Kryeministri Zaev në seancën për pyetje të deputetëve: Hapim dyert e së ardhmes, sot jemi maqedonas për tërë botën me gjuhë dhe identitet të pranuar maqedonas dhe mbështetje ndërkombëtare më të madhe deri më tani

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend, konstatoi se politikat e mençura evropiane të Qeverisë i hapën perspektivat e popullit dhe të shtetit dhe thirri që të përmbahen nga retorika kuazi-patriotike dhe kuazi-nacionaliste, për shkak të së cilës, siç tha Kryeministri Zaev, "vendi ngeci për 30 vjet, ndërsa bota po ecte përpara".

"Sot, maqedonasit janë maqedonas për tërë botën. Deri para Marrëveshjes së Prespës, kishte maqedonas për në vend, ndërsa për botën ne ishim FYROM. Në Prespë është shkruar maqedonisht, gjuhë maqedonase, popuj maqedonas, maqedonisht - dhe nuk ka asnjë dilemë. Më parë, përfaqësuesi ynë performonte nën FYROM dhe qëndronte në ekranet FYROM - tani qëndron MKD dhe qëndron Maqedonia e Veriut, jo FYROM. E gjithë kjo hapi dyert e së ardhmes, brezave të cilëve duhet t'u lëmë diçka më të mirë se ajo që na lanë prindërit tanë", tha Kryeministri Zaev.

Kryeministri, Zaev, theksoi mbështetjen që vendi ynë ka nga bota demokratike në proceset e integrimit, si dhe komentoi çështjen rreth euro - perspektivave.

"Sot kemi mbështetjen e tërë botës demokratike si kurrë më parë. Një respekt i madh është treguar për të gjithë njerëzit tanë dhe për vendin tonë. Problemet me Bullgarinë u hapën sepse ata kishin probleme të brendshme, të cilat u nxorën te Maqedonia e Veriut, provokimet përkatëse nga pala bullgare dhe pala maqedonase krijuan gjithashtu një atmosferë për një shtet anëtar, që është fqinji ynë i parë, Bullgaria, për të vendosur dy herë veton e anëtarësimit tonë në BE. Por nuk ka asnjë kundërshtim të vetëm për reformat tona, të cilat janë 100 % të konfirmuara në të gjitha raportet e BE-së. Ne jemi një shembull i sjelljes evropiane.

Ne nuk i filluam bisedimet me BE-në, sepse, për mendimin tim, Bullgaria nuk ka Kuvend  dhe nuk ka Qeveri politike. Unë patjetër besoj se në të ardhmen, me një qeveri politike dhe një Kuvend të konstituuar në Bullgari, ne mund të vazhdojmë. Sidoqoftë, nuk ka asnjë arsye që është e fokusuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mes arsyeve për të mos mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare.

Vjet në mars morëm një vendim konsensual nga 27 shtete anëtare për të filluar bisedimet. Hapi tjetër është miratimi i një kornizë negociuese dhe caktimi i konferencës së parë ndërqeveritare", tha Kryeministri Zaev.

Ai e sqaroi thelbin e bisedimeve me Bullgarinë, bazuar në propozimin bullgar, i dorëzuar, siç tha, edhe deri te kryetari i VMRO-DPMNE-së.

“As kjo as ndonjë qeveri tjetër nuk ka të drejtë të negociojë për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas dhe kjo është e konfirmuar. Në Bullgari diskutam për një udhërrëfyes, që është propozimi portugez për zgjidhjen e problemit, ku një nga detyrimet është që Maqedonia e Veriut të dorëzojë udhërrëfyes në Bullgari. Në këtë udhërrëfyes janë të përshkruara të gjitha fushat për bashkëpunim, me data konkrete për realizim dhe institucione përgjegjëse. Këto janë përfitime edhe për popullin maqedonas dhe për popullin bullgar. Me këtë garantohet identensiteti dhe fokusi në ndërtimin e infrastrukturës: rrugore dhe hekurudhore, hapja e pikave kufitare, bashkëpunimi më i mirë ndërmjet institucioneve. Pjesa e dytë, që fokusohemi në udhërrëfyes, është intensiteti i takimeve të komisionit historik dhe arsimor. Në pjesën ku përmendet gjuha maqedonase, thuhet se këto janë dy gjuhë të ngjashme, por të ndryshme dhe të njohura ndërkombëtarisht. Gjuha jonë është e ngjashme me gjuhën serbe dhe kroate dhe malazeze, boshnjake dhe bullgare ose shumë gjuhë të tjera, të cilat janë nga grupi i gjuhëve sllave-jugore, por janë të ndryshme dhe janë të njohura ndërkombëtarisht. Propozimi i presidencës portugeze thotë qartë se në kornizën e negociatave, përkthimi i akito do të jetë në gjuhën maqedonase. Ka pasur vende në të cilat ka shkruar “në gjuhën oficiale”, “në gjuhën zyrtare” apo të ngjashme. Ne kemi vende të tilla edhe në fqinjësi. Lufta jonë ishte të ketë një "gjuhë maqedonase" të pastër. Dhe kjo është në kornizën e bisedimeve. Dhe do të qëndrojë për sa kohë që Evropa është Evropë, për sa kohë që Evropa kujdeset për identitetin e saj dhe të vendeve kandidate, sepse ky është identiteti ynë. Kjo është një luftë për identitetin dhe gjuhën maqedonase", tha Kryeministri Zaev.

Ai kërkoi nga VMRO-DPMNE-ja që të dalë dhe të tregojë nëse është kundër gjithë kësaj, kur akuzojnë se nuk janë realizuar perspektivat evropiane.

"Ju nuk e ndihmoni këtë, duke folur për një Maqedoni të pastër, duke folur për Maqedoninë, për maqedonasit dhe të ngjashme. Cilat janë pikëpamjet tuaja, për të mbrojtur gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas, ose për të rënë dakord me Bullgarinë me çdo kusht, në mënyrë që të bëhemi anëtarë të BE-së", pyeti Kryeministri Zaev.

Kryeministri, Zaev, vlerësoi se "orientimet radikale nacionaliste të individëve nga VMRO-DPMNE-ja" kanë qenë një pengesë për vendin tonë për shekuj, dekada dhe sot.

"Është lehtë të krijohen provokime me fqinjët, ju mund të grindeni kur të doni dhe me kë të doni. Pyetja është nëse mund të arrini një marrëveshje dhe nëse mund t'i zgjidhni problemet përmes dialogut. Evropa sot funksionon me 27 shtete anëtare, përmes dialogut, përmes kompromiseve - ata gjejnë zgjidhje me respekt reciprok", shtoi Kryeministri Zaev dhe theksoi se sot një mënyrë e tillë e sjelljes njihet në vendin tonë.

"Sot ne jemi anëtarë të NATO-s, 26 shtete anëtare të BE-së nga 27 konfirmojnë qartë se ne jemi një shembull i shkëlqyeshëm i një shoqërie multietnike, multi-religjioze, funksionale, demokratike, me të cilën Evropa hedh poshtë të gjitha teoritë e kufijve të rinj etnikë, ose shkëmbimet e territoreve - pikërisht me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Njerëzit janë pikërisht për politika të tilla, dhe kjo konfirmua në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe do të konfirmohet tani në zgjedhjet e ardhshme lokale", përfundoi Kryeministri Zaev në seancën e Kuvendit.