Kopshti i ri për fëmijë “8 Prilli” përfaqëson vend bashkëkohor për fëmijëri të lumtur dhe edukimin e më të rinjve nga Komuna e Shuto Orizarit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në Komunën Shuto Orizar, mori pjesë në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë “8 Prilli”. Krahas Kryeministrit Zaev, në ngjarje morën pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, kryetari i Komunës së Shuto Orizarit Kurto Dudush, përfaqësuesja e UNDP-së në vend, Narine Sahakjan dhe zëvendësambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd, Geir Hagon Johansen.

Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri Zaev u fokusua në angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë, në vazhdimësi të investojë në kushte më të mira për më të rinjtë në moshën parashkollore.

“Me krenari mund të njoftoj se nga sot fëmijët nga kjo komunë me 22,000 banorë, kryesisht nga kategori të prekshme, do të kenë mundësinë të qëndrojnë në një kopsht bashkëkohor të konceptuar sipas standardeve më të larta për një institucion parashkollor. Pas përfundimit të fazës së dytë të rikonstruimit të kopshtit "8 Prilli", ne rrisim kapacitetin e fëmijëve strehues në këtë komunë, e cila tani arrin në një total prej 236 fëmijë. Objekti është ndërtuar duke përdorur zgjidhje bashkëkohore me efikasitet energjetik dhe me një çati të gjelbër që ofron mundësi shtesë për aktivitete në ambient të hapur. Përveç standardeve të larta të efikasitetit energjetik, kopshti për fëmijë “8 Prilli” përfshin edhe standardet për qasje dhe pajisje gjithëpërfshirëse për këndet e lojërave, duke siguruar që fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë  mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre”, tha Kryeministri Zaev.

Ministrja Shahpaska informoi se kopshti ka kapacitet për 150 fëmijë, ndërsa së bashku me pjesën e re që u ndërtua, do të përfshihen 236 fëmijë në moshë prej 2-6 vite, 6 salla lojërash dhe 70 fëmijë në çerdhe ose gjithsej 306 fëmijë.

“Me këtë tempo, afrohemi drejt realizimit të premtimit tonë si Qeveri dhe si Ministri dhe kjo është përfshirje e 60% e fëmijëve në edukim dhe arsim parashkollor. Me përkushtim, besojmë që deri në fund të mandatit do të arrijmë atë përqindje”, tha Shahpaska.

Kryetari i Komunës Dudush, u falënderua për të gjithë personat e përfshirë në këtë projekt duke potencuar rëndësinë e këtij kopshti për banorët e komunës Shuto Orizar.

“I inkurajojmë të gjithë prindërit e rinj, ardhmërinë e fëmijëve ta fillojnë këtu, duke i regjistruar në kopshtin më të bukur për fëmijë me efikasitet energjetik “8 Prilli”. Kopshti për fëmijë, bashkë me parkun e ri, janë fotografia që duhet të paralajmërojë transformimin e ri të komunës sonë në komunë të urbanizuar, bashkëkohore, komunë me shërbime të qasshme në të gjitha fushat. Prioritet i lartë edhe në të ardhmen do të jetë ndërtimi i sa më shumë institucioneve arsimore, parqeve, gjelbërimit të komunës dhe krijimit të kushteve për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve tanë”, konkludoi kryetari i Komunës, Dudush.

Përfaqësuesja e UNDP-së, Sahakjan, informoi edhe për pjesën e dytë nga objekti ku është vendosur kopshti për fëmijë, i cili është në fazë përfundimtare dhe duhet të shndërrohet në Qendrën e parë ditore për fëmijë në rrezik në Shuto Orizar.

“UNDP fillon fushatë për mbledhjen e mjeteve që nevojiten për pajisjen e Qendrës, gjegjësisht kompjuterë dhe pajisje TI që do t’ju ndihmojnë fëmijëve të avancojnë arsimin e tyre dhe të fitojnë aftësi të reja për prosperitet në botën post-pandemike. I inkurajoj të gjithë që mund të hapin zemrat e tyre dhe të bëjnë donacion përmes Internetit, duke vizituar ueb-faqen e UNDP-së mk.undp.org. Edhe kontributi më i vogël do të na ndihmojë t’u japim mundësi fëmijëve në rrezik të mësojnë dhe të fitojnë aftësi që do t’i mbajnë jashtë rrugëve”, apeloi Sahakjan.

“Norvegjia vendos theks të veçantë në arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë, si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Prandaj, kur kopshti i vetëm për fëmijë në këtë komunitet ishte tërësisht i shkatërruar në zjarr para tre vite, vendosëm të ndihmohet që të rinovohet dhe të shndërrohet në qendër për kujdes dhe mësim me të cilin të gjithë do të ishin krenar. Kopsht për fëmijë që do t’i nxiste fëmijët në Shuto Orizas të kenë ëndrra të mëdha.  Përmes Ministrisë për Punë të Jashtme të Norvegjisë, në fazën e parë investuan 750,000 dollarë për rikonstruimin dhe 600 mijë për fazën e dytë që rezultoi me hapësirën e re që e hapim sot”, nënvizoi ambasadori Johansen.

Prej në shtator deri më sot janë hapur 12 kopshte të reja për fëmijë, me kapacitet prej rreth 700 fëmijë, ndërsa deri në fund të vitit është parashikuar të përfundohen edhe 13 kopshte të reja shtesë që përfshijnë 1.400 fëmijë.


 

Zaev:  Vazhdojmë me investimin në kopshte bashkëkohore për fëmijë dhe përmirësim të kushteve ku të rinjtë do të mund të rriten të lumtur

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në Komunën Shuto Orizar, mori pjesë në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë “8 Prilli”.

Në vazhdim fjalimi integral i Kryeministrit Zaev:

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot marr pjesë në hapjen e kopshtit për fëmijë “8 Prilli” në Shuto Orizar, i cili në vete bashkon parimet për të cilat ne si bashkësi angazhohemi fuqishëm: parimi i gjithëpërfshirjes, multikulturalizmi dhe efikasiteti energjetik.

Me krenari mund të them se prej sot fëmijët e kësaj komune me 22.000 banorë, kryesisht prej kategorive të prekshme,  do të kenë mundësi të qëndrojnë në kopsht për fëmijë bashkëkohor të konceptuar sipas standardeve më të larta për institucion parashkollor.

Pas zjarrit që kaploi kopshtin e vjetër, në vitin 2017, rreth 170 fëmijë parashkollorë u u vendosën në kushte të improvizuara në shkollën e mesme komunale, ndërsa qendra ditore me rreth 100 fëmijë nga rruga u vendos përkohësisht në kushte nën standardin në një pjesë të ambulancës në komunë .

Pas përfundimit të fazës së dytë të rikonstruimit të kopshtit "8 Prilli", ne rrisim kapacitetin e fëmijëve të kujdesur në këtë komunë, që tani arrin në një total prej 236 fëmijë. Objekti është ndërtuar duke përdorur zgjidhje bashkëkohore me efikasitet energjetik dhe me një çati të gjelbër të që ofron mundësi shtesë për aktivitete në të hapur.

Përveç standardeve të larta të efikasitetit energjetik, kopshti për fëmijë “8 Prilli” përfshin edhe standardet për qasje dhe pajisje gjithëpërfshirëse për këndet e lojërave, duke siguruar që fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë  mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre ndërtesa është ndërtuar duke përdorur zgjidhje moderne me efikasitet energjetik të energjisë dhe me një çati të gjelbër të integruar që ofron mundësi shtesë për aktivitete në ambient të hapur.

Përveç standardeve të larta të efikasitetit energjetik, kopshti për fëmijë “8 Prilli” përfshin edhe standardet për qasje dhe pajisje gjithëpërfshirëse për këndet e lojërave, duke siguruar që fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë  mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre

Presim që hapja e këtij kopshti të ketë ndikim pozitiv në të gjithë komunitetin e kësaj komune, të krijojë kushte për aktivizimin më të madh të romëve të papunë në tregun e punës, veçanërisht të grave të papuna, si dhe përmirësimin e kushteve arsimore për komunitetin rom.

Me shumë gëzim njoftoj se në kuadër të këtij objekti shpejtë do të fillojë me punë edhe Qendra e parë ditore për kujdesin e fëmijëve në rrezik në Komunën Shuto Orizar,  që pritet të përfshijë rreth 100 fëmijë nga kategoritë e prekshme. Në këtë objekt të ri, të sigurt, bashkëkohor dhe funksional, ata do të jenë në gjendje të qëndrojnë, studiojnë dhe të marrin kujdesin e duhur.

Me këtë tregojmë se mbetemi të përkushtuar në luftën për integrim më të mirë shoqëror dhe socializimin e fëmijëve nga kategoritë e prekshme të komunitetit rom dhe themi se të gjithë fëmijët janë njëlloj të rëndësishëm për ne dhe meritojnë mundësi të barabarta.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mori pjesë në pajisjen e kopshtit në vlerë prej 6,.5 milionë denarë, ndërsa aktivitetet ndërtimore u realizuan me 1,5 milionë dollarë nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd përmes UNDP-së.

Me këtë hap edhe një herë konfirmojmë angazhimin e përgjithshëm të Qeverisë për hapjen e kopshteve të reja, të cilat do t'u sigurojnë prindërve një qasje më të lehtë për kujdesin e fëmijëve të tyre, por edhe për të përmirësuar kushtet për kujdes në kopshtet ekzistuese.

Prej në shtator deri më sot janë hapur 12 kopshte të reja për fëmijë, me kapacitet prej rreth 700 fëmijë, ndërsa deri në fund të vitit është parashikuar të përfundohen edhe 13 kopshte të reja shtesë që përfshijnë 1400 fëmijë.

Me këtë me vendosmëri e vazhdojmë trendin e krijimit të kujdesit gjithëpërfshirës, cilësor dhe arsimit parashkollor për të gjithë dhe përmes partneritetit dhe mbështetjes, ne gjithashtu inkurajojmë prindërit të jenë më efektivë në tregun e punës.

Lufta për ballafaqim me rreziqet sociale është e përbashkët dhe së bashku do ta udhëheqim, deri sa nuk sigurojmë jetë më të mirë për të gjithë”.