Zaev me vlerësim në Samitin e NATO-s 2021: Familja transatlantike është e fuqishme si asnjëherë më parë, ndërsa anëtarësimi ynë e përmirësoi sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në deklaratë për media e vlerësoi pjesëmarrjen e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO-s 2021 të krerëve të shteteve dhe qeverive si anëtare e plotfuqishme e Aleancës.

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim deklaratën e Kryeministrit Zaev në tërësi:

Samiti 2021 i NATO-s së krerëve të shteteve dhe qeverive është moment historik për mua dhe vendin tim. Ky është samiti ynë  i parë i NATO-s si anëtare e plotfuqishme. Ky është gjithashtu Samiti i parë i NATO-s me 30 anëtarë.

Prandaj ky është sukses i madh për Maqedoninë e Veriut dhe për NATO-n.

Anëtarësimi në NATO është realizim i qëllimit tonë strategjik, ndërsa në mënyrë plotësuese ma anëtarësimin tonë, Aleanca e përmirësoi sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Maqedonia e Veriut, bashkë me të gjithë aleatët, është përkushtuar në vizionin për Ballkanin në shekullin 21 si rajon i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit të rritur rajonal për përfitime ekonomike dhe prosperitet të të gjithë qytetarëve.

 Fuqishëm besojmë se nevojitet  të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë perspektivë të qartë evropiane dhe euroatlantike. Vendosja e kësaj pjese në vakum nuk është opsion. Nevojiten procese të parashikueshme, kredibile dhe të përforcuara të integrimit të vendeve nga rajoni në NATO dhe BE.

Sot përsëri konfirmuam unitetin tonë, kohezionin dhe solidaritetin.

Partneriteti transatlantik është i fuqishëm si asnjëherë më parë.

Dua të falënderoj Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens  Stoltenberg për udhëheqjen e tij në krijimin e Agjendës së NATO-s 2030 në bashkëpunim me aleatët e NATO-s, si dhe për konsultime më të gjëra dhe inkluzive me  palët e interesuara në atë proces.

Agjenda 2030 në kohë i adreson ndryshimet në rrumbullaksimin strategjik dhe e bën NATO-n gati për shekullin 21. Ne përballemi me kërcënime nga Rusia dhe sfida nga gara autoritare sistematike për Aleancën tonë. Duhet të bëjmë më shumë  dhe do të bëjmë më shumë  që t’i mbështesim  vlerat e përbashkëta demokratike dhe ta  mbrojmë rendin ndërkombëtare të themeluar në rregulla. Për këtë qëllim na pret bashkëpunim i ngushtë kryesisht me BE-në, por edhe me partnerë të tjerë.

Jemi të përkushtuar të rrisim konsultimet politike dhe koordinimin mes aleatëve. NATO-ja është e domosdoshme për sigurinë tonë kolektive. Aleanca është forum transatlantik thelbësore për konsultime për të gjitha çështjet e lidhura me sigurinë dhe për miratimin e përgjigjeve të përbashkëta në të gjitha sfidat.

Njëherit u pajtuam  se do ta thellojmë bashkëpunimin me partnerët tanë  me të cilët jemi të mendimit të njëjtë, me të cilët ndajmë vlera të njëjta dhe me të cilët kemi interesa të përbashkëta. Në rend të parë, ky është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së,  por edhe  partnerëve tanë të tanishëm dhe të ardhshëm”

Na vjen mirë që aleatët përmes Agjendës së NATO-s 2030 sërish i vërtetuan parimet themelore të Aleancës dhe së bashku u pajtuan t’i mbështesin ato parime me aktivitete politike, konkrete dhe mjete.

“Në të ardhmen ne duam ta shohim NATO-n me  dimension politik dhe funksion më të gjerë. Kjo do të na mundësojë t’i përmirësojmë politikat në spektër të gjerë  të fushave dhe të përshtatemi në sfidat e reja me të cilat do ta përforcojë kohezionin politik në NATO.

Sot pas samitit të suksesshëm të NATO-s dërgojmë  porosi të fuqishme. Ne jemi NATO dhe së bashku jemi më të fuqishëm!