Politika për shfrytëzimin e biskotave ( Cookies)
Çfarë janë biskotat (cookies)?
Biskotat (cookies) janë dosje të vogla tekstuale, të cilat vendosen në pajisjen tuaj kompjuterike ose telefonin celular nga ana e ueb-faqeve të cilat i vizitoni. Këto dosje tekstuale, mund të lexohen nga ueb-faqet të cilat i vizitoni dhe mund të ndihmojnë në identifikimin tuaj kur të rihapni ueb-faqen. Këto dosje tekstuale mund të jenë të “përkohshme” ose të “përhershme”. Biskotat e përhershme (cookies) qëndrojnë në pajisjen tuaj kompjuterike edhe kur të mbyllni shfletuesin e internetit (të kaloni në gjendje oflajn), derisa të përkohshmet fshihen në momentin që e mbyllni shfletuesin e internetit. Biskotat (cookies) përdoren për më shumë qëllime, si për shembull për të ruajtur aktivitetet dhe preferencat Tuaja (kyçjet, preferencat gjuhësore, madhësia e shkronjave ose si të shfaqet faqja), për të siguruar përmbajtje të personalizuar në ueb-faqen dhe për të shfaqur historinë naviguese të të njëjtës.
Përse përdorim biskotat (cookies)?
Në këtë ueb-faqe përdorim biskotat (cookies) për këto shkaqe:
- Për funksionimin teknik të ueb-faqes;
- Për mbledhjen e të dhënave statistikore përmbledhëse dhe anonime;
- Për të ruajtur preferencat tuaja për mënyrën se si shfaqet faqja (preferencat për parametrat e ekranit), si për shembull kontrasti i ngjyrës ose madhësia e shkronjave;
- Për të kujtuar/përkujtuar, nëse jeni (ose nuk jeni) dakord me përdorimin tonë të biskotave (cookies) në këtë ueb-faqe.
Kur e vizitoni ueb-faqen tonë, ne mund të mbledhim disa të dhëna nga kërkimi juaj, të tilla si IP adresa, cilën përmbajtje të ueb-faqes së Qeverisë e keni vizituar, kur e keni vizituar dhe nga cila ueb-faqe jeni ridrejtuar.
Kur e vizitoni ueb-faqen tonë, ne mund të përdorim shërbim të palës së tretë Google Analytics për të mbledhur informacione standarde për qasjen dhe detaje për sjelljen e vizitorëve, por në mënyrë që askush të mos identifikohet dhe nuk lejohet as Google të zbulojë identitetin e atyre që kanë vizituar faqen tonë të internetit.
Çfarë lloji të biskotave (cookies) përdorim?
Ne përdorim biskota (cookies) të vazhdueshme, të cilat mbajnë mend kërkimin / sesionin kur përdoruesi e fik shfletuesin, në mënyrë që të ruhet statusi i përdoruesit.
A mund të fshini ose kontrolloni biskotat (cookies)?
Informacionet lidhur me biskotat (cookies), nuk përdoren për identifikimin tuaj personal. Pranimi i këtyre biskotave (cookies) nuk është i domosdoshëm për funksionimin e ueb-faqes, por të njëjtat do t'ju ofrojnë një përvojë më të mirë në shfletim. Nëse dëshironi këto biskota (cookies) mund t'i fshini ose bllokoni, por nëse e bëni këtë, disa nga karakteristikat e kësaj ueb-faqeje mund të mos funksionojnë siç duhet.
Ju mund të fshini të gjitha biskotat (cookies) që janë tashmë në kompjuterin tuaj dhe mund të konfiguroni shumicën e shfletuesve për t'i parandaluar ato. Nëse e bëni këtë, mund t'ju duhet të rregulloni manualisht preferencat tuaja sa herë që vizitoni një faqe në internet, po ashtu disa shërbime dhe funksionalitete mund të mos funksionojnë.