Zaev në fillimin e punimeve të kanalizimit atmosferik në Shuto Orizar: Vazhdojmë të mbështesim projekte afatgjate për jetë më të mirë të qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot mbajti fjalim në shënimin e fillimit të punimeve të kanalizimit atmosferik në Komunën Shuto Orizar, që po realizohet me mbështetje të një pjese të mjeteve nga TAV që koncesioneri i aeroporteve në vendin tonë i kishte paraparë për ndërtimin e kargo aeroportit në Shtip.

Në ngjarje në Komunën Shuto Orizar me këtë rast folën edhe kryetari i Komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush dhe drejtori i përgjithshëm i TAV, Metin Batak.

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:

Komuna Shuto Orizar është një nga komunat e para që ka filluar me realizimin e projektit infrastrukturor për të cilin fitoi grant nga mjetet që koncesioneri i aeroporteve në vendin tonë TAV, i kishte paraparë për ndërtimin e kargo-aeroportit në afërsi të Shtipit.

Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer dhe mirëkuptimit që hasëm te menaxherët e TAV, pjesa më e madhe nga shuma që ishte paraparë për kargo aeroportin, gjegjësisht 35 milionë denarë, janë dedikuar dhe me këto para do të financohen 99 projekte infrastrukturore në 75 komuna.

Bëhet fjalë për projekte infrastrukturore që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve. Më saktësisht, mjetet që janë dedikuar për ndërtimin e rrjeteve për ujësjellës, kanalizim fekale dhe atmosferik, rindërtimin e rrugëve lokale, ndërtimin e kopshteve për fëmijë, rikonstruimin e shkollave të mesme dhe fillore, rezervuare për ujë, sisteme për furnizim me ujë dhe projekte të tjera.

Një prej atyre projekteve fillon të realizohet sot këtu në Shuto Orizar. Bëhet fjalë për ndërtimin e kanalizimit atmosferik të rrugëve “Haxhi Jovan Shishko”,  “Bërsjaçka Buna”, “Garsija Lorka” dhe rruga “Nov Zhivot”.

Vlera e projektit është 72.6 milionë denarë dhe kjo është shuma më e lartë që e fiton një komunë e Shkupit.

Për një pjesë të rrugëve ku do të vendoset kanalizimi atmosferik është planifikuar rikonstruim për të cilat komuna veçmë siguroi mjete përmes Byrosë për Zhvillim Rajonal.

Edhe pse u përcaktuam për politika për decentralizim maksimal dhe pavarësi të komunave, ky është edhe një projekt i vetëqeverisjes lokale që merr mbështetje nga Qeveria dhe nga partnerët tanë bashkëpunëtorë edhe në institucionet ndërkombëtare financiare në drejtim të komunave.

Vazhdojmë të mbështesim projekte afatgjate sepse ndërtimi i infrastrukturës lokale rrugore, rrjeti ujësjellës, rrjetet e kanalizimit, rikonstruimi, ndërtimi i kopshteve dhe shkollave dhe objekteve të sportit, institucioneve shëndetësore, janë për jetë më të mirë të qytetarëve, për punësime të reja dhe zhvillim ekonomik.

Edhe me këtë rast, së bashku me urimet për realizim të suksesshëm të këtij projekti deri te Komuna dhe kryetari i Komunës Dudush, edhe njëherë shpreh falënderimin deri te TAV për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin për realizimin e këtyre projekteve.