Nga mbledhja e 77-të e Qeverisë: Miratohet rebalanci i Buxhetit për vitin 2021; Zgjidhja ligjore për ditën e diel si ditë jo pune shkon në Kuvend; 2.204 kompani hotelierike do të marrin 5,77 milionë euro nga masat anti-kovid

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 77-të miratoi ndryshimet dhe plotësimet, gjegjësisht rebalancin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, të cilat së bashku me plotësimet për Ligjin për zbatimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, do të dërgohen për miratim në Kuvend.
 

Sipas prezantimit të Ministrisë së Financave, me këtë rebalanc prioritetet deri në fund të vitit 2021 do të jenë të kahëzuar drejt ballafaqimit me pasojat nga pandemia,  me anë të rritjes së vëllimit të investimeve me mbështetje të drejtpërdrejtë të aktiviteteve të kompanive, hapjen e vendeve të reja pune me anë të masave aktive për punësim, si dhe me mbështetje dhe zhvillim të ndërmarrjeve   mikro, të vogla dhe të mesme.

Edhe më tej ngelet përcaktimi për mbështetjen ekonomike me investime në projekte infrastrukturore, ridizajnimi i strukturës së financave publike me anë të pjesëmarrjes më të madhe të shpenzimeve kapitale, si dhe përforcimin e procesit të planifikimit, kryerjes dhe raportimit të financave publike.

Për të realizuar qëllimet në ballafaqimin me pandeminë me KOVID-19, me këto ndryshime dhe plotësime në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për vitin 2021 në anën e shpenzimeve të Buxhetit, kufizohen disa shpenzime të planifikuara të shfrytëzuesve të buxhetit që në mënyrë thelbësore dhe të drejtpërdrejtë nuk janë të lidhura me pandeminë, si dhe minimizojnë të gjitha shpenzimet joproduktive të buxhetit.

Duke pasur parasysh realizimet e të ardhurave për periudhën janar-maj 2021, si dhe nevojën për të siguruar fonde për realizimin  e aktiviteteve të parashikuara nga grupi i pestë dhe i gjashtë i masave, u bënë ndryshime në lidhje me parashikimet fillestare dhe nga ana e të ardhurave dhe shpenzimeve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Të hyrat e përgjithshme me ndryshimet dhe plotësimet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 janë planifikuar në nivelin prej 222,6 miliardë denarë dhe ato janë rreth 10 miliardë denarë ose 4.7% më të larta se parashikimet fillestare të Buxhetit. Projeksionet e të ardhurave bazohen në: realizimin e të ardhurave në vitin aktual, pritjet për realizimet ekonomike në vitin 2021, ndryshime të caktuara në sferën e taksave, hapësirë më të madhe tatimore, procese të drejta dhe të lehtësuara administrative.
 
Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 268,8 miliardë denarë ose për 8.6%, pra rreth 21 miliardë denarë më të larta në krahasim me planin. Bazuar në të hyrat dhe shpenzimet e planifikuara, deficiti pozicionohet në vlerë prej 46,2 miliardë denarë, pra 6,5% e PBB-së.

Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivelin prej 30.5 miliardë denarë ose 6.5 miliardë denarë më të larta se plani për vitin 2021, gjegjësisht  me këto ndryshime dhe plotësime në Buxhetin për vitin 2021, është kryer ridizajnimi i shpenzimeve me pjesëmarrje më të madhe të  të shpenzimeve kapitale në shpenzimet e përgjithshme. Rritja prej 26.9% e shpenzimeve kapitale është rezultat i sigurimit të fondeve të nevojshme për realizimin e një pjese të masave të Qeverisë.
 
Në këtë mbledhje, Qeveria i  miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për marrëdhënie të punës gjegjësisht me të cilin janë krijuar zgjidhje ligjore për mbrojtje më të madhe të së drejtës për pushim javor gjatë ditës së diel dhe janë eliminuar mundësitë për keqpërdorim në lidhje me sigurimin e shfrytëzimit të kësaj të drejte.

Në këtë mbledhje Qeveria përcaktoi ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie të punës, i cili krijoi zgjidhje ligjore për mbrojtje më të madhe të së drejtës për pushim javor dhe eliminimin e abuzimeve të mundshme në drejtim të sigurimit të përdorimit të kësaj të drejte.
 
Në drejtim me zgjidhjet e propozuara ligjore për shpalljen e ditës së diel si ditë jo pune, në këtë mbledhje u miratuan ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për tregti me qëllim të rregullimit të orëve të punës në tregti gjatë të dielave dhe festave, si dhe të vërtetojë edhe përjashtimet në tregtinë me pakicë për të cilët do të lejohet puna gjatë ditëve së diel  dhe festave.
 
Qeveria miratoi informacionin mbi aktivitetet e ndërmarra nga Drejtoria Doganore, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit në lidhje me pretendimet e botuara për importin dhe shpërndarjen e derivateve të naftës, gjegjësisht mazutit, dhe udhëzoi zëvendëskryetarin i ngarkuar për luftën kundër korrupsionit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe burimet njerëzore, Ljupço Nikollovskin dhe ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshin, gjatë ditës së mërkurë, 9 qershor, në një konferencë për shtyp të informojnë publikun në lidhje me gjetjet dhe masat e ndërmarra.

Në këtë mbledhje, Qeveria solli vendim me të cilin mundësohet mbështetja e gjithsej 2.204 kompanive hotelierike që kanë qenë të mbyllura nga 6 deri më 27 prill ose 21 ditë si masë për parandalimin e përhapjes së KOVID-19.

Kompanitë hotelierike me shifra prioritare sipas Klasifikimit nacional të veprimtarive, 56.10, 56.29, 56.30, kishin mundësi të paraqiten në thirrjen publike për ndihmë financiare prej ku nga 2.406 aplikime, 2.204 janë të plota, ndërsa 202 të tjera nuk janë të me shifër  kompetente ose kishin regjistruar filiale nën një nga kodet e mësipërme. Ndihma e përgjithshme financiare përfshin 2.204 kompani që i kanë përmbushur kushtet e thirrjes publike, ndërsa shuma e ndarë për këto kompani është 354.656.831 denarë ose 5,77 milionë euro.

Në këtë mbledhje të 77-të, u përcaktuan ndryshimet në Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve, të cilat zgjerojnë llojet e mbështetjes financiare për zhvillimin teknologjik dhe hulumtimin shkencor, mbështetjen për projektet investuese me interes të konsiderueshëm ekonomik, mbështetje për  marrjen e ndërmarrjeve në vështirësi dhe konkurrencë në treg.
 

Me ndryshimet e propozuara prezantohen kushtet për një zhvillim rajonal të ekuilibruar, zgjerojnë listën e shpenzimeve të justifikuara të investimeve dhe sigurojnë që përfituesit e ndihmës financiare të jenë subjekte që kryejnë veprimtari në lidhje me prodhimin e dedikuar siç është prodhimi i pajisjeve ushtarake.
 
Me miratimin paraprak të Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse, Qeveria plotësoi Protokollin për aktivitetet në institucionet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, sipas të cilit në periudhën e përdorimit të pushimit vjetor të punonjësve (qershor-gusht)  mund të bëhet bashkimi i fëmijëve nga grupe edukuese të ndryshme edhe atë grupe deri në moshën dy vjeçare dhe grupe nga dy deri në moshën dhjetë vjeçare, por numri i fëmijëve në grup nuk duhet të jetë më i madh  se 15 fëmijë (në grupe deri në moshën 2 vjeçare)  dhe 20 fëmijë ( në grupe nga dy deri në moshën 10 vjeçare).

 Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për mundësimin e përmbajtjes dhe transmetimit në gjuhën maqedonase / shqipe të Sport Klub dhe Arena Sport në vendin tonë të programeve transmetuese dhe i rekomandoi Agjencisë për Komunikime Elektronike, si një organ kompetent, të krijojë një grup pune me institucione relevante dhe të gjejë një mënyrë për të zbatuar përfundimin për rregullimin e mbulimit gjuhësor me gjuhë zyrtare të paktën në kanalet sportive që ritransmetohen në territorin e Maqedonisë Veriut përmes rrjeteve të komunikimit publik dhe të informojë Qeverinë nëafat prej  3 muajve për këtë mundësi.