Kryeministri Zaev pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e Suedisë Leven: Për Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja e Suedisë për procesin e saj eurointegrues

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot kishte bisedë telefonike me kryeministrin e Suedisë, Stefan Leven në të cilën biseduan për tema me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Kryeministri Zaev e njoftoi Kryeministrin Lev për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë  së Veriut, si dhe masat për ballafaqimin me pandemin dhe procesin e vaksinimit.

Kryetari i Qeverisë, Zaev u falënderua për mbështetjen e Mbretërisë së Suedisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në mes të të dyja vendeve.

Në lidhje me bllokadën nga ana e Bullgarisë, kryeministri Zaev e informoi kolegun e tij suedezë se është në pritje të formimit të qeverisë së re bullgare me qëllim që të vazhdoj dialogu dhe se zgjidhjet për çështjet e hapura do të gjinden në korniza të Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi  e cila është bazë e bashkëpunimit edhe më intensivë në mes të të dyja vendeve.

Kryeministri Zaev i bëri thirrje Kryeministrit Stefan Leven ta vizitoj Republikën e Maqedonisë së Veriut në rastin e parë të mundshëm, me qëllim thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit para se gjithash në ekonomi, investime, ambient jetësorë dhe shëndetësi.