Zaev nga mbledhja e grupit të punës për digjitalizim: Luftën me korrupsionin dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve do ta arrijmë me digjitalizimin e proceseve

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski, morën pjesë në mbledhjen e rregullt e grupit të punës për përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve për digjitalizimin e proceseve.

Në takimu potencua se sa është i rëndësishëm procesi i digjitalizimit për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, si dhe për çrrënjosjen e korrupsionit. Në mënyrë plotësuese, u theksua edhe roli o përfaqësuesve të institucioneve të cilët janë pjesë e grupit të punës, për realizimin e qëllimeve të projektuara të cilat janë pjesë e programit qeveritar.

Siç nënvizoi Kryeministri Zaev, digjitalizimi o proceseve në administrate, posaçërisht në pjesën e ofrimit të shërbimeve, është diçka që filloi para një periudhe të caktuar dhe do të vazhdojë me digjitalizim të plotë dhe zëvendësim të dokumenteve të shtypura me ato elektronike.

“Digjitalizimi është proces të cilin e filluam dhe për të cilin thamë se është prioritet i Qeverisë. Duhet të jetë prioritet për të gjithë ministrant, drejtorët, kryetarët e komunave. Për të gjithë ne që morëm besimin e qytetarëve. Ky proces duhet të zhvillohet bashkarisht dhe në mënyrë të koordinuar. Në Programin për punë të Qeverisë kemi caktuar masa dhe aktivitete për jetë më të mirë për qytetarët. Digjitalizimi dhe inovacionet janë reforma kryesore e administratës publike bashkëkohore dhe evropiane, duke u ndihmuar qytetarëve dhe komunitetit afarist të marrin më shumë nga teknologjitë digjitale. Këtë e kemi të shkruar në Programin për punë të Qeverisë dhe kemi dhënë fjalën se administrata publike duhet të sigurojë shërbime digjitale, si opsion i patjetërsueshëm”, theksoi Kryeministri Zaev.

Zëvendëskryeministri Nikollovski u fokusua në luftën kundër korrupsionit dhe rolin që digjitalizimi e ka në atë proces.

"Procesi i digjitalizimit është një nga përbërësit kryesor në Planin kundër korrupsionit, si një nga mekanizmat për parandalimin e korrupsionit. Është e qartë se duke minimizuar ose eliminuar plotësisht faktorin njeri, rreziku i korrupsionit dhe përpjekjet për të përdorur praktika korruptive zvogëlohet, dhe kjo u pa në propozimet e parashtruara nga sektori joqeveritar. Prandaj, masa nr. 3 e Planit për luftën kundër korrupsionit i referohet harmonizimit të legjislacionit në fushën e digjitalizimit si mekanizëm për luftën kundër korrupsionit. Para së gjithash, ky aktivitet është i domosdoshëm për të tejkaluar dobësitë sistemike të identifikuara, por edhe për të krijuar një proces të vetëm të automatizuar të lëshimit së akteve, që do të thotë një kohë më e shkurtër e pritjes për dokumente, ose për të eleminuar nevojën për "të shkuar nga sporteli në sportel", tha Nikollovski.

Në takim mbajti fjalim edhe koordinatorja e grupit të punës, Ana Mallceva Marinkoviq, e cila i hartoi aktivitetet kryesore që janë duke u zhvilluar dhe afatet që duhet të përmbushen për të arritur me kohë qëllimet e synuara.

Anëtarët e grupit të punës e përshëndetën procesin, mbështetjen që ata marrin nga niveli më i lartë, si konfirmim i rëndësisë së procesit.

Me ndihmën e digjitalizimit, ne përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve, e lehtësojmë mënyrën e komunikimit të tyre me institucionet. Kontakti i parë me secilin institucion, imazhi që qytetarët kanë për Qeverinë, merret përmes përvojës në sportel, përmes rreshtave të pritjes, përmes dokumenteve të gabuara dhe ecjes nëpër institucione të ndryshme. Vetëm me një punë të përbashkët të përkushtuar mund ta ndryshojmë këtë dhe të përpiqemi t'i marrim qytetarëve një imazh të ri dhe të bukur të një shoqërie bashkëkohore që gjithmonë ka interes për mirëqenien e qytetarëve, ishte konkluzioni i takimit.