Qeveria do të mbajë mbledhjen e 77-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 77-të në të cilën, sipas Rendit të ditës do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie të punës.

Para ministrave për shqyrtim do të gjenden edhe Informacioni për kyçje të Marrëveshjes për lëshimin e garancive nga fond garancie i organizuar nga Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, si dhe Informacioni për kyçje të Marrëveshjen për administrim të Fondit për mbështetje financiare dhe mbështetje të likuiditetit – KOVID 4 me Propozim-vendim për shpërndarjen e fondeve të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup për mbështetje financiare dhe mbështetje të likuiditetit - KOVID 4.

Në mbledhje, me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale do të shqyrtohet edhe Informacioni për formimin e Trupit koordinues nacional për implementimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, me Propozim-vendim dhe Propozim-zgjidhje.

Mbledhja, e cila do të fillojë në orën 12:00 dhe në të cilën do të shqyrtohen më shumë pika në rendin e ditës nga Programi qeveritar për punë dhe në interes të qytetarëve, do të mbahet me prezencë fizike të anëtarëve dhe shërbimeve në Qeveri.

Për vendimet dhe konkluzat nga mbledhja e rregullt e 77-të, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.