Trendipozitiv nga viti 2017 në raportin e “Reporterëve pa kufij” është tregues segjendja me  mediat vazhdimisht përmisohet

Indikator më i rëndësishëm në raportin e “Reporterëve pa kufij” është që në kohën e kësaj Qeveri nga viti 2017 kemi trend pozitiv, gjë që nuk ishte në Qeverinë e kaluar. Kjo duhet të jetë tregues se gjendja me media nga viti 2017 vazhdimisht përmisohet.

Edhe pse kjo na inkurajon, në dokument janë të theksuara edhe raste të presionit mbi gazetarët dhe mediave, që Qeveria i merr seriozisht parasysh dhe me të gjithë kapacitetin do të kahëzohet drejt këtyre dukurive që të mos ketë më.

Me këtë rast, do të dëshironim të përmendim se Qeveria reagoi në rastet kur disa përfaqësues të institucioneve ekzekutive kishin komunikim të papërshtatshëm me gazetarët dhe për veprimet e tyre  ishin marrë masat e duhura disa prej tyre u tërhoqën nga kryerja e funksioneve të tyre.

Për një numër të vogël të çështjeve, u kërkua një procedurë nga Ministria e Punëve Brendshme, si në rastin e kërcënimit ndaj dy gazetarëve, të cilën institucionet e e zgjidhën në mënyrë të shpejtë.. Kjo është arsyeja pse ne përsërisim apelin për t'u raportuar në polici në çdo rast dhe kjo është mënyra më e sigurt dhe e shpejtë për të luftuar këtë fenomen.

Qeveria do të vazhdojë të reagojë në mënyrë më energjike ndaj shfaqjes së kërcënimeve ndaj punonjësve të medias, por duhet të kihet parasysh kontributin për perceptimin e lirisë së medias mbajnë përgjegjësinë e tyre të barabartë edhe  të gjithë aktorët e tjerë si partitë politike dhe faktorë të tjerë në. Sferën e  komunikimeve publike.

 Në këtë drejtim, Qeveria u bën thirrje të gjithëve që të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre dhe të marrin pjesë në përmirësimin e mëtejshëm të situatës dhe të kontribuojnë në trendin rritës të lirive të mediave në vendin tonë. Ne inkurajojmë si prokurorinë ashtu edhe gjyqësorin që të procedojnë çështjet më shpejt.