar i Komunës së Velesit, Ljupço Nikollovski, zëvendëskryetar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime, Bllagoj Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje, Goran Milevski, ministër për vetëqeverisje lokale dhe Ramiz Rexhepi, drejtor i Byrosë për Zhvillim Rajonal.

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e plotë të Kryeministrit Zaev:

“Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem pjesë e kësaj ngjarje e cila shënon fillimin e punës së një prej projekteve më të rëndësishme kapitale për Velesin dhe qytetarët e Velesit - ndërtimin e Tregut të ri të Qytetit.

Edhe ky projekt është një nga ata që është realizuar nga bashkëpunimi mes Qeverisë dhe komunave. Për realizimin e këtij projekti janë siguruar mjete në vlerë prej 86 milionë denarë, nga të cilat 40 milionë denarë janë siguruar nga Komuna e Velesit përmes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga dotacionet kapitale për njësitë nga vetëqeverisja lokale, ndërsa 46 milionë denarë si hua nga  Banka Botërore përmes Programit të Përmirësimit të Shërbimeve Komunale.

Në mënyrë plotësuese, mbështetja financiare në vlerë prej 15 milionë denarë pritet përmes Qendrës për Zhvillim të Rajonit të Planifikimit të Vardarit, e cila duhet të sigurohet nga Byroja për Zhvillim Rajonal. Me këtë sigurohen burimet e nevojshme financiare për ndërtimin e plotë të tregut të mbuluar. Parcela ndërtimore përfshin gjithsej gati 4,200 metra katrorë, nga të cilat 2,300 metra katrorë janë të destinuara për shitjen e produkteve.

Tregu i ri i Qytetit po ndërtohet sipas standardeve më moderne për këtë lloj lehtësish si për shitësit ashtu edhe për blerësit.

Ndërtimi i Tregut të Qytetit të mbuluar në Veles është i një rëndësie të madhe për ekonominë rajonale sepse siguron jetesë për shumë fermerë dhe tregtarë nga i gjithë rajoni.

Më në fund, pas disa dekadash, banorët e Velesit do të bëhen me treg modern të qytetit ku fermerët dhe tregtarët do të kenë kushte të përshtatshme dhe normale për shitjen e produkteve të tyre.

Objekti i ri do të rikthejë jetën në anën e majtë të qytetit dhe do të inkurajojë zhvillimin e përmbajtjeve të reja urbane me interes për qytetarët. Por më e rëndësishmja, ajo do të kontribuojë në përforcimin e zhvillimit ekonomik të qytetit dhe rajonit.

Komuna të zhvilluara nënkuptojnë një ekonomi të fortë dhe kjo është arsyeja pse Qeveria inkurajon dhe mbështet vazhdimisht projekte të tilla kapitale.

Në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale, ne vazhdojmë të mbështesim investime të qëndrueshme, siç janë ndërtimi dhe rindërtimi i infrastrukturës rrugore lokale, rrjeti i ujësjellësit, rrjetet e kanalizimeve, rikonstruimi, ndërtimi i kopshteve dhe shkollave dhe objekteve sportive, mjediseve shëndetësore dhe gjithçka që të përmirësojë jetën qytetarë, për punësim të ri dhe zhvillim ekonomik ”.