Kryeministri Zaev në promovimin e Librit gjithpërfshirës “Shkronjë pas shkronje – alfabet” me rastin e shënimit të Ditës së Iluministëve mbarësllav Shën Kirili dhe Metodi

Me promovimin e Librit gjithpërfshirës me ilustrime “Shkronjë pas shkronje – alfabet”krijuar në tre forma të alfabetit (cirilik, gjuhën e shenjave dhe alfabetin braj), me të cilin njerëzit pa ose me aftësi të kufizuara komunikojnë mes vete, në oborrin e Klubit të Deputetëve u shënua festa e Iluministëve mbarësllav Vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi.

Në prani të disa bashkëpunëtorëve të projektit, përveç Kryeministrit Zoran Zaev, fjalim mbajtën edhe kryetarja e Shoqatës "Bota e të ndryshmëve, por të barabartë " dhe poetja dhe autorja i abetares, Gordana Simonovska-Momiroska dhe recensuesi dhe promovuesi, Gorjan Petreski.

Duke përshëndetur të pranishmit dhe duke shprehur nderim dhe kënaqësi për praninë në promovimin e librit me figura, të shtypur në alfabet cirilik  dhe në shkrimin cirilik braj që të jetë i arritshëm për personat me shikim të dëmtuar, Kryeministri Zaev tha se ky libër me figura, si pjesë e projektit " e drejta për të lexuar jo është një nevojë e veçantë "e Shoqatës së Qytetarëve "Bota e të ndryshmëve, por të barabartë"është një risi revolucionare në vendin tonë, e cila plotëson nevojat e të gjithë lexuesve dhe lejon që fëmijët me dhe pa dëmtime shikimi ta lexojnë, por edhe të rriturit me shikim të dëmtuar mund t'u lexojnë fëmijëve dhe nipërve të tyre.

Me këtë libër me figura, fëmijët dhe të rriturit pa pengesa në shikim kanë mundësi të rrallë, krahas atë që është e atyre të njihen edhe me alfabetin braj, që e përdorin fëmijët dhe të rriturit me pengesa në shikim.

“Një simbolikë e veçantë është se ky promovim mbahet në Ditën e iluministëve mbarësllav, Vëllezërit e Shenjtë Kirili dhe Metodi, të cilët, pak më shumë se 12 shekuj më parë, kryen disa misione në Azinë e Vogël dhe Evropë, pasi kishin krijuar më parë alfabetin Glagolitik për të cilën ata përkthyen Biblën për të përhapur fjalën e Krishtit në një gjuhë të afërt me popujt sllavë. Misioni i tyre për bashkimin e sllavëve me popujt e tjerë të Evropës pak më shumë se 1,150 vjet më parë, përveç krishterimit të popujve sllavë, kishte një rëndësi të jashtëzakonshme dhe unike historike-kulturore dhe epokale-krijuese”, ta Kryeministri Zaev duke theksuar se alfabeti Glagolitik i Shën Kirilit, i cili mëson me besnikëri tiparet fonetike sllave, është baza e alfabetit të vonë cirilik të studentëve të tij, nga i cili disa shekuj më vonë u kodifikuan alfabeti dhe gjuha moderne maqedonase.

“Shkrim-leximi është një dritë për çdo njeri dhe askush nuk duhet të përjashtohet nga kjo e drejtë themelore e njeriut, çdo komunitet i përparuar duhet t'u sigurojë të gjithë bashkëqytetarëve të tij pa përjashtim. Prandaj, ky, si dhe libri i mëparshëm në gjuhën maqedonase dhe shqipe, me një përmbajtje festive të titulluar "Përralla e Vitit të Ri", shkruar gjithashtu në alfabetin braj, unë e konsideroj si një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm të autores Gordana Simonovska-Momiroska dhe botuesve që qëndrojnë pas kësaj përpjekje”, vlerësoi Zaev, duke shprehur kënaqësi që ky projekt, Librit gjithpërfshirës me ilustrime “Shkronjë pas shkronje – alfabet”, është i mbështetur edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që siç theksoi, kjo mbështetje është pjesë e aktiviteteve të tjera qeveritare për afirmimin e kujdesit dhe promovimit të gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të bashkësive të tjera, mes të cilave, digjitalizimi i Drejtshkrimit dhe Fjalorit Interpretues të gjuhës maqedonase dhe konkursi për këngë dhe tregime për fëmijë, nga i cili doli përmbledhja "Udhëtimi im në Fantazi", e cila mblodhi veprat e fëmijëve nga e gjithë Maqedonia e Veriut.

“Këtë e konsideroj si investim i të përbashkët në vlera reale. Në këtë mënyrë ne lëmë një shenjë në kohën tonë që do të pasurojë literaturën për fëmijë dhe të rinj me botime të reja lozonjare, të gëzueshme dhe udhëzuese gjithpërfshirëse që do të hyjnë në shumë shtëpi, kopshte, shkolla, biblioteka dhe do të mbeten një trashëgimi e qëndrueshme për thesarin letrar të fëmijëve”, tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se projektet janë me qëllim, që veglat që mësojnë të jenë më të qasshme deri te të gjithë që dëshirojnë të flasin gjuhën maqedonase në mënyrë të duhur, si dhe nxitje ndaj të gjithëve që dëshirojnë të krijojnë në gjuhën maqedonase.

“Gëzuar 24 Majin, Ditën e Iluministëve mbarësllav Vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi”, tha në fund të fjalimit të tij Kryeministri Zoran Zaev.

Autorja Simonovska-Momiroska foli për librin me figura gjithëpërfshirëse, "Shkronjë pas shkronje-alfabet" me mesazhin: "E drejta për të lexuar nuk është një nevojë e veçantë!", duke theksuar punën, dashurinë dhe kënaqësinë me të cilën ekipi punoi.

“Kjo është gjithpërfshirje e vërtetë, me të cilën për së pari herë është prezantuar alfabeti te ne dhe i plotëson nevojat e të gjithë lexuesve.

“Thonë se njohja e gjuhëve të huaja është një thesar i vërtetë, por kur ne mund të njohim format e alfabeteve me të cilat ato janë të zakonshme, më besoni, ai thesar bëhet edhe më i vlefshëm", tha autorja, duke përfituar nga rasti të falënderoj Kryeministrin Zaev për mbështetjen e tij dhe ndihmësve të tjerë të projektit dhe njoftimin se e njëjta përmbajtje po përgatitet në gjuhën shqipe dhe do të përgatitet në gjuhë të tjera që fliten në vendin tonë.

“Në këtë botim “Shkronjë pas shkronje-alfabet” në radhë të parë, tridhjetë e një shkronjë të alfabetit tonë - cirilikja u ringjallën në aspekt verbal. Ajo që duhet theksuar dhe ajo që meriton vëmendje të pashmangshme është fakti që ky projekt është pasuruar me alfabetin braj dhe alfabetin e shenjave, gjë që po ndodh për herë të parë në botimet në vendin tonë”, nënvizoi poeti Gorjan Petreski, recensues dhe promovues i Librit me figura-abetare, duke folur në emër të recensentit të dytë, shkrimtarit Kiro Donev, i cili mungoi në ngjarje. Petreski, duke cituar Toni Pajdakov, sekretar i Shoqatës së të Verbërve në Veles, tha se "përveç pjesës arsimore, libri me figura gjithëpërfshirëse" Shkronjë pas shkronjë - alfabet "ka për qëllim zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe është një mjet i fuqishëm për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të ekzistencës së personave me aftësi të kufizuara (në dëgjim dhe shikim) dhe mënyrës se si ata janë të shkolluar”.

"Së bashku ne ndërtojmë vlera të qëndrueshme dhe lëmë gjurmë në kohën tonë!", Ishte mesazhi kryesor i dërguar nga promovimi i librit me figura për fëmijë, për pastërtinë e të cilit në gjuhën maqedonase u kujdes prof. Dr. Gordana Aleksova dhe për ilustrimet Nasko Xhorlev.

"Shkronjë pas shkronje-alfabet" do të jetë në dispozicion të lexuesve dhe me secilin libër gjithëpërfshirës me figura për fëmijë, ​​ dhurohet për aktivitetet humanitare të kryera nga Shoqata e Qytetarëve "Të Ndryshëm, por të Barabartë", pjesë e dedikuar për Unionin e personave me dëmtim në shikim në Veles, të cilëve u duhet një makinë tjetër për të shtypur në alfabetin braj.

Në këtë ngjarje me rastin e shënimit të festës së 24 Majit, Dita e iluministëve mbarësllav, Shën Kirili dhe Metodi ku u lexuan pjesë nga Libri “Shkronjë pas shkronje – Alfabet” dhe në të cilin poetja Simonovska-Momiroska ia dha si dhuratë Kryeministrit Zaev botimin e parë të librit gjithëpërfshirës me figura “Shkronjë pas shkronje – alfabet” morën pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ministrja e Kulturës Irena Stefoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe, si dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë.