Kryeministri Zaev dhe Presidenti i Këshillit Evropian Mishel: Duhet të zbatohet vendimi unanim i vendeve anëtare të BE-së që nga marsi i vitit të kaluar për fillimin e bisedimeve aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev sot u takua në Bruksel me kryetarin  e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në anëtarësimin e plotë në BE dhe se vendimi unanim i vendeve anëtare të BE duhet të zbatohet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që nga muaj mars të vitit të kaluar për të filluar negociatat e pranimit për këto dy vende.

Kryeministri Zaev dhe Presidenti i KE Mishel shpresojnë se me mbështetjen e Presidencës Portugeze, e cila po bën përpjekje të forta dhe vullnet të madh politik, do të hapet rruga që Bullgaria të bashkohet me konsensusin për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare pa vonesa të mëtejshme.

Në takim u theksua se gjatë Presidencës sllovene, në tetor të këtij viti, do të mbahet Samiti BE-Ballkanin Perëndimor, i cili pritet të jetë një investim i përbashkët për ndërlidhje dhe bashkëpunim më intensiv mbi vlerat dhe parimet kryesore të BE-së për përfshirje më thelbësore të rajonit në projektet e rëndësishme të vazhdueshme të Unionit në lidhje me klimën dhe transformimin digjital.

Mbështetja dhe bashkëpunimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në ballafaqimin dhe  rimëkëmbje nga pandemia KOVID-19 dhe socio-ekonomike, bënë të ditur Zaev dhe Mishel, do të vazhdojnë pa u ndalur, përfshirë sa i përket vaksinimit ku BE po investon me shpejtësi në rritjen e prodhimit dhe disponueshmërisë së vaksinave .

Kryeministri Zaev dhe Presidenti i KE Mishel mirëpritën angazhimin e vendeve në rajon për të marrë pjesë në debatin brenda Konferencës për të ardhmen e Evropës, si një mundësi veçanërisht e rëndësishme për të dëgjuar zërin e të rinjve dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor.