Zaev - Mitsotakis: Marrëveshja e Prespës sjell zgjidhje që nënkuptojnë miqësi, përparim dhe ekonomi

Sot, Kryeministri Zoran Zaev kishte një takim pune me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në Qeverinë në Athinë. Në takim morën pjesë gjithashtu zëvendëskryeministrat për Çështjet Evropiane dhe Ekonomike, Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi.

Kryeministrat e të dy vendeve vunë në dukje përparimin në zbatimin e detyrimeve të Marrëveshjes së Prespës nga të dy palët dhe shprehën angazhimin për zbatim të plotë dhe pa pegesa të mëtejshëm. U konkludua se Marrëveshja e Prespës solli zgjidhje që nënkuptojnë miqësi, përparim dhe ekonomi.

Lidhur me integrimin evropian të Maqedonisë Veriore, Kryeministri Mitsotakis i tha Kryeministrit Zaev se Greqia do të jetë gjithmonë një aleat në të cilin mund të mbështeten qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore.

I përbashkët ishte konstatimi i Kryeministrave se Maqedonia Veriore nuk mund dhe nuk duhet të presë më tej në rrugën evropiane dhe se negociatat e para-pranimit me BE duhet të fillojnë një orë më shpejt.

Vendi ka treguar se ka një kapacitet serioz për të lidhur dhe përmbushur marrëveshjet e miqësisë, përfunduan Mitsotakis dhe Zaev.

Për më tepër, në takim u nënvizua se nuk ka asnjë mundësi për të ndarë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në drejtim të fillimit të procesit të negociatave me BE.

Në pjesën më të madhe të takimit, kryeministrat e të dy vendeve diskutuan përdorimin e potencialeve për bashkëpunim ekonomik, si dhe mundësitë e biznesit që dalin nga bashkëpunimi midis odave të tregtisë të dy vendeve. Kryeministri Mitsotakis theksoi se për shkak të arsyeve ekonomike dhe gjeopolitike, Greqia mirëpret dhe mbështet seriozisht vendimin e Maqedonisë Veriore për investime në projektet e gazit Alexandroupoli.

Nw kuadwr të takimit, Kryeministri Mitsotakis informoi Kryeministrin Zaev se duke filluar nga nesër, 14 maj 2021, vendkalimi kufitar "Evzoni" do të hapet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore që kanë një test negativ PCR, provë me shkrim e marrjes së dy dozave të vaksinës kundër KOVID- 19 ose një rezultat pozitiv për antitrupat.