Zaev me rastin e 1 Majit: Siguruam mbështetje për ruajtjen e mijëra vendeve të punës dhe mijëra punonjës rregullisht të marrin paga më të larta dhe pagë minimale më të lartë për 6.000 denarë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një adresim me video e  uroi Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 Majin.

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e tërësishëm të Kryeministrit Zaev:

“1Majin, festën e punëtoreve dhe punëtorëve edhe këtë vit e festojmë në gjendje të veçantë për shkak të kushteve të vendosura nga pandemia.

 Përveç shëndetit të njerëzve, kriza ka kërcënuar mijëra vende pune. Kjo është arsyeja pse ka qenë në krye të përparësive ekonomike të Qeverisë që nga fillimi i pandemisë – punëtori i vendit – kemi ofruar mbështetje për të shpëtuar mijëra vende pune, që mijëra punëtorë të marrin paga të rregullta dhe të sjellin të ardhura për familjet e tyre.

Vendet e punës në radhë të parë! Ky ishte qëllimi kryesor i takimeve të para me ekipet ekonomike kur filloi pandemia. Unë jam i kënaqur që qëllimi ynë nuk kishte shumë kundërshtarë – përkundrazi, përmes konsultave të përbashkëta me kompani dhe sindikata, ne arritëm t’i mbajmë angazhimet e punës së shumë prej qytetarëve tanë dhe kështu ta mbajmë ekonominë gjallë dhe dinamike.

Kjo edhe një herë dëshmoi se punëtorët janë forca lëvizëse e ekonomisë dhe zhvillimit të shoqërisë sonë.

Pavarësisht goditjes së krizës globale Kovid, pagat kanë vazhduar të rriten – dhe do të vazhdojnë edhe më tej. Për më pak se katër vjet e kemi sjellë pagën minimale nga 9.000 në mbi 15.000 denarë. Kjo është më shumë se 6.000 denarë në muaj për person, ose 72.000 denarë më shumë për çdo punonjës në vit. Dhe do të rritet.

Pagat janë rritur veçanërisht në shëndetësi, arsim, por edhe në ushtri, polici dhe sektorë social. Ndërsa me subvencione për kontributet e ndërmarrjeve, rreth 200.000 punonjës në sektorin real morën paga më të larta.

Padrejtësia historike ndaj punëtorëve të falimentuar është zgjidhur për rreth 12.000 njerëz që marrin ndihmë mujore prej 8.000 denarë deri në pensionimin e tyre.

Këshilli Ekonomik dhe Social është i hapur edhe për ato sindikata që nuk janë përfaqësuese, dhe me të gjitha ato, në emër të të drejtave dhe kujdesit për punëtorët, ne krijojmë tekstin e ri të propozim-ligjit për Marrëdhëniet e Punës.

Përfundimisht- e diela do të jetë një ditë jo pune

Të nderuar qytetarë, punëtore dhe punëtorë,

Ekonomia është e qëndrueshme, ne e kaluam krizën pa goditje të mëdha dhe më në fund po dalim prej saj. Për këtë më përgjegjës jenë ju dhe puna juaj! Duhet të jeni krenar për këtë dhe dijeni se shteti është gjithmonë aty për ju, sepse ky vend e kupton dhe vlerëson mundin e punëtorëve.

Gëzuar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës. Le të jetë për shumë vite!”.