Qeveria: Vazhdon trendi i rritjes së pagave, në maj paga mesatare ke qenë 28.721,00 denarë

Paga mesatare neto vazhdimisht rritet në shtet. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në maj paga mesatare neto për një të punësuar është 28.721.00 denarë. Në krahasim me muajin maj të vitit të kaluar, ka rritje prej 8.8% ose 2.331,00 denarë më shumë për një vit.

Sipas statistikës, kjo rritje vjen për shkak të rritjes së pagës mujore neto të paguar në sektorët e artit, festës dhe rekreacioneve (29%), objekte për akomodim dhe veprimtari të shërbimeve me ushqim (28.7%) dhe veprimtari tjera shërbyese (14.4%).

Rritja e pagës mesatare mujore për një punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, u regjistrua gjithashtu në sektorët e akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit ushqimor me 7%, energji elektrik, gaz, avull dhe kondicionim me 5.5% dhe furnizim me ujë , aktivitetet e asgjësimit të ujërave të ndotura, menaxhimin e mbetjeve dhe rehabilitimin e mjedisit me 5.3%.

Tre sektorët kryesorë me pagën mesatare më të lartë të paguar neto për punonjës në vend janë informacioni dhe komunikimi, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionim të ajrit.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës e vërtetojnë trendin e rritjes së pagave që është rezultat i masave ekonomike dhe politikave që i zbaton Qeveria për rritje të pagës mesatare dhe pagës minimale.

Nëse krahasohet me qershorin e vitit 2017, kur paga mesatare ishte 22.808.00 denarë, dallimi është për 5.913,00 denarë dhe kjo është rritje për 25.93%
Nëse e marrim pagën mesatare prej muajit qershor të vitit 2017 dhe e krahasojmë me muajin korrik të vitit 2013 ka pasur vlerë prej 21.013,00, vërejmë që rritja e pagës ka qenë 1.795,00 denarë, ose rritje prej vetëm 8,54%.

Ne jemi të përkushtuar për realizimin e normave të rritjes ekonomike prej 4-5% dhe rritjen e pagave për 20% deri në 30% gjithçka në mënyrë që të përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ekonominë në vend.