Për nder të ditës Ndërkombëtare të Romëve para ndërtesës së Qeverisë është ngritur flamuri i popullit romë dhe filloi shpërndarjen e 450 ekzemplarëve të Fjalorit në gjuhën rome dhe 800 ekzemplarë të Gramatikës në gjuhën rome në 14 komuna

Për nder të shënimit të festës së sotme 8 Prill Ditës Ndërkombëtare të Romëve, kur e festojmë historinë dhe kulturën e Rome, para  ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është ngritur flamuri i popullit romë.

Me rastin e shënimit të jubileut, 50 vite nga mbajtja e Kongresit Botërorë të Romëve, 31 vite nga shpallja e 8-të Prillit si Dita Ndërkombëtare e Romëve nga ana e Kombeve të Bashkuara si dhe 20 vite nga vendosja e Romëve në Kushtetutën e vendit tonë në përputhje me Vendimin e Qeverisë miratuar në mbledhjen e 59-të, Sekretari i Përgjithshëm Muhamed Zeqiri filloi procedurën për shfrytëzim të përhershëm të 450 ekzemplarëve  të Fjalorit në gjuhën rome dhe 800 ekzemplarë  të Gramatikës në gjuhën rome në 14 komuna në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ekzemplarët  e Gramatikës së gjuhës moderne Rome dhe Fjalori i  gjuhës Rome si baza gjuhës kulturore dhe shkencore të komuniteti Rom, ju dërgohen pushtetit lokal në Komunat: Shuto Orizari, Shtip, Koçani, Vinica, Delçevë, Berovë , Pehçevë, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Prilep, Manastir, Veles dhe Kriva Pallankë.