Nga mbledhja e 87-të e Qeverisë: 1.100 falimentues do të marrin kompensim deri në pension; U pranuan ndryshimet e Propozim-ligjeve për policinë dhe MPB-në sipas rekomandimeve të GREKO-s; Propozim-ligji për nënshtetësi shkon në Kuvend me flamurin europian

Në mbledhjen e sotme të 87-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së  Veriut miratoi Propozim-Ligjin për sigurinë materiale të personave të papunë  për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi mbizotëruese të shtetit, përkatësisht për  falimentuesit.

Me propozim-vendimet e reja ligjore është parashikuar që kushti i cili ka të bëjë me kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës të jetë 14 vjet, përfshirë  31.12.2020 me qëllim që të sigurohet barazi e qytetarëve gjatë realizimit të kësaj të drejte të sigurimit material  të cilën do ta realizojnë  së paku edhe 1.100 persona të papunë, gjegjësisht falimentues.

Bashkë me  vendimet ligjore paraprake, përfshirjen e përgjithshme të falimentuesve e kanë realizuar  ose do ta realizojnë  të drejtën për kompensim në vlerë prej 9.242.00 denarë deri në pensionimin e tyre, ndërsa  do të përfshijë afër 13.000 persona.

Në këtë mbledhje, me  propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe  plotësim të Ligjit për nënshtetësi.

Qëllimi kryesor i këtij Propozim-ligji është rirregullimi i disa çështjeve të cilat në implementimin e deritanishëm të Ligjit  për nënshtetësi u imponuan si reale, për të cilat shteti duhet të gjejë zgjidhje ligjore, për të cilat në regjistrimin e ardhshëm si operacion statistikor  më masiv, më i madh dhe më i shtrenjtë i statistikës zyrtare, sipas njësive të cilat përfshihen, në mënyrë reale do të shfaqet numri i popullsisë, amvisërive dhe banesave në shtet.

Në ndryshimet ligjore të propozuara janë përfshirë dispozitat e rregullores së BE-së dhe për këtë  arsye Qeveria do t'ia paraqesë  Kuvendit me  flamur europian.

Në mbledhjen e sotme Qeveria i përcaktoi edhe tekstet e Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për policinë dhe të Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme.

Me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për policinë kryhet rishikimi i dispozitave konkrete të Ligjit për policinë, në drejtim të veprimit sipas rekomandimeve për Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Raporti i GREKO-s për vlerësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Raundi i pestë në temë “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i integritetit te pushteti qendror ( funksionet më të larta ekzekutive) dhe organet për zbatimin e ligjit. Rekomandimet nga Raporti i GREKO-s kanë për qëllim përforcimin e mundësive të vendit për luftë kundër  korrupsionit, veçanërisht lidhur me transparencën, integritetin dhe përgjegjësinë  e të punësuarve në sektorin publik dhe institucionet. Në këtë drejtim është rekomandimi   i cili ka të bëjë me dispozitat e Ligjit për policinë për vendosjen e kritereve objektive dhe profesionale  për emërimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, të cilat i përshtaten nevojave të një pozicioni të tillë.

Me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për policinë rregullohen edhe evidencat konkrete që i udhëheq Policia, ndërsa kanë të bëjnë me gjurmët e linjave papilare; profileve ADN dhe fotografi të personave me afate për ruajtjen e tyre.

Me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme kryhet rishikimi i dispozitave konkrete nga Ligji për punë të brendshme, të cilat gjithashtu dalin nga Raporti i GREKO-s për vlerësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Raundi i pestë në temë “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i integritetit te pushteti qendror (funksionet më të larta ekzekutive) dhe organet për zbatimin e ligjit”, të cilat kanë të bëjnë me  pavarësinë operative të policisë, në vendosjen e Testit për integritet për personat të cilët punësohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme,  si dhe në kontrollet e vazhdueshme të integritetit të punonjësve në Ministri në mënyrë neutrale politike, dhe kryhet saktësim plotësues  i dispozitave për krijimin e marrëdhënies së punës  në Ministrinë e Punëve të Brendshme pa shpallje publike, gjegjësisht marrje të punëtorëve nga organe të tjera shtetërore në pajtim me kriteret konkrete,  vendosje të detyrimit për punonjësit për raportim  të pronës dhe interesave, si dhe rishikimi i procedurave disiplinore në Ministri.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi  Strategjinë për përforcimin e kapaciteteve për kryerjen e hetimeve financiare dhe konfiskim të pronës për periudhën 2021 – 2023, me Plan Veprimi, i cili njëkohësisht është edhe pjesë e masave nga Plani për luftë kundër korrupsionit.

Angazhimi themelor është strategjia e dhënë  të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve nacionale, si dhe koordinimin e tyre në monitorimin e rrjedhës së parave, si dhe zbulimin e fshehjes dhe transferimin e mundshëm të pronës së fituar në mënyrë të paligjshme. Si pjesë e aktiviteteve të përcaktuara në “Planin për luftë  Kundër Korrupsionit”, zbatimi i tij pritet të kontribuojë në hetimet penale që rezultojnë në konfiskimin e pronës dhe përfitimet e pronës, të cilat do të përforcojnë  efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë i  ngarkuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Ljupço Nikollovski në mbledhjen e sotme, në kuadër të pikës Informatë për shkallën e realizimit të masave nga Plani për luftë kundër korrupsionit, informoi se deri në fund të muajit gusht të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të nevojshme për digjitalizim të proceseve do të përgatiten dhe do t’i parashtrohen Kuvendit.

Grupi i themeluar i punës i përbërë nga të gjitha institucionet kompetente tashmë po punon për përgatitjen e ndryshimeve të nevojshme ligjore për transformimin digjital.

Në mënyrë shtesë, në këtë mbledhje të  sotme qeveritare, u mor një vendim për krijimin e një grupi tjetër punues që do të punojë në përcaktimin dhe harmonizimin e pjesës së pajisjeve që do të furnizohen nga institucionet për digjitalizimin e proceseve.

Në mbledhje janë prezentuar propozime për institucionet ku është e domosdoshme prania fizike e një zyrtari në punën me qytetarët, që rregullohet përmes mbikëqyrjes video dhe body kamerave, si mekanizëm për parandalimin e veprimeve korruptive.

Në mbledhje, u mor  vendim për të forcuar kapacitetin e prokurorëve publik në vend. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike dorëzoi analizën e kuadrit të kërkuar dhe stafit teknik të zyrave të prokurorisë.

Ministria e Ekonomisë e përgatiti Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrjet publike. Me zgjidhjen e re  ligjore ulet numri i anëtarëve të këshillave drejtuese, dhe atë në ndërmarrjet shtetërore nga 15 në 7 anëtarë, ndërsa në ato komunale në 5 anëtarë, ndërkaq te këshillat mbikëqyrës numri i anëtarëve ulet prej 5 në 3 anëtarë. Plotësisht, me ndryshimet dhe plotësimet, rregullohet procedura për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave drejtuese dhe mbikëqyrëse, si dhe lartësia e kompensimit.

Zëvendëskryeministri Nikollovski,në mbledhje  informoi se paralelisht, institucionet po kryejnë përgjegjësitë për përgatitjen e procedurave të brendshme për prokurim publik, Programi vjetor antikorrupsion, emërimi e një personi për raportim të brendshëm.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme qeveritare janë miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria. Sipas rekomandimeve nga GREKO-s, me ndryshimet dhe plotësimet e reja, është kufizuar funksioni i personit për integritet që jep këshillime për çështje etike dhe anëtarit të Qeverisë të emëruar për ndjekje të zbatimit të Kodit.

Mes tjerash, me ndryshimet dhe plotësimet, është zgjeruar përfshirja e personave të cilët i nënshtrohen Kodit, përkatësisht krahas bartësve të funksioneve publike, këshilltarët të cilët i emëron kryetari i Qeverisë dhe këshilltarët e posaçëm në ministritë, tani do të përfshihen edhe sekretarët dhe ndihmës sekretarët në sekretariatet në Zyren e kryetarit të Qeverisë.

 Në propozim të Ministrisë së Ekonomisë në mbledhjen e sotme u miratua teksti i Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publik.

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara janë me qëllim për vazhdim të afateve  të disa koncesioneve të lidhura  në një kohë të caktuar nën kushte të caktuara, ndërsa lidhur me realizimin  e masave nga Seti i pestë i masave antikrizë të Qeverisë për zvogëlimin e pasojave nga pandemia  botërore e shkaktuar  nga KOVID-19.

Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për Programin e reformave ekonomike 2022-2024 dhe Dialogun ekonomik-financiar  ndërmjet BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Dialogu ka për qëllim t’u ndihmojë vendeve të përfshira, me zgjerimin e BE-së ta përforcojnë zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe t’i përgatisë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë për  pjesëmarrjen e ardhshme në koordinimin e politikave ekonomike të BE-së.

Sipas konkluzioneve  të dialogut Maqedonia e Veriut është prijës në zbatimin e iniciativave të përbashkëta në katër vitet e fundit. Vlerësimi i komisionit Evropian në Programet për reforma ekonomike 2021-2023 tregoi se vendi ka  rezultat më të lartë prej 61,1% konkluzione të përbashkëta të miratuara në maj të vitit 2020, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë dhe ky është rezultat më i lartë i arritur nga fillimi i procesit të përgatitjes së programeve për reforma ekonomike.