Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, në Qeveri, në takim me kryetarin e Federatës Nacionale të Boksit, Primisllav Dimovski dhe kryetarët e lidhjeve të boksierëve në Serbi, Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe anëtarët e tyre, si pjesë e Lidhjes Rajonale të Boksierëve themeluar pak kohë më parë, biseduan për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar përmes sportit, si mbështetje e rëndësishme në promovimin e unitetit, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Në takim, nga të gjithë të pranishmit u shpreh mbështetje për realizimin e suksesshëm të projektit Lidhja Rajonale e Boksierëve, që u vlerësua si dëshmitar i shkëlqyer i bashkëpunimit mes aleatëve në rajon.
Duke përshëndetur përfaqësuesit e sindikatave të boksit të disa vendeve dhe anëtarët e Lidhjes Rajonale të Boksierëve, Kryeministri Zaev theksoi se mbështetja e Qeverisë për sportet, sportistët po avancohet dhe është mënyra më e mirë për të tejkaluar fenomenet devijuese në shoqëri.
Ai i njoftoi të pranishmit me politikat e Qeverisë dhe mbështetjen financiare që realizohet përmes sistemit të përshtatur të vauçerëve duke shprehur gatishmëri për të vazhduar mbështetjen në sportit maqedonas në mënyrë që të motivojë të rinjtë të merren me aktivitete sportive që janë të rëndësishme për zhvillimin e tyre psiko-fizik dhe social.
Kryetari i Federatës Nacionale të Boksit, Dimovski, theksoi se është i përkushtuar dhe i kënaqur nga afirmimi i boksit, që është një aftësi fisnike, duke shtuar se me mbështetjen e Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Qeverisë, zhvillimi i boksit maqedonas është në rritje.
Përfaqësuesit e sindikatave të boksit i përcollën Kryeministrit Zaev mesazhin e unitetit dhe bashkëpunimit, posaçërisht me Federatën e Boksit në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të rikthehet puna e suksesshme e klubeve rajonale në rajon, e cila do të hap rrugën për boksierët e ardhshëm për të arritur suksese evropiane dhe botërore.