Nga mbledhja e 101-të e Qeverisë: Ndryshohen dhe plotësohen masat për organizimin e ngjarjeve sportive dhe ngjarje të tjera; Miratohen plani dhe protokollet për mbajtjen e mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm me prezencë fizike

Në mbledhjen e 101-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime dhe plotësime të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, sipas të cilave lejohet organizimi i mbajtjes së ngjarjeve sportive me pjesëmarrje të publikut, ngjarje të kulturës, punë në restoranteve, kafene, bastore,  koncerte, seminare, punëtori dhe ngjarje të tjera në hapësira të mbyllura me 30% të kapacitetit të hapësirës, ndërsa në hapësirë të hapur deri në 50% të kapacitetit, me respektimin e protokolleve dhe masave për mbrojtje nga COVID-19, me posedimin e certifikatës për marrjen e së paku të njërës dozë të vaksinës ose certifikatë që e ka kaluar sëmundjen jo më të vjetër 45 ditë, duke llogaritur nga dita e shërimit.

Mbetet ndalesa për mbajtjen e dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera private në pjesët e mbyllura të objekteve hotelierike, si edhe të gjitha masat në pajtim me vendimin e mbledhjes së 99-të, sipas së cilës për hyrje në një objekt hotelierik, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të personave të pranishëm është i obligueshëm posedimi, bashkëngjitja dhe kontrolli i njërit prej dokumenteve të radhës:
 

  • Certifikatë/vërtetim për imunizim  (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht për marrjen e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektuese KOVID-19 ose
  • Certifikatë/vërtetim për KOVID-19 të kaluar në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18-vjeçare.

Kjo masë në mënyrë të obligueshme zbatohet edhe për organizim, punë dhe prani/pjesëmarrje të çdo lloji të ngjarjes në hapësirë të hapur, si edhe për hyrje në pjesën e mbyllur të qendrave tregtare.

Në mënyrë plotësuese, në të gjitha objektet hotelierike, kafene dhe bare të përfshira me këtë masë ku kapaciteti është më i madh se 30 vizitorë/mysafirë/persona, është e obligueshme të vendoset shërbim i rendit  nga subjekti juridik për kontrollin dhe zbatimin e masës. Ndërsa nga ana tjetër në objektet hotelierike me kapacitet më të vogël se 30 persona kontrolli i posedimit të certifikatës COVID-19 të vizitorëve është obligim i personave të punësuar të rregullt.

Mbetet edhe ndalesa për organizimin e dasmave, ahengjeve dhe festimeve në objekte të tipit të mbyllur, ndërsa llojet e tjera të ngjarjeve në hapësirë të mbyllur edhe më tej mund të organizohen me kapacitet deri në 30% të kapacitetit në vendin ku mbahet ngjarja dhe numër i kufizuar i vizitorëve deri në maksimum 1.000 vizitorë me posedim të obligueshëm, bashkëngjitje dhe kontroll të njërit prej dokumenteve të obligueshme për COVID-19.

Prej më 1 shtator 2021, shtetasit vendor dhe të huaj do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse paraprakisht në vendkalimin kufitar të dorëzojnë:

- Certifikatë/vërtetim për imunizim (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht për marrjen e së paku dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektuese COVID-19; ose

- Certifikatë/vërtetim për KOVID-19 të kaluar në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita shërimit, ose

-Vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-CoV-2, i bërë 72 orë para hyrjes në territorin  e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për qytetarët tanë të cilët kthehen në vend pas 1 shtatorit, dhe nuk kanë test PCR, ose  vërtetim për vaksinë të marrë ose për kalim të virusit COVID-19, do të përcaktohet masa karantinë prej 7 (shtatë) ditësh izolim në shtëpi me vendim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Shtetasit e huaj që kalojnë transit në vend, do të mund ta bëjnë në afat prej 5 orësh me deklaratë paraprakisht të nënshkruar nga hyrja në vend, do të duhet ta dorëzojnë të njëjtën para kontrollit kufitar në dalje të shtetit.

Qeveria e miratoi edhe Planin për mbajtjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme, në vitin shkollor 2021/2022, si edhe protokollet për veprim në shkollat e mesme dhe fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e procesit edukativo-mësimor, me prani fizike të nxënësve në vitin shkollor 2021/2022.

Në këtë mbledhje, Qeveria e shqyrtoi Raportin e NP Pyjet Nacionale për dëmet nga zjarret përfshirë deri më 15 gusht dhe në të konstatohet se gjithsej 9.907 hektarë janë përfshirë nga zjarret, 8.803 hektarë bien në hapësira me pyje ose kanë përfunduar në pyje, gjatë së cilës janë djegur 442.074 metra kub masë e drurit.

Në përputhje me këtë informacion, Qeveria e ngarkoi NP Pyjet Nacionale të miratojë programin për pyllëzim me plan për aktivitete gjatë kësaj vjeshte.

Në mënyrë plotësuese, Qeveria e ngarkoi  Ndërmarrjen Publike që e gjithë sasia e masës së drunjëve të djegur si pasojë e zjarreve të mbetet në pronësi dhe me të menaxhojë plotësisht  NP Pyjet Nacionale.

Në bazë të rekomandimeve të Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza, Qeveria ka sjell vendim për heqjen e ndalesës për lëvizje në pyje dhe zona pyjore dhe ka ngarkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë Pyjore pranë Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim të Ujërave të kryejë kontrolle të përforcuara për mbrojtjen dhe parandalimin e zjarreve në ambiente të hapura.

Qeveria solli vendim me të cilin i detyron të gjitha ministritë dhe organet e administratës shtetërore të shqyrtojnë mundësitë që për nevojat e regjistrimit të popullsisë  t’i vendosin në dispozicion të Entit Shtetëror të Statistikës të punësuarit e përkohshëm në këto institucione dhe të njëjtën ua rekomandoi njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve nën kompetencën e tyre.

Me propozim të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, Qeveria e shqyrtoi informacionin për qasjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Memorandumin e Mirëkuptimit për lehtësim të transportit rrugor të mallrave në rajonin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi dhe solli vendim që të aderojë në këtë organizatë.

Një nga përfitimet nga anëtarësimi në këtë organizatë është lehtësimi i transportit rrugor dhe liberalizimi gradual i tregut të transportit në vendet nga rajoni i Detit të Zi ku anëtarë janë edhe Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Greqia, Romania, Rusia, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Armenia.  

Për këtë qëllim është krijuar “BSEC sistem i lejeve”, që përfaqëson një mekanizëm multilateral për zbatimin e liberalizimit të tregut të transportit në vendet anëtare të organizatës për shpërndarjen e kuotave vjetore për transport të mallrave me kamionë.

Në mbledhjen e 101-të, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin në lidhje me mundësinë për aplikim të Fondit Investues Klimatik dhe e ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të plotësojë aplikacionin për shprehje të interesit për pjesëmarrje në Programin për Integrim të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe pjesëmarrje në Programin për përshpejtimin e kalimit transit të qymyrit, në Fondin Investues Klimatik.

Qëllimi i këtij programi, mes tjerash, është të mbështetet kalimi transit i qymyrit/lëndët fosile në disa nga vendet në zhvillim që përdorin dhe prodhojnë qymyr, përfshirë edhe ato ku prodhimi nga termoelektranat e qymyrit është dominues në miksin energjetik.