Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot mbajti fjalim me rastin e investimit të ri në kuadër të Kompanisë “Siti Plaza”, gjegjësisht rritjen e kapacitetit të qendrës tregtare “Ramstor”

Bëhet fjalë për investim në vlerë prej 105 milionë euro dhe paralajmërim për 700 vende të reja të punës.

Krahas Kryeministrit Zaev, në ngjarje fjalim mbajtën edhe pronari Ajdovan Ademovski, Ozgur Tort, drejtori ekzekutiv i Kompanisë “Migros”, menaxheri gjeneral i Halk Bank Turqi, Osman Arsllan dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë, Hasan Mehmet Cekizçok.

 
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e plotë të Kryeministrit Zoran Zaev:

“Kam nderin që sot jam i ftuar të marr pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme, në të cilën afaristi jonë Ajdovan Ademovski paralajmëron projekte investuese me vlerë prej më tepër 105 milionë euro.

E mbaj mend deklaratën e tij prej para disa muajsh në një ngjarje të Odës Ekonomike MATO, kur tha:”Është koha për vendime të guximshme dhe hapa të mençura” dhe ja sot shohim atë që e ka menduar.

Ky qëndrim dhe këto projekte gjatë krizës serioze ekonomike për shkak të pandemisë vijnë nga menaxherë me të vërtetë të guximshëm dhe me vendosmëri që asgjë të mos i parandalojë në realizimin e këtij vizioni.

Prandaj, unë e uroj atë dhe ekipin e menaxherëve të kompanisë së tij “Siti Plaza”. Ademovski dhe njerëzit e parë të kompanisë së tij edhe në këto kushte bënë analiza që konfirmuan se projektet e planifikuara investuese kanë realizueshmëri tregtare, operative dhe financiare.

Lista e investimeve është me të vërtetë impresionuese. Gjatë periudhës së ardhshme, gjegjësisht nga viti 2025, rritja e kapacitetit të qendrës tregtare “Ramstor” me ndërtimin e mbi 25.000 metra katror për hapësirë të re afariste administrative “Ramstor” dhe ndërtim i garazhit në 4 nivele, zgjerim i rrjetit për shitje me 18 markete të reja, ndërtim i riteil parqeve dhe qendrës logjistike.

“Ramstor” i Ademovskit jo vetëm që i mbajti të gjithë 1.000 të punësuarit në kushte të krizës, por në investimet e reaja paralajmëron së paku 700 vende të reja të punës.
Planet e kompanisë nuk kufizohen vetëm në segmentin e shitjes në pakicë, por parashikohet edhe investim në centralin fotovoltaik (5MW) në Koçan.

Sot Ademovski kumton se “Siti Plaza” i bleu 100 përqind të aksioneve të “Ramstor Bullgari” nga pronari i deritanishëm i kompanisë turke “Migros” dhe me këtë u bë pronar i plotë i “Ramstor Maqedoni”.

Megjithatë “Ramstor Maqedoni” dhe “Migros”, që ka 2.325 supermarkete në Turqi, mbeten partnerë strategjik në pjesën e franshizës së markës tregtare “M” për rajonin e Ballkanit, që do të mundësojë qasje deri te tregjet e jashtme ku përveç “Ramstor” do të kyçen edhe prodhues të tjerë maqedonas dhe turk.

Më lejoni që në këtë rast të përmend rolin e qytetarëve nga komuniteti turk në vendin tonë si vegël e fuqishme në ndërlidhjen e miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.

Të dyja vendet në vazhdimësi investojnë në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe miqësisë dhe paraqet shembull për atë se si duhet të bashkëpunohet në rajon dhe më gjerë.
 
Ilustrim më i bukur është  numri i madh i  prezencës të investimeve të huaja nga Turqia, e cila është një ndër investitorët më të mëdhenjtë të huaj në Maqedoninë e Veriut nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.
 
Këtë vit, dy kompani të mëdha turke shprehën interes për të investuar në gazifikimin sekondar të vendit tonë dhe hynë në fazën e fundit të dialogut konkurrues për vendosjen e një partneriteti publik-privat në këtë projekt me vlerë 300 milionë euro.
 
Të nderuar,
 
Në një kohë kur kompanitë në vendin tonë dhe kudo në botë po përballen me sfida të mëdha për shkak të pandemisë me KOVID-19 dhe për këtë arsye ulin shpenzimet dhe numrin e të punësuarve, investimet e reja dhe paralajmërimi për punësime të reja janë diçka e rallë. Një nga shembujt e tillë të rrallë në vendin tonë është plani i "Siti Plaza" i biznesmenit Ajdovan Ademoski pas marrjes së qendrës tregtare "Ramstore" dhe zinxhirit me të njëjtin emër.

Projekti i guximshëm i biznesit të Ademovskit i  “Siti Plaza” në një kohë krize për shkak të pandemisë, tregon se është e mundur të veprohet ndryshe dhe me guxim në vend që të ulen shpenzimet dhe numrit të të punësuarve.
 
Investimet prej mbi 105 milionë euro në "Siti Plaza" janë investime në zhvillimin e kompanisë, por edhe investim në të ardhmen e vendit tonë.
 
Jam i bindur që ky investim inkurajohet nga masat antikrizë të ndërmarra nga Qeveria.
 
 
Në fund, më lejoni edhe një herë të shpreh urimet e mia të sinqerta për Ajdovan Ademovskit dhe kompanisë "City Plaza" për vendimin e tyre të guximshëm për të hyrë në investime të reja me vlerë mbi 105 milionë euro. Jam i bindur se kjo iniciativë e tyre e guximshme e biznesit do të jetë një motivim edhe për ndërmarrjet e tjera.