Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Qeverisë për ështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot ka realizuar takim dypalësh me Kancelarin austriak dhe nikoqir i Samitit për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, Sebastian Kurc.
Kkyeministri Zaev shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe të Austrisë për Maqedoninë e Veriut dhe të ardhmen evropiane në mbarë rajonin dhe ka inkurajuar kancelarin Kurc të vazhdojë me angazhimin e veçantë që motivon qytetarët e vendeve kandidate të mbeten të fokusuar në qëllimet evropiane dhe njëherësh të nxit dhe rikujtojë vendet anëtare të përmbushin premtimet e tyre ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Është koha e fundit Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet me BE-në dhe të intensifikojë evropianizimin e saj dhe rajonal përmes hapjes së kapitujve përmes negociatave e që është një nga konstatimet e bisedimeve.
Zaev dhe Kurc në takim kanë shprehur kënaqësinë e rritjes së dukshme të investimeve austriake në Maqedoninë e Veriut dhe interesit të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe projekteve në sferat e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, infrastrukturës dhe shëndetësisë.