Demokracia që punon për qytetarët

Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, demokracia do të thotë qytetarë të lirë dhe të informuar. Ata një herë në katër vjet sjellin vendim zgjedhor, demokratik, por çdo ditë mund të marrin informacione të sakta dhe në kohë, çdo ditë mund ta shprehin mendimin e tyre, të organizojnë, të iniciojnë ndryshime dhe të ndikojnë në vendime të cilat miratohen në emër të tyre. Vetëm atëherë sistemi zgjedhor demokratik është tërësisht në dobi të qytetarëve, i mbron dhe i forcon ata.

Liria e shprehjes është e drejtë themelore e njeriut, e cila është thelbësore që një shoqëri të quhet demokratike dhe të ecë përpara. Besojmë në lirinë dhe pluralizmin e medias, sepse shtetin tonë e shohim si mozaik kulturash, gjuhësh, zakonesh dhe mendimesh – kjo është veçantia e saj dhe nga aty vjen fuqia dhe madhështia e saj. Jemi të bindur se roli i vetëm i qeverisë në rregullimin e sektorit të medias, duhet të fokusohet në sigurinë e lirisë së fjalës, pluralizmin strukturor, gjuhën maqedonase dhe gjuhët tjera të bashkësive dhe në mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme e medias.

Liria e shprehjes është e drejtë themelore e njeriut e cila është thelbësore që një shoqëri të quhet demokratike dhe të ecë përpara. Besojmë në lirinë dhe në pluralizmin e mediave sepse shtetin tonë e shohim si mozaik kulturash, gjuhësh, zakonesh dhe mendimesh – kjo është veçantia e saj dhe kështu vjen fuqia dhe madhështia e saj.

Jemi të bindur se roli i vetëm i qeverisë në rregullimin e sektorit të medias, duhet të fokusohet në sigurinë e lirisë së fjalës, pluralizmin strukturor, gjuhën maqedonase dhe gjuhët e tjera të bashkësive dhe në mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme e medias.

Liritë varen edhe nga fuqia, dituria dhe mobilizimi i sektorit civil.

Në katër vitet e ardhshme fokusin do ta vendosim në zhvillimin e televizionit kombëtar si radiodifuzion publik i cili është në hap me kohën, informon në kohë dhe me saktësi, mbron publikun nga dezinformatat dhe ndërton njoftime profesionale dhe cilësore.
 
Njëkohësisht, qeveria do të punojë në mënyrë aktive në strategjinë për trajtimin e lajmeve të rreme që minojnë sigurinë, demokracinë dhe besimin në institucionet. Qeveria do ta mbështesë krijimin e një laboratori mediatik kërkimor, nëpërmjet të cilit studentët e gazetarisë që nga fillimi i studimeve të tyre do të përfshihen në mënyrë proaktive në luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Do të sigurojmë mbrojtje më të madhe të publikut të mitur nga ndikimet e dëmshme të mediave onllajn, duke harmonizuar legjislacionin kombëtar me direktivën e re të BE-së për rregullat audiovizuale në lidhje me platformat e shpërndarjes së videove.

Qeveria do të ndjekë një politikë të mbështetjes së vazhdueshme dhe jodiskriminuese financiare dhe jofinanciare për mediat e shkruara dhe televizionet lokale /rajonale.
Qeveria do të propozojë rregullativë më të mirë për pronësinë dhe përqëndrimin e mediave, si dhe do të mbështesim vetë-rregullimin efektiv.

Qeveria do të propozojë heqje të të ashtuquajturës Qeveria e Përzhinës, e cila ka treguar dobësi të shumta, bllokoi një pjesë të aparatit shtetëror gjatë periudhës së krizës më të madhe në botë dhe u keqpërdor.

Qeveria është vendosur për përmirësimin e mjedisit në të cilin punon dhe zhvillohet shoqëria civile, e cila kontribuon në forcimin e qeverisjes demokratike, menaxhimin dhe krijimin e dialogut strukturor me shoqërinë civile, që do të kontribuojë dhe mbështesë rrugën e reformave integruese të vendit në Bashkimin Europian. Në mënyrë gjithëpërfshirëse do ta reformojmë sistemin e tanishëm të financimit shtetëror të shoqërisë civile, i cili bazohet kryesisht në rregullativën juridike dhe praktikën e krijuar disa dekada më parë dhe nuk pasqyron nevojat vijuese të shoqërisë civile, as nuk ndjek praktikat dhe trendet pozitive në BE dhe në vendet e zhvilluara.

Andaj:

  • Do ta rrisim pjesën e financimit shtetëror nga buxheti qendror dhe buxhetet e njësive të vetëqeverisjes vendore, me qëllim që të arrijmë një pjesë prej 30% (rreth 2 miliardë denarë) te të hyrat e përgjithshme të organizatave të qytetarëve deri në vitin 2024.
  • Do ta reformojmë procedurën e planifikimit të mjeteve (konsultime të detyrueshme për prioritetet); vendimmarrjen (komisionet e pavarura, rregullimi i konfliktit të interesit, përfshirja e ekspertëve dhe përfaqësuesve të organizatave qytetare); dhënien dhe njoftimin e financimit shtetëror për organizatat qytetare; monitorimin dhe vlerësimin e arritjeve etj.
  • Do të vendosim mekanizma për planifikim të unifikuar, gjegjësisht do të sigurojmë planifikim shumëvjeçar të mjeteve për organizatat qytetare.
  • Do ta përmirësojmë mbështetjen programore të organizatave të qytetarëve nëpërmjet ndonjë fondi të pavarur për mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë civile, i cili do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin e mjeteve të destinuara për zhvillimin e organizatave qytetare, nëpërmjet mbështetjes institucionale, me pavarësinë administrative, menaxhuese, financiare dhe programore.
  • Nëpërmjet Fondit të Mbështetjes dhe Zhvillimit të Shoqërisë Civile do të mundësohet bashkëfinancimi i projekteve europiane të organizatave qytetare të cilat janë në pajtim me prioritetet strategjike të vendit, qëllimet e programit të ndihmës së paraqasshme dhe fondet strukturore të Bashkimit Europian.
  • Që të krijojë dialog strukturor me shoqërinë civile, do ta përfshijmë shoqërinë civile në konsultimet sistematike, gjegjësisht do ta caktojë dinamikën e proceseve konsultative dhe mënyrat e ndikimit në pjesëmarrjen e shoqërisë civile në krijimin e politikave. Për më tepër, ne do ta mbështesim shoqërinë civile në krijimin e një modeli për pjesëmarrje të organizatave të qytetarëve në strukturën e ardhshme negociuese të BE -së në vend; do të mundësojë, nëpërmjet një modeli përfaqësues dhe gjithëpërfshirës, pjesëmarrjen e organizatave të qytetarëve në grupet punuese sektoriale dhe komitetet e monitorimit të sektorit; do ta mbajë modelin përfaqësues dhe gjithëpërfshirës për pjesëmarrjen e organizatave qytetare në këshillin e bashkëpunimit me dhe zhvillimin e sektorit civil; do ta avancojë bashkëpunimin strukturor me shoqërinë civile nëpërmjet Këshillit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur.

Qeveria do të organizojë konsultime me shoqërinë civile në fazë të hershme të analizës, për nevojat dhe përgatitjen e politikave dhe ligjeve. Për më tepër, qeveria do të angazhohet dhe do të garantojë informacione kthyese për shoqërinë civile dhe palët e interesuara nga çdo proces konsultimi politik dhe ligjor. Kjo do të thotë që në seancat e qeverisë, do të miratohen projektligje që përmbajnë raport me mendimet e marra, propozimet dhe komentet nga procesi i konsultimeve me palët e interesuara, ku do të theksohen arsyet pse propozimet e dhëna nuk u pranuan.