Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e përfundoi agjendën e punës nga Samiti për Ballkanin Perëndimor në Vjenë me takimin dypalësh me Kryeministrin e Malit të Zi, Krivokapiq.
Dy kryeministrat i potencuan miqësinë e shkëlqyeshme mes dy vendeve dhe gatishmërinë për mbështetje reciproke të pa-rezervë në të gjitha fushat që janë në interes të popujve të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Zaev dhe Krivokapiq shprehën përpjekjet për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të lehtësuar lëvizjen rajonale të qytetarëve, shërbimeve dhe mallrave.
Në takim gjithashtu u diskutua për shfrytëzimin e ndërsjellë të përvojave në fusha sektoriale nga puna e qeverive dhe institucioneve në mënyrë që të ofrojë shërbime më të shpejta dhe më efikase për qytetarët.