Nga mbledhja e 79-të e Qeverisë: Shfuqizohet ndalesa për lëvizje; Miratohet vendimi për mbështetje financiare të transportuesve të udhëtarëve në trafikun ndërkombëtar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 79-të i pranoi rekomandimet nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe i miratoi këto vendime:

  • Duke filluar nga 16 qershori, 2021 (e mërkurë), ndërpritet masa dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes së personave dhe transportit publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Gjithashtu prej më 16 qershor, hiqet kufizimi i orarit të punës së objekteve hotelerike dhe objektit hotelierik/pjesa për ushqim në objektet hotelierike për akomodim (hotel, motel, hostel, pansion dhe objekt tjetër për akomodim), të pompave të benzinës, kazinove dhe bastoreve dhe objekteve të tjera të cilat në kuadër të të njëjtit ofrojnë shërbime hoteliuerke, ndërsa gjatë orarit të punës lejohet puna vetëm në pjesët e hapura të lokaleve, përvec shërbimit të pijeve brenda kazinove dhe automat-klubeve.
  • Qeveria miratoi konkluzionin që të lejohet mbajtja e ngjarjeve në ambient të hapur me 50% të kapacitetit të hapësirës ku do të mbahet ngjarja dhe numër të kufizuar të vizitorëve maksimalisht deri në 1.000.
  • Në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, nga 16 qershori lejohet mbajtja e dasmave, ahengjeve në hapësirë të hapur me maksimum 50% të kapacitetit në hapësirën e hapur, në vend 100 mysafirëve maksimal sic ishte deri më tani.
  • Qeveria miratoi konkluzionin që të ndalohet të vlejë detyrimi që objekti hotelerik ku organizohet ahengu ta regjistrojë dhe ta paraqesë organizimin në Odën e Hotelierëve që udhëheq regjistrin e dasmave dhe ahengjeve të tjera.  

Në përputhje me këto konkluzione dhe vendime, Qeveria rekomandoi të ndryshohet dhe të plotësohet Protokolli për organizimin e dasmave/ahengjeve.

Në këtë mbledhje Qeveria solli Vendim për miratimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 të paguhet mbështetje financiare për transportuesit e regjistruar për transport ndërkombëtar  të linjës dhe/ose transport të lirë të udhëtarëve që i plotësojnë kushtet për ndarjen e ndihmës nga masat 7 dhe 8 nga pakoja e pestë e masave ekonomike për rivitalizimin e ekonomisë në kushte të COVID-19.

Me masën 7 parashikohet mbështetje financiare për kompanitë që kryejnë transport ndërkombëtar të udhëtarëve që janë regjistruar në regjistrin e transportuesve që udhëhiqet nga Ministria për Transport dhe Lidhje dhe që kryejnë transport të rregullt ndërkombëtar të udhëtarëve. Bazuar në analizën e të dhënave të mësipërme, llogaritja e propozuar përfshin 50 kompani me një numër të përgjithshëm prej 951 të punësuar (me numër të ndryshëm të orëve që janë të siguruar). Llogaritja e propozuar parashikon që 13,653,750.00 denarë do të paguhen për pagesa ndaj kompanive.

Me Masën 8 - Mbështetja financiare për transportin e udhëtarëve në trafikun rrugor, siguron mbështetje të shkallëzuar për kompanitë e transportit të regjistruara në regjistrin e Ministrisë për Transport dhe Lidhje që kanë licencë për të kryer transport ndërkombëtar të lirë të udhëtarëve, me një shumë minimale prej 3,000 euro, ndërsa shuma maksimale e mbështetjes do të jetë 10,000 euro.

Me propozim të zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski, Qeveria e shqyrtoi Informacionin për marrjen e masave dhe aktiviteteve për digjitalizimin e proceseve dhe i ngarkoi të gjitha ministritë të përgatisin ndryshime dhe plotësime të zgjidhjeve ligjore të cilat përfshijnë digjitalizimin i proceseve të lidhura me procedura të miratuara me ligj dhe të bëjnë të gjitha përgatitjet për kyçje në Platformën nacionale për ndërveprim.

Këto rekomandime zbatohen gjithashtu për njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe ato, së bashku me të gjitha organet e administratës shtetërore, duhet të paraqesin një kërkesë për qasje në të dhënat e Regjistrit Qendror të Popullsisë dhe më së voni deri në tremujorin e parë të vitit 2022 të ndërmarrin të gjitha aktivitetet për furnizimin e  pajisjeve të nevojshme për kyçje të pandërprerë në Platformën nacionale për ndërveprim.

Qëllimi i këtyre masave dhe aktiviteteve për digjitalizimin e proceseve është Regjistri Qendror i Popullsisë, në të cilin integrohen të dhënat e udhëhequra nga Ministria e e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë – Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë, përmes Platformës nacionale për ndërveprim, të bëhet pikë nga e cila do të merret informacioni për qytetarët për të eliminuar nevojën që ata të dorëzojnë personalisht të dhënat dhe dokumentet dhe në këtë mënyrë të shpejtojnë dhe automatizojnë procesin e lëshimit të një numri të madh të dokumenteve të nevojshme dhe shpërndarjen e tyre te qytetarët përmes mjeteve për komunikim elektronik.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin dhe miratoi Vendim për krijimin e Komisionit për të monitoruar zbatimin e masave të Planit të veprimit për Liqenin e Prespës të përgatitur nga Grupi i punës i ekspertëve, dhe udhëzoi institucionet kompetente të përcaktuara në Planin e veprimit për të siguruar fonde për realizimin e masave të parashikuara.

Në këtë mbledhje u miratua Vendimi për formimin e Trupit nacional koordinues për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, me të cilin do të kryesojë ministrja për Punë dhe Politike Sociale.