Takimi i Kryeministrit Zaev me eurodeputetin Schider: Mbështetje për politikat e dialogut dhe pritjet nga të gjitha subjektet politike për një Parlament efikas

Kryetari i Qeverisë  së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Andreas Schieder, deputet në Parlamentin Evropian nga Republika e Austrisë.

Në takimin janë përshëndetur  politikat e dialogut dhe konstatuan se nevojitet që të gjitha subjektet politike të mundësojnë efikasitet të Parlamentit me qëllim të realizimit të proceseve reformuese të rëndësishme për integrimet evropiane, si dhe zgjidhje të nevojave të qytetarëve në shëndetësi, ekonomi dhe fusha të tjera të rëndësishme,

Kryeministri Zaev e informoi Shiderin se Qeveria fuqimisht është e përkushtuar në sundimin e së drejtës dhe të luftës joselektive kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe të respektimit të barazisë në shtet në të gjitha segmentet e jetës shoqërore.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev shprehu falënderim Parlamentit Evropian, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Austrisë për mbështetjen që ia japin shtetit tonë në procesin e aspiratave eurointegruese.