Zaev, Vuçiq dhe Rama në përfundimin e “Ballkan i Hapur”: Iniciativat e reja do të sjellin përfitime të mëdha për afaristët dhe qytetarët, ndërsa dyert mbesin të hapura edhe për të gjitha vendet e rajonit

Si përfundim i Forumit Ekonomik në kornizat e iniciativës “Ballkan i Hapur”, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajtën konferencë për shtyp në të cilën u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve të akredituar për përfitimet nga projektet e reja aksionare për bashkëpunim rajonal dhe ndërlidhje të rajonit.

Në fjalimin e tij Kryeministri Zaev theksoi se në Shkup u hapën perspektiva të reja për shtetet tona, për popujt tanë, për ekonomitë tona dhe për shoqëritë tona. Në vend të mureve, potencoi Kryeministri Zaev, ndërtuam ura të reja dhe shprehu falënderim për mbështetjen që ndërlidhja e re dhe e fuqishme rajonale e fitoi nga komunitetet afariste të tre vendeve edhe nga rajoni më i gjerë nga më shumë vende nga Evropa dhe bota.

“Përfaqësuesit e më shumë se 400 kompanive pjesëmarrëse në forum janë kapitali kësaj iniciative. Diskutimet e tyre, debatet, propozimet dhe projekti që këtu i afirmuan dhe i bashkuan, dëshmojnë se iniciativa e Ballkanit të Hapur është platformë për të cilën rajoni ka nevojë. Sot këtu mbahen qindra takime dypalëshe mes kompanive nga ky rajon”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ai shtoi se  iniciativa vazhdon me takime të reja të punës në Beograd, ndërsa në fund të vitit në Tiranë dhe në ndërkohë do t’i angazhojmë ministrat dikasterial të sigurojnë realizim urgjent të marrëveshjes dhe të zhvillojnë projekte të reja për lehtësimin e jetës së popujve tanë.

“Sa më parë , qytetarët tanë nga Ballkani i Hapur të ndjejnë përfitimet konkrete ekonomike – pa dallim nëse do të jetë pushim më i lirë në Sarandë, Prespë ose Kopaonik, ose rrjedhë më e shpejtë e mallrave të cilat kompanitë duhet t’i importojnë ose t’i eksportojnë. Do të fillojmë edhe organizimi i panairit rajonal të verërave dhe prodhimeve të tjera të cilat do të prodhohen në Ballkanin tonë të Hapur, si dhe organizimi i sporteve rajonale të të rinjve dhe garave të tjera për të siguruar ndërlidhje sot, për një të nesërme më të mirë”, tha Kryeministri Zaev.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq në konferencën për shtyp përsëriti se bëhet fjalë për ide fantastike, vizion të shkëlqyer dhe se proceset e hapjes së kufijve po fillojnë si një realizim historik i rajonit.

Kjo nuk është iniciativë për ne politikanët, kjo është iniciativë për të gjithë qytetarët e rajonit, theksoi Presidenti Vuçiq.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama rikujtoi se në vitin 2019 gjatë tërmetit në vendin e tij u aktivizuan mekanizmat për shpëtim edhe në Serbi edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në atë moment tragjik ishte e qartë se sa është e rëndësishme të mos ndiheni vetëm dhe sa është e vlefshme kur njësitë për shpëtim nga rajoni punojnë bashkërisht.

Ky është vetëm një përfitim konkret i iniciativës sonë, ndërsa për të gjitha përfitimet tjera dyert janë të hapura edhe për të gjitha vendet e rajonit, theksuan tre liderët.