Kryeministri Zaev: Me mbështetjen e Qeverisë, përmes Bankës për Zhvillim do të vendosen 100 milionë euro shtesë kapital për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, në konferencën për shtyp në prezencë të zëvendëskryetarit të Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, informoi për Vendimin e miratuar në mbledhjen e rregullt t 83-të me të cilin me mbështetje të Qeverisë, përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, që do të plasojë mjete përmes bankave afariste, do të vendosen 100 milionë euro shtesë kapital i lirë në ekonomi me norma shumë të ulëta të interesit prej 1,6%.

Qeveria, theksoi Kryeministri, solli Vendim të subvencionojë interesim të cilin Banka për Zhvillim ia paguan Bankës Evropiane për Investim gjatë tërheqjes së këtyre mjeteve.

“Me këtë vendim përcaktuam edhe shumë kushte të volitshme të cilat do t’u ofrohen kompanive të vogla dhe të mesme. Afati për pagesën e këtyre kredive është deri në 12 vite me grejs-periudhë të përfshirë prej dy viteve, varësisht nga ajo nëse kreditë do të jenë të dedikuara për investime ose për nevojat për mjete për qarkullim.

Në këtë mënyrë do të sigurohen mjete për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për rimëkëmbje nga pasojat shkaktuar nga pandemia me COVID-19. Për ekonominë tonë, këto mjete nënkuptojnë punësime të reja, investime të reja, ndërsa me këtë edhe lëvizje të aktivitetit ekonomik dhe përshpejtim të rritjes ekonomike.

Këto linja kreditore të volitshme janë dedikuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ose për ndërmarrjet me më pak se 250 të punësuar dhe ndërmarrje të mesme të kapitalizuara të tregut, gjegjësisht ndërmarrje me 250 deri në 3.000 të punësuar”, informoi Kryeministri Zaev.

Ai theksoi se kreditë shpejtë do të jenë të qasshme për kompanitë, gjegjësisht gjatë muajit korrik pritet kyçje e marrëveshjes së Bankës për Zhvillim me bankat afariste.

“Shpenzimi i Qeverisë për këtë masë është mbi katër milionë euro, por fitojnë kompanitë, fitojnë punonjësit, fitojnë qytetarët vende të reja të punës. Përcaktimi jonë si Qeveri është të vazhdojmë me stimulin fiskal të kompanisë deri sa të rimëkëmbet. Linjat kreditore të mëparshme nga Banka Evropiane për Investim, të plasuara përmes Bankës për Zhvillim, treguan me të vërtetë rezultate të mira”, theksoi Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp, duke shtuar se që nga viti 2009 deri më sot, janë plasuar pesë kredi të tilla të lira për ekonominë.

“Pesë linjat kreditore në vlerë prej 450 milionë euro janë tërësisht të shfrytëzuara dhe janë mbështetur 2.090 projekte të shoqërive tregtare nga sfera për prodhim, shërbime, ndërtim, tregti, hotele dhe restorante, transport, shëndetësi dhe arsim.

Rreth 75% të mjeteve janë shfrytëzuar për investime dhe janë hapur mbi 8.000 vende pune. Kjo është linja e gjashtë e tillë kreditore, por me normë interesi më të ulët”, konkludoi Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp, në të cilën e prezantoi edhe Propozim-ligjin për shlyerjen e interesit dhe riprogramimin e borxheve dhe shpenzimeve të personave fizik në kushte të COVID-19, si masë që përfshin 150.000 qytetarë.