Zаеv: Të drejtohemi seriozisht dhe më me përgjegjësi të mbromë veten, të afërmve tanë dhe të ju ndihmojmë punonjësve shëndetësorë që të shpëtojnë jetë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në konferencën për shtyp informoi për gjendjen aktuale me pandeminë me COVID-19 në vend dhe në rajon dhe njoftoi për domosdoshmërinë e masave kufizuese shtesë për të parandaluar përhapjen e virusit korona me qëllimin e vetëm për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të mbrojtur të gjithë qytetarët

Në konferencën për shtyp, të cilën Kryeministri Zaev e mbajti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe kryetarin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski, theksoi se tendencat më të reja qartë tregojnë se lloji britanik i virusit korona në vend po merr hov më të madh dhe se nga ky lloj infektimi është shumë më i lehtë dhe më i shpejtë – dhe më së shpeshti rezulton me pasoja të rënda të shëndetit të njerëzve.

 

Fjalimin e Kryeministrit Zaev ua përcjellim në tërësi:

"Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ne kemi marrë vendim për masa shtesë me një qëllim të vetëm - mbrojtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve.

Tendecat e fundit, të paraqitura për ne nga institucionet shëndetësore dhe epidemiologët, tregojnë qartë se lloji britanik i koronavirusit në vend po merr hov. Me këtë situatë aktualisht po përballen e vendeve të rajonit, Evropa dhe Bota. Ky lloj i koronavirusit infekton shumë më lehtë dhe shumë më shpejt - dhe shpesh rezulton në pasoja jashtëzakonisht të rënda për shëndetin e njeriut.

Për këto arsye, menjëherë pas sugjerimeve nga Ministri i Shëndetësisë dhe Kryetari i Komisionit për Sëmundjet Infektive, dhe në pritje të ngrohjes të kohës dhe festave të mëdha para nesh dhe në përputhje me nevojën që të pushojnë punonjësit shëndetësorë, ne vendosëm që masat e reja kufizuese janë të domosdoshme.

Këtu jemi, për të njoftuar masat e reja të miratuara nga Qeveria dhe për t'i shpjeguar ato para qytetarëve. Ne të gjithë duhet të bashkohemi për tu ballafaquar me  rrjedhën që po e merr  pandemia, sepse vetëm së bashku mund të kemi sukses në ballafaqimin e pasojave.
 
Të nderuar qytetar
 

Numri i qytetarëve të rinj të infektuar po ritet si rezultat i virusit korona.

Numri i qytetarëve të vdekur si rezultat i koronavirusit po rritet.

Deri më tani,punonjësit shëndetësorë janë ballafaquar me të gjitha sfidat në spitalet dhe qendrat KOVID. Por tani tashmë ka një barrë serioze për punonjësit shëndetësorë që janë në betejë për të shpëtuar jetën e njerëzve ditë e natë.
 
Kjo është barra më e madhe për sistemin shëndetësor në vend që nga fillimi i pandemisë. Shumë vende - dhe me sisteme shëndetësore shumë më të zhvilluara - janë përballur me këtë situatë para nesh.

Ky është momenti kur duhet të takojmë përkeqësime të reja serioze të shëndetit të qytetarëve dhe funksionalitetit të personelit shëndetësor dhe sistemit shëndetësor.

Nga këto arsye, Qeveria solli masa të reja restriktive:

-E para, është vendosur një ndalim i përkohshëm dhe një regjim i posaçëm i lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën prej në orën 20:00 deri në orën 05:00 të ditës tjetër , duke filluar nga 6 prilli, (e martë) deri më 20 prill 2021 (e martë).

- E dyta, qytetarët që kanë realizuar imunizim/vaksinim në qendrat për vaksina, gjatë periudhës kohore para fillimit të ndalesës dhe regjimit të posaçëm për lëvizje, u lejohet kthim në vendbanimet e tyre, me vërtetim për vaksinimin e realizuar.

- E treta, ndalim i tërësishëm i vizitorëve, mysafirëve, në të gjitha objektet hotelierike, kafene, restorante, bare, klube dhe objekte të tjera që në kuadër të të njëjtit ofrojnë shërbime hotelierike, si dhe në objektet hotelierike, pjesa për ushqim në objektet hotelierike për akomodim, hotele, motele, hostele, pansione dhe objekte të tjera për akomodim ose stacionet e gazit. Ndërsa, ato objekte hotelierike që realizojnë përgatitjen apo shitjen e ushqimit, mund të bëjnë shitje në mënyra alternative: online ose me porosi telefonike dhe të ngjashme. Dhe të gjithë bashkë të kryejnë dërgimin e porosisë ose të mundësojnë marrjen e porosisë jashtë objektit përmes banakut/pultit, duke filluar prej më 7 prill të vitit 2021 (e mërkurë) deri më 20 prill të vitit 2021 (e martë).

Përjashtim nga kjo janë objektet hotelierike në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkup” dhe Aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër, si dhe objektet hotelierike, pjesët për ushqim në objektet hotelierike për akomodim, hotel, motel, hostel, pansion dhe objekte të tjera për akomodim, për vizitë nga persona të akomoduar në këto objekte.

E katërta, ndalesë e tërësishme për vizitorë dhe mysafirë në të gjitha bastoret, gjegjësisht gjatë pranimit të vizitorëve dhe punës së bastoreve të mundësohet vetëm shërbimi përmes banakut, apo pulltit. Gjegjësisht, objekti hotelierik, pjesë në bastore, si dhe kazino, të mbyllet për vizitorë duke filluar prej më 7 prill të vitit 2021 (e mërkurë) deri më 20 prill 2021 (e martë).

E pesta, ndalesë e tërësishme e vizitorëve dhe mysafirëve në të gjitha palestrat, klubet e fituesit, qendrave sportive dhe sallave të dedikuara për ushtrim, duke filluar prej më 6 prill të vitit 2021 (e martë) deri më 20 prill 2021 (e martë).

E gjashta, ndalohet organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në çdo lloj seminari, trajnimi, punëtorie, kursi, konference apo ngjarje të tjera të këtij lloji, duke filluar prej më 6 prill 2021 (e martë) deri më 20 prill 2021 (e martë).

Bujqve u lejohet lëvizja në bazë të lejeve nga njësitë rajonale de shtabet komunale të krizës që lëvizin nga fushat deri në tregje dhe anasjelltas. Mas e cila ishte e mundësuar edhe gjatë pranverës së kaluar.

 

Ndërsa gjatë kohës së ndalesës dhe regjimit të posaçëm për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarët që jetojnë në objekte banesore dhe kanë kafshë shtëpiake (qen), mund t’u nxjerrin jashtë shtëpive të tyre gjatë natës në kohëzgjatje prej një orë, duke filluar prej në ora 22:00 deri në orën 23:00, më së shumti deri në 100 metra nga objekti në të cilin jetojnë.

Mbetet në fuqi, ndalesa e rreptë për grupim të më shumë se katër personave.

Të nderuar,

Respektimi i masave të reja është i domosdoshëm. Kërkon përgjegjësi maksimale nga secili qytetar dhe angazhim maksimal i institucioneve me qëllim zbatimin e tyre.

Do të ketë kontrolle inspektuese dhe aktivitete policore, me qëllim që të parandalohen grupimet e papërgjegjshme masive.

Ky është momenti kur nevojitet mobilizim i tërësishëm i qytetarëve dhe shoqërisë në mbrojtjen e shëndetit publik që është detyrim i secilit prej ne.

Fatkeqësisht, duhet të konstatojmë se deri më tani masat për mbrojtje personale dhe kolektive nuk janë respektuar mjaftueshëm. Veçanërisht kjo shihet në javët e fundit.

Të nderuar,

Vala më e re e virusit me llojin e ri të virusit, nuk krahasohet me valët e kaluara.

Virusi në këtë valë është shumë më i rrezikshëm dhe shumë më shpejtë përparon.

Qytetarëve të infektuar ndodh t’u përkeqësohet gjendja shumë më shpejtë dhe papritmas edhe pas kontaktit të parë.

Me këtë valë infektohen edhe të rinj dhe pasojat te ta mund të jenë shumë serioze, madje edhe fatale.

Është e rëndësishme të kemi parasysh se qytetarët më të vjetër, që nuk lëvizin sa të rinjtë, janë përsëri të rrezikuar për shkak të mundësisë t’u sillet virusi në shtëpi.

Prandaj është kyçe të kufizohet numri i kontakteve që i kemi me njerëz të tjerë.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë apeloj:

Këtë periudhë rrini në shtëpi!

Mos dilni pa nevojë dhe assesi mos u gruponi!

Këto masa i sjellim në prag të festave, me qëllim që të mundësohet që ditët festive çdo qytetar dhe çdo familje të mund t’i kalojë në paqe, me të gjithë të afërmit. Jam i bindur se kjo është dëshira e të gjithëve gjatë këtyre festave. Të jemi shëndosh dhe bashkë me më të dashurit tanë.

Me këto masa presim të ulet përhapja e infektimit dhe të ulet presioni mbi punonjësit shëndetësor.

Në ndërkohë, procesi i vaksinimit vazhdon të rrjedh pa ndalesë. Po vaksinohen më të moshuarit dhe të sëmurët kronik, që janë më të rrezikuar nga infektimi i mundshëm.

Të nderuar qytetarë,

-Këto dy jave rrini në shtëpi me më të afërmit tuaj, sa më shumë që mundeni!

-Detyrimisht mbani maska;

-Detyrimisht mbani distancë në kontaktet fizike;

-Mos u gruponi dhe mos organizoni festa.

Ky është momenti kur duhet me më së shumti përgjegjësi të mbrojmë veten dhe më të afërmit tanë.

Ftoj për përgjegjësi maksimale nga të gjithë. Të gjithë së bashku t’i kundërvihemi përhapjes së virusit të rrezikshëm. Të gjithë së bashku këto dy javë të kthejmë goditjen ndaj kësaj vale të virusit.

Këtë luftë  mund ta fitojmë vetëm së bashku”.