Për çaste të lumtura – Vaksinohu!

Fushata “Për çaste të lumtura – Vaksinohu!” është me interes publik të veçantë për nevojat e vaksinimit masiv dhe të suksesshëm për imunizimin dhe për mbrojtjen e qytetarëve nga KOVID-19.

Qytetarët duhet ti kenë informacionet e sakta, të kontrolluara dhe profesionale për vaksinat, gjithçka me qëllim që të ndalohet procesi i pandemisë.

Fushata “Vaksionohu!” ka për qëllim të kthejë vëmendjen e qytetarëve drejt nevojës për të qenë kujdesshëm, deri kur ata arrijnë informacione dhe lajme të cilat nuk janë të verfikuara dhe nuk ka fakte për të njëjtat.

Vaksinat janë të sigurta dhe efikase janë dhe mënyra e vetme që të fitohet pandemia. Vetëm me vaksinim të tërësishëm parandalohet forma e vështirë e sëmundjes dhe ulet mundësia nga sëmundja si dhe nga rezultati fatal i sëmundjes.

Vaksinat janë mënyra e vetme për ardhmëri të sigurt. Të rimëkëmbin ekonomikë dhe ti përforcojmë vendet e punës. Ti lëmë mjekët, infermierët dhe punonjësit mjekësorë të pushojnë, që të mund të kthehen në mënyrën e rregullt të punës.

Mbi 1.2 milionë doza të dhëna për ne (në kohën e fillimit të kësaj fushate), pa komplikime ose efekte anësore më serioze tek çdo qytetar, janë dëshmi e pakundërshtueshme sigurisë së tyre.

Për të inkurajuar më tej këtë trend dhe për të inkurajuar qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin masiv, ne filluam fushatën "Vaksinohu":

  • Për një fëmijëri pa  brenga dhe ditë shkollore të lumtura në pritje të vitit të ri shkollor dhe akademik;
  • Për t’u kthyer artistët në skenë dhe për ti përshëndetur për realizimet dhe performancat e tyre me pjesëmarrje masive dhe duartrokitje të pafund, në ambiente të sigurta;
  • Për t’u kthyer si publik në arenat sportive për t’i festuar sukseset e ambasadorëve tanë të sportit;
  • Për t’i parë sërish buzëqeshjet në fytyra – pa maska dhe me përqafime të ngrohta të cilat na mungojnë;
  • Për ti kthyer momentet për shoqëri të sërishme pa kufizime;
  • Për tu grumbulluar sërish rreth përditshmërisë tonë dhe rreth traditave për të cilat kujdesemi.

 Vaksinimi është mënyra më e sigurt për mbrojtje nga virusi dhe është mënyra e vetme për të dal nga pandemia dhe për ta kthyer jetën në normalitet të ri.

“Për çaste të lumtura – Vaksinohu!

Fjalim i kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe në promovimin e fushatës „Vaksinohu“


Pyetje që parashtrohen shpesh

Jo, vaksinimi kundër koronavirusut është vullnetar.

Siguria është prioriteti kryesor dhe ka shumë arsye që të vaksinoheni:

  • Vaksinimi kundër KOVID-19 do t’ju ndihmojë të parandaloni infeksionin me KOVID-19. Të gjitha vaksinat kundër KOVID-19, që aktualisht janë në dispozicion, janë shumë efikase në parandalimin e KOVID-19. Vaksinat kundër KOVID-19 që janë në fazën e zhvilimit, shqyrtohen me kujdes në provat klinike dhe do të aprovohen vetëm nëse do rezultojë probabilitet më i vogël i infektimit pas pranimit te vakcinës. Në bazë të asaj që e dimë për vakisnat dhe sëmundjet tjera dhe të dhënat e para nga provat klinike, ekspertët besojnë se marrja e vaksinës kundër KOVID-19, mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të formave të rënda të sëmundjes, edhe po të ndodh infeksioni. Vaksinimi vetëm mund ti mbroj njerëzit përreth jush, veçanërisht njerëzit me rrezik të madh të paraqitjes së formës së rëndë të sëmundjes.
  • Vaksinimi kundër KOVID-19 është mënyrë e sigurt që të arrihet mbrojtje nga infeksioni. KOVID-19 mund të ketë komplikime serioze, që e rrezikojnë jetën, dhe nuk ekziston asnjë mënyrë që paraprakisht të dihet se si KOVID-19 do të ndikojë tek ju. Edhe nëse sëmureni, mund ta bartni sëmundjen miqve, familjes dhe të tjerëve përreth jush. Provat klinike e të gjitha vaksinave duhet së pari të dëshmojnë se vakcinat janë të sigurta dhe efikase, para se të aprovohen për përdorim të gjërë. E njëjta vlen edhe për vasinat kundër KOVID-19. Infeksioni me KOVID-19 mund t’ju ofrojë mbrojtje të caktuar natyrore, e njohur si imunitet. Evidencat aktuale tregojnë se ri-infektimi me virusin që shkakton KOVID-19 është i pazakontë brenda 90 ditëve pas infektimit fillestar. Megjithatë, ekspertët nuk dinë me siguri se sa do të zgjatë kjo mbrojtje, dhe rreziku nga forma e rëndë e sëmundjes dhe vdekjes nga KOVID-19 i tejkalon përfitimet nga imuniteti natyror. Vaksinimi kundër KOVID-19 do t’ju ndihmojë që të mbroheni duke krijuar antitrupa (sistemi imunitar) pa zhvilluar sëmundjen. Si imuniteti natyror, ashtu edhe imuniteti i zhvilluar nga vaksina,  janë pjesë e rëndësishme e sëmundjes KOVID-19.
  • Vaksinimi kundër KOVID-19 do të jetë një mjet i rëndësishëm, që do të ndihmojë në parandalimin e pandemisë. Mbajtja e maskave dhe distanca sociale ndihmojnë në zvogëlimin e mundësisë që të ekspozoheni ndaj virusit ose ta bartni të tjerëve, por këto masa nuk janë të mjaftueshme. Vaksinat funksionojnë së bashku me sistemin tuaj imunitar, kështu që do të jeni gati të luftoni kundër virusit nëse jeni të ekspozuar ndaj tij. Kombinimi i vaksinimit me ndjekjen e rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për të mbrojtur veten dhe të tjerët, do të ofrojnë mbrojtjen më të mirë nga KOVID-19. Ndalimi i pandemisë kërkon përdorimin e të gjitha mjeteve që i kemi në dispozicion. Meqë ekspertët çdo dite kanë më shumë informacione për atë se si vaksnimi kundër KOVID-19 mund të ndihmojë në zvogëlimin e përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë ta përditësojë rekomandimet për mbrojtje.

Është shumë herët që të dihet nëse vaksinat kundër KOVID-19 do të sigurojnë mbrojtje afatgjate. Nevojitet hulumtim plotësues për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje. Sidoqoftë, inkurajojnë të dhënat që sugjerojnë se shumica e njerëzve që rikuperohen nga KOVID-19, zhvillojnë imunitet që siguron të paktën një periudhë të caktuar mbrojtje nga ri-infektimi – edhe pse ende studiohet se sa është e fortë kjo mbrojtje dhe sa zgjat. Shumica e vaksinave që përdoren kundër KOVID-19 jepen në dy doza.

Ndikimi i vaksinave kundër KOVID-19 në pandeminë, do varet nga shumë faktorë siç janë: efikasiteti i vaksinave; sa shpejt aprovohen, prodhohen dhe shpërndahen, si dhe sa njerëz vaksinohen. Shumica e shkencëtarëve parashikojnë se, si edhe shumica e vaksinave të tjera, vaksinat kundër KOVID-19 nuk do të jenë 100% efektive. Por, nga përvojat e deritanishme shohim se vaksinimi ka efekt. P.sh., në Izrael, sipas studimit të tyre shtetëror, vërehet një ulje prej 94% të numrit të rasteve të reja.

Studimet tregojnë se vaksinat kundër KOVID-19 janë efikase në parandalimin e infektimit me KOVID-19. Ekspertët, gjithashtu, konsiderojnë se marrja e vaksinës kundër KOVID-19 mund të ndihmojë në parandalimin e formës së rëndë të sëmundjes, edhe nëse infektoheni me KOVID-19. Vaksinimi kundër KOVID-19 do të na ndihmojë që të kthehemi në normalitet.

Vaksinat kundër KOVID-19 e mësojnë sistemin tonë imunitar se si ta njohë dhe të luftoj virusin që shkakton KOVID-19. Zakonisht janë të nevojshme disa javë pas vaksinimit që trupi të zhvillojë  mbrojtje (imunitet) nga virusi që shkakton KOVID-19. Kjo do të thotë se është e mundur që  personi të infektohet me KOVID-19 menjëherë pas vaksinimit. Kjo ndodh për shkak se ndonjëherë, tek disa njerëz, që tashmë kanë qenë të infektuar me virusin, kanë qenë në periudhën e inkubimit ose kanë pasur kontakt me virusin menjëherë pas pranimit të dozës së parë, vaksina nuk ka pas mjaftueshëm kohë për të siguruar mbrojtjen e organizmit.

Ka disa gjëra që mund ti bëni për t’u mbrojtur nga infeksioni, para se të vakcinoheni. Edhe pasi të vaksinoheni, është me rëndësi të vazhdoni me respektimin e të gjitha masave mbrojtëse, që ndihmojnë në parandalimin e kësaj pandemie (mbajtja e maskave, larja e duarve dhe mbajtja e distancës nga 1.5 metër), sepse çdo ditë mësojmë më shumë lidhur me atë se si funksionojnë vaksinat kundër KOVID-19 në kushte reale.

Që të kuptojmë se si funksionojnë vaksinat kundër KOVID-19, së pari duhet të dimë se si organizmi lufton sëmundjen. Mikroorganizmat, siç është virusi korona që shkakton KOVID-19, pushtojnë trupat tanë. Hyjnë brenda organizmit dhe shumohen. Ky pushtim, i quajtur infeksion, është ai që shkakton sëmundjen. Sistemi ynë imunitar  përdor disa mjete për të luftuar infeksionin. Gjaku përmban qeliza të kuqe dhe të bardha të gjakut. Qelizat e kuqe të gjakut mbajnë oksigjenin në indet dhe organet, ndërsa qelizat e bardha të gjakut ose qelizat imune luftojnë infeksionin. Lloje të ndryshme të qelizave të bardha të gjakut luftojnë infeksionin në mënyrë të ndryshme:

  • Makrofagët janë qeliza të bardha të gjakut, që i gëlltisin dhe tretin mikroorganizmat, qelizat e vdekura ose qelizat të dëmtuara. Makrofagët lënë pas pjesë të mikroorganizmave të quajtura antigjene. Trupi identifikon antigjenet si të rrezikshme dhe stimulon antitrupat që t’i sulmojnë ato.
  • Limfocitet B janë qeliza të bardha mbrojtëse të gjakut. Ato prodhojnë antitrupa, që sulmojnë pjesët e virusit që kanë ngelur nga makrofagët.
  • Limfocitet T janë një lloj tjetër të qelizave të bardha mbrojtëse të gjakut. Ato sulmojnë qelizat e infektuara të trupit.

Kur një person për herë të parë do të infektohet me virusin që e shkakton KOVID-19, mund të jenë të nevojshme disa ditë ose javë që trupi i tij ti përdorë të gjitha mjetet e nevojshme në luftën kundër virusit për ta mposhtur infeksionin. Pas infeksionit, sistemi imunitar i personit memorizon atë që e ka mësuar për atë se si të mbrohet trupi nga kjo sëmundje, d.m.th., organizmi ka zhvilluar imunitet.

Trupi ruan disa limfocite T, të quajtura qeliza të kujtesës, të cilat reagojnë shpejtë nëse trupi takohet përsëri me të njëjtin virus. Kur do të zbulohen antigjene të njohura, limfocitet B prodhojnë antitrupa për t’i sulmuar. Ekspertët ende studiojnë se sa kohë këto qeliza mbrojnë personin nga virusi që e shkakton KOVID-19.

ASTRAZENECA / OXFORD

  • Lloji i vaksinës: adenovirusi si vektor, që mban gjene për proteinën C të virusit SARS-Cov2
  • Rekomandohet për persona mbi moshën 18 vjeçe
  • Janë të nevojshme dy doza, doza e dytë 4-12 javë pas dozës së parë
  • Aplikohet në muskujt e supit
  • Efikasiteti: në studimet klinike ka treguar efikasitet prej 63.09% për parandalimin e infeksionit me SARS-Cov2, rezultatet nga praktika reale janë inkurajuese, vetëm pas dozës së parë për 85% zvogëlohet rreziku nga trajtimi spitalor ose forma e rëndë e sëmundjes.
  • Siguria: më shumë se 25 mijë individë janë përfshirë në testimet klinike
  • Efektet anësore janë të zakonshme – dhimbje në vendin e aplikimit, skuqje dhe kruajtje, rritja e temperaturës së trupit, ethe, kokëdhimbje, dhimbje muskulore. Paraqiten te 1/10 individë. Reaksioni alergjik paraqitet më rrallë.
  • Efektet anësore zakonisht janë të lehta dhe afatshkurtra dhe kalojnë një ose dy ditë pas vaksinimit.

PFIZER/BIONTECH COMIRNATY

  • Vaksina ARNt (mRNA) i jep informacion organizmit për të prodhuar proteinë karakteristike të virusit SARS-Cov2.
  • Rekomandohet për persona mbi moshën 12 vjeçe
  • Janë të nevojshme dy doza, doza e dytë aplikohet 21 ditë pas dozës së parë
  • Aplikohet në muskujt e supit
  • Efikasiteti: studimet klinike kanë treguar efikasitet të lartë të parandalimit deri në 94% të infeksionit SARS-Cov2, të dhënat e vaksinimit në të gjithë botën e konfirmojnë efikasitetin e studimeve klinike.
  • Siguria: vaksina është e sigurt. Më shumë se 40.000 persona u përfshinë në provat klinike.
  • Efektet anësore janë të zakonshme – dhimbje në vendin e aplikimit, skuqje dhe kruajtje, rritja e temperaturës së trupit, ethe, kokëdhimbje, dhimbje muskulore. Efektet anësore janë më të zakonshme pas marrjes së dozës së dytë
  • Kjo vaksinë mund të shkaktojë edhe reaksione alergjike; nuk duhet të aplikohet tek personat që kanë alergji ndaj polietilen glikolit (PEG) ose molekulave të ngjashme, sepse PEG është një prej substancave që e permban kjo vakcinë.
  • Efektet anësore janë të lehta dhe afatshkurtra dhe zgjasin deri në dy ditë pas marrjes së vaksinës.

SINOPHARM

  • Virusi i paaktivizuar SARS-Cov2
  • Rekomandohet për persona mbi moshën 18 vjeçe
  • Janë të nevojshme dy doza, doza e dytë nga 21-28 ditë pas dozës së parë
  • 86% efikase kundër infeksionit SARS-Cov2, 100% efikase për parandalimin e formës së rëndë të sëmundjes
  • Aplikohet në muskujt e supit
  • Siguria – më shumë se 43 miliona doza janë dhënë deri më 21 shkurt në të gjithë botën
  • Efektet anësore janë të zakonshme: dhimbje në vendin e aplikimit, skuqje dhe kruajtje, rritje e temperaturës së trupit, ethe, kokëdhimbje, dhimbje muskulore
  • Efektet e padëshiruara janë të lehta dhe afatshkurtra dhe zhduken një ose dy ditë pas vaksinimit

SINOVAC

  • Lloji vaksinës: Virusi i inaktivuar SARS-Cov2
  • Mosha e rekomanduar: mbi 18 vjeç
  • Kërkohen dy doza, doza e dytë 14-28 ditë pas dozës së parë
  • Shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda
  • Jepet në muskulin e krahut
  • Efektet anësore të zakonshme – dhimbje në vendin e injektimit, skuqje dhe kruajtje, ethe, dhimbje koke, lodhje
  • Efektet anësore janë zakonisht të lehta dhe jetëshkurtra dhe zhduken një ose dy ditë pas vaksinimit

SPUTNIK V

  • Lloji i vaksinës: adenovirus si vektor që mban gjene për proteinën C të virusit SARS-Cov2
  • Mosha e rekomanduar nga 18 deri 60 vjeçe
  • Janë të nevojshme dy doza, doza e dytë 21 ditë pas dozës së parë
  • Aplikohet në muskujt e supit
  • Efikasiteti: Efikasiteti i vaksinës Sputnik V kundrejt KOVID-19 raportohet në 91.6%. Kjo përqindje bazohet në analizën e të dhënave nga 19.866 vullnetarë, që kanë pranuar edhe dozën e parë edhe dozën e dytë e vaksinës Sputnik V.
  • Studimet klinike kanë treguar efikasitet të lartë të parandalimit nga 92% të infeksionit SARS-Cov2. Gjithashtu, konsiderohet si e sigurt – dhe ofron mbrojtje të plotë nga trajtimi spitalor dhe vdekja.
  • Efekte anësore më të zakonshme: Mund të priten disa efekte anësore nga vaksina, por ato zakonisht janë të lehta, duke përfshirë dhimbjen në krah, lodhje dhe temperaturë e ulët.

Si edhe sëmundjet e tjera respiratore, infeksioni me COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si: rrjedhje e hundës, dhimbje në fyt, kollë dhe ethe. Te disa persona mund të paraqitet pamje e rëndë klinike, gjegjësisht mund të zhvillohet pneumoni ose vështirësi në frymëmarrje.

Po, KOVID-19 shkakton sëmundje respiratore dhe mund të transmetohet nga një person në tjetrin, zakonisht nga kontakti i afërt me të sëmurin, për shembull në shtëpi, në vendin e punës ose në institucionin shëndetësor.

Personat të cilët jetojnë ose udhëtojnë në zonat ku qarkullon KOVID-19 mund të rrezikohen nga infeksioni. 

Duhet të bëhen hulumtime shtesë për të dhënë informacione të sakta për atë se si KOVID-19 ndikon te njerëzit. Sipas të dhënave në dispozicion, të moshuarit dhe personat me sëmundje paraprake (diabet, sëmundje të zemrës e të tjera), janë më tepër të rrezikuar nga zhvillimi i simptomave më të rënda.

Koronavirusi është virus respirator i cili në mënyrë parësore transmetohet përmes kontaktit me personin e sëmurë, gjegjësisht përmes sekreteve respiratore të cilat spërkaten si pika të imëta, kur i infektuari kollitet ose teshtin, nëpërmjet pështymës ose rrjedhjes së hundës. Është me rëndësi të praktikohet higjienë personale e mirë. Për shembull kur teshtini ose kolliteni përdorni facoletë për një përdorim dhe menjëherë hidheni, ndërsa përderisa nuk keni facoletë mbuloni gojën dhe hundën me dorë të kthyer nga ana e brendshme e bërrylit. Gjithashtu, është shumë me rëndësi njerëzit rregullisht ti lajnë duart mirë me sapun dhe ujë ose me dezinfektues bazuar në alkool

Ende nuk ka njohuri se sa gjatë mbijeton KOVID-19 në sipërfaqe, edhe pse informacionet e para sugjerojnë se virusi mund të mbijetojë disa orë. Mjetet e rëndomta për dezinfektim mund të zhdukin virusin, me të cilin nuk do të mund të infektohen njerëz të tjerë.

Sipas të dhënave që i posedojmë, konsiderohet se është e mundur personat e infektuar me KOVID-19 të infektohen edhe para se të zhvillojnë simptoma të sëmundjes. Megjithatë, virusin më shpesh e përhapin personat të cilët kanë simptome.


Почеток на кампањата за вакцинација [23.08.2021]