Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 69-të, me më tepër pika në rendin e ditës nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhje, e cila do të fillojë në orën 12:00, do të shqyrtohet Procesverbali nga mbledhja e tridhjetegjashtë e Shtabit Kryesor Koordinativ të Kizave për sigurimin e koordinimit të plotë në lidhje me parandalimin e hyrjes dhe përhapjes së virusit korona Kovid-19, të mbajtur më 10.05.2021, me Procesverbalin nga mbledhja e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, të mbajtur në të njëjtën ditë.

Mes pikave të tjera në rendin e ditës për të shqyrtuar janë edhe Informacioni me Propozim për numrin e studentëve për regjistrim në vitin e parë – cikli i parë i studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe Propozim-vendimi për kuotat shtesë për regjistrim të studentëve që u përkasin bashkësive, të cilët nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin e parë – cikli i parë i studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universiteti “Shën Kliment Ohridski” – Manastir, Universiteti në Tetovë, Universiteti “Goce Delçev” – Shtip, Universiteti për Shkencat dhe Teknologjitë Informatike “Shën Apostol Pavle” – Ohër dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në vitin akademik 2021/2022, të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Për vendimet dhe konkluzionet e miratuara nga mbledhja e 69-të e Qeverisë, që do të mbahet përmes video-konferencës, opinioni do të njoftohet me kumtesë sa të përfundojë.