Ministrja Carovska dhe Koordinatori nacional për komunikime strategjike, Zabërçanec: Tregimi ynë demokratik është më i fuqishëm se lajmet e rreme

Në fjalimin përshëndetës të online- konferencës me temë “Me mendim kritik deri te qytetarë me aftësi mediatike” zbatuar nga Fondacioni “Metamorfozis” dhe “Eurothink”, mbështetur nga Fondacioni për Liri “Fridrih Neuman”, ministrja e Arsimit Milla Carovska theksoi se mendimi kritik dhe edukimi mediatik janë shumë të rëndësishme në luftën me lajmet e rreme.

"Jemi dëshmitarë se e gjithë bota po lufton kundër lajmeve të rreme. Në këtë luftë ne duam të krijojmë breza që do të kenë mjete kundër tyre. Për këtë qëllim, ne kemi ndërmarrë hapa për të futur edukimin mediatik në arsimin fillor dhe për të mësuar më të rinjtë të kontrollojnë informacionin. Kjo është shtylla kritike e ndërtimit të një shoqërie civile demokratike.

Qëllimi ynë është të përgatisim arsimtarët se kush janë target të lajmeve të rreme - të kemi arsimtarë të përgatitur që do të zbatojnë këto programe. Ne duam që qytetarët të rezistentë ndaj lajmeve të rreme dhe si Qeveri ne kemi vlerësuar strategjikisht se arsimi është parandalim," tha Carovska.

Koordinatori nacional për komunikime strategjike në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Marjan Zabërçanec, në fjalimin e tij theksoi se Qeveria që në vitin 2019 krijoi një Plan veprimi kundër dezinformatave që përfaqëson platformë për punë transparente, për popullatë të informuar dhe të arsimuar, për edukimin mediatik, për përdorim të sigurt të internetit, për mbështetje të vetë-rregullimit që e zbatoi media në pjesën e portaleve, si dhe për reagim të shpejtë në rast krizash.

"Kjo platformë është e hapur dhe do të mbetet e hapur në mënyrë që secila palë të gjejë vendin dhe të sigurojë një mbrojtje demokratike dhe me vlerë kundër rreziqeve të paraqitura nga keqinformimi", nënvizoi Zabërçanec.

Ai gjithashtu theksoi se po punon për një ndryshim në narrativin publik në mënyrë që të inkurajojë popullsinë dhe ngritjen e vetëdijes dhe fakteve mbi dezinformimin.

"Dezinformimi bën dëm, por ne nuk duhet t'u japim atyre më shumë pushtet sesa që kanë me të vërtetë. Unë nuk jam duke thënë se ne duhet të nënvlerësojmë qendrat e manipulimit, por nuk duhet të lejojmë që të zhyteni në frikë dhe pasiguri.

Tregimi ynë demokratik është shumë më i madh nga ajo kundër të cilës luftojmë, gjegjësisht nga dezinformata. Ne duam të imponojmë një agjendë proaktive dhe jo reaguese, por në të njëjtën kohë të mos zvogëlojmë perceptimin e shkallës së dëmit së lajmeve të rreme. Le të flasim më shumë rreth transparencës aktive, edukimit mediatik, gazetarisë profesionale, raportimit të ri të medias digjitale", nënvizoi Zabërçanec.

Ai e theksoi rëndësinë e rishikimit të programeve mësimore për komunikimin dhe gazetarinë dhe se gjeneratat e shekullit 21 nuk mund të mësojnë për gazetarinë e shekullit XX, e cila ekziston vetëm në librat shkollorë.

"Unë dua të shpreh gatishmërinë tonë për të qenë partnerë të komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe mediave, në mënyrë që së bashku të promovojmë vlerat qytetare", tha Zabërçanec.

Ilija Zhupanoski, këshilltar i Kryeministrit për komunikime digjitale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu foli në online-konferencën në sesionin "Mbrojtje e demokracisë nga dezinformatat".