Takim i Kryeministrit Zaev me menaxhmentin e “Lidëll”: Investimi gjerman, stimul i ri për ekonominë e vendit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, mbajtën takim në Qeveri me menaxhmentin e kompanisë gjermane “Lidëll”.

Në takim u diskutua për investimin e ri të zinxhirit tregtar “Lidëll” në vendin tonë, për të cilën kompania veç më është regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Zaev theksoi se investimet e reja janë shumë të rëndësishme për vendin në rritjen e ofertës, punësimeve të reja, si dhe përmirësimin e ekonomisë në tërësi. Ai i përshëndeti praktikat pozitive të “Lidëll” në aspekt të tregut të punës, trajnimin e punonjësve të tyre, si dhe praktika moderne e tregtisë. Gjithashtu, Kryeministri Zaev e potencoi rëndësinë nga avancimi i mëtejshëm i punës me Republikën Federale të Gjermanisë, që është partneri ynë i parë strategjik dhe theksoi se mbi 200 investitorë gjermanë punësojnë më shumë se 28.000 persona në vendin tonë.

Menaxhmenti i kompanisë “Lidëll”, i përfaqësuar nga Volf Tiedeman, anëtar i Bordit Drejtues, Milena Dragijska, drejtor ekzekutiv i “Lidëll” -  Bullgari dhe “Lidëll” – Maqedoni e Veriut, Biser Inçovski – drejtor i shërbimeve qendrore, si dhe Patrik Martens, drejtor i Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut, i prezantuan planet për investimin e ri në vend.

Menaxhmenti vuri në dukje se kompania planifikon të realizojë investimin e saj të parë në Maqedoninë e Veriut duke ndërtuar qendrën e saj moderne të logjistikës që do të ketë të gjitha certifikatat ndërkombëtare të "Lidëll" dhe e cila do të shërbejë si një qendër furnizimi për zinxhirin e tregut. Pajisjet që do të përdoren në qendrën e logjistikës janë sipas standardeve më bashkëkohore në Evropë.

Në takimin në raport me strategjinë e zgjerimit, u theksua se të gjithë tregjet që "Lidëll" planifikon të hapë në vend, do të pozicionohen në qytete me fuqi të qëndrueshme demografike dhe ekonomike.

Planet e Lidëll për investime në Maqedoninë e Veriut janë realizimi i një bashkëpunim afatgjatë, të qëndrueshëm, të përgjegjshëm, si me klientët e saj, partnerët e biznesit dhe punonjësit e saj, por në të njëjtën kohë të veprojnë si një kompani me përgjegjësi shoqërore me përgjegjësi mjedisore. Menaxhmenti i ndërmarrjes Lidëll theksoi se shpreson për bashkëpunim konstruktiv me institucionet e vendit edhe në të ardhmen.