Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe DFIZHT Petrov në një takim me ministrin izraelit të bujqësisë dhe zhvillimit rural Forer - Zbatimi i teknologjive moderne sjell produktivitet dhe konkurrencë më të madhe

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik, Kosta Petrov, gjatë vizitës së tyre të punës në Izrael, u takuan me ministrin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, Oded Forer, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Bytyqi përgëzoi formimin e Qeverisë së re të Izraelit dhe i uroi ministrit Forer suksese në pozicionin e tij të ri, duke theksuar se shpreson që bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve të thellohet.

Ai theksoi se ekziston një potencial i madh për rritjen e tregtisë së ndërsjellë në disa sektorë dhe shprehu pritje të ndihmës nga Izraeli në transferimin e përvojave dhe njohurive mbi zbatimin e teknologjive bashkëkohore dhe moderne për zhvillimin e bujqësisë, e cila u theksua si një nga sektorët në të cilat mund të intensifikohet bashkëpunimi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, ministri Forer dhe drejtori Petrov, në këtë takim ranë dakord që aplikimi i teknologjive të reja në bujqësi, por edhe në sektorë të tjerë, mund të sjellë prodhimtari më të lartë, konkurrencë dhe krijim të vlerës së shtuar, e cila mund të jetë një shtysë për të rritur shkëmbimin reciprok.

Gjatë ditës së parë të vizitës së tij të punës në Izrael, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe drejtori Petrov realizuan një takim edhe në Kolegjin inxhinerik Azrieli (Azrieli College of Engineering në Jerusalem, si dhe në AtoBe Accelerator - i cili është formuar në suaza të Universitetit dhe dhe konsiderohet si një nga qendrat më të mira për kërkim dhe zhvillim në vend. Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Universitetit Azrieli dhe akceleratorët e biznesit Atobe, zëvendëskryeministri dhe drejtori u informuan për aktivitetet e zbatuara në këto institucione dhe shkëmbyen përvoja për të krijuar mundësi për të mbështetur kompanitë startap dhe për avancuar klimën e biznesit për stimulimin e inovacioneve.