Politika bujqësore

Bujqësia është sektori i dytë i shtetit sipas pjesëmarrjes në të ardhurat bruto nacionale (ABN). Bujqësia është vendimtare për zhvillimin e gjithë ekonomisë, zhvillimin e barabartë rajonal dhe mbajtjen e mjediseve rurale në gjendje të mirë për krijimin e kushteve që popullata e re të qëndrojë atje.

Bujqësia dhe prodhimi i ushqimit janë shansi  ynë për sukses. Pandemia me virusin KOVID-19 e theksoi edhe më shumë nevojën  që popullata të jetë furnizuar me ushqim të shëndetshëm, të sigurt, cilësor dhe të llojllojshëm nga prodhimi maqedonas. Me furnizimin e sasive të mjaftueshme të ushqimit cilësor dhe të sigurt për nevojat e konsumatorëve të vendit dhe krijimin e prodhimeve me vlerë të shtuar dhe hedhjen në tregjet e huaja, mundësohet një standard më i mirë jetësor për bujkun, e me këtë edhe në gjithë shoqërinë.

Qëllimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë: nëpërmjet krijimit të kushteve për bujqësi të qëndrueshme dhe modernizimin e saj në prodhimin primar dhe sekondar, për të rritur prodhimin dhe rritjen e cilësisë së prodhimeve bujqësore maqedonase, mbrojtjen e mjedisit jetësor, sigurinë e ushqimit dhe mirëqenien e kafshëve, përkatësisht të krijohet konkurrenca dhe vlera e shtuar e prodhimeve bujqësore, ndërkaq në të njëjtën kohë të sigurohet plotësim i nevojave vetjake nga prodhimi vendor. Nëpërmjet arritjes së konkurrencës së prodhimeve bujqësore, domosdoshmërisht do të sigurohet një jetë e denjë për bujqit dhe zhvillim e zonave rurale.

Do të përgatisim dhe do të harmonizojmë bujqësinë tonë ndaj ndryshimeve klimatike globale nëpërmjet investimeve dhe masave inovative, që do të veprojnë në mënyrë pozitive mbi rendimentin dhe cilësinë e prodhimeve bujqësore. Për realizimin e këtyre qëllimeve, bujqve duhet t’u jepet mundësia për avancimin e njohurive dhe aftësive të tyre, por, edhe institucionet t’i përforcojnë kapacitetet e tyre. Nëpërmjet politikës për zhvillimin rural, do të ketë ndikim edhe mbi përmirësimin e mirëqenies së popullatës rurale dhe mundësimin e kushteve që të rinjtë të qëndrojnë në vendbanimet e tyre në fshat.

Politikat e sektorit bujqësor do të jenë në përputhje me detyrat dhe drejtimet e përgjithshme të shtetit për përshtatjen me politikën e përbashkët bujqësore të BE-së. Nga këtu, politikat e sektorit do të orientohen drejt aftësimit të sektorit që të funksionojë  në kushte të një tregu të vetëm evropian, duke mos marrë parasysh për nevojat dhe trendin e tregut vendor dhe tregjeve në kornizat globale botërore. Fokusi i politikave do të jetë vendosur te fermat familjare tregtare, që do të jenë në gjendje të specializohen për një prodhim të lartë cilësor bujqësor, prodhim organik dhe prodhime tradicionale. Për këtë qëllim, shteti do të nxisë konsolidimin e pronave të vogla, do të ndajë tokë shtetërore prodhuesve të vërtetë, në sasi në të cilën në mënyrë më racionale do të mund të shfrytëzojnë, do t’i mbështesë investimet në modernizimin e bujqësisë dhe investimet në prodhimin inovativ bujqësor. 

Aktivitetet për zhvillimin e bujqësisë do të jenë orientuara drejt aftësimit të saj për marrëdhëniet konkurruese, ndërkaq kjo do të arrihet vetëm me prodhimin e produkteve të sigurta dhe me cilësi të lartë, të prodhuara me çmim konkurrues.

Si mbështetje e drejtpërdrejtë e krijimit të sistemit të PRODHIMIT BUJQËSOR TË QËNDRUESHËM DHE KONKURRUES, parashikojmë këto aktivitete dhe masa:

  • Mbështetje financiare vjetore prej 200 milionë eurosh për bujqësinë dhe zhvillimin rural;
  • Mbështetje financiare vjetore prej 200 milionë eurosh për politikën agrare të orientuar drejt krijimit të kushteve të mbajtjes së ekonomive bujqësore, që do të bëjnë përpjekje për rritjen e prodhimit, cilësinë e prodhimeve, mbrojtjen e mjedisit jetësor, sigurinë e ushqimit, mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe bujqësinë moderne, konkurruese dhe prodhimeve moderne me vlerë të shtuar. 
  • Pagesa në kohë për mbështetjen e drejtpërdrejtë në bujqësi: 30% nga shuma e masave kryesore, 30 ditë pas aplikimit dhe 70% sipas kalendarit të pagesës.
  • Pagesa e mjeteve financiare të ekonomive bujqësore në kohën kur i nevojiten. Nga 2021 do të fillojmë me pagesën 30% të shumës së masave kryesore, 30 ditë pas aplikimit. Mjetet e mbetura për ndonjë masë të caktuar, do të realizohen pas kontrollit të kryer, sipas dinamikës së caktuar dhe kalendarit të pagesës. Kalendarin do të rregullojmë me ligj, që bujqit të dinë me saktësi se kur mund t’i presin mjetet. 
  • Rritja e subvencioneve për “naftën e gjelbër”
  • Zvogëlimi i shpenzimeve të prodhimit për të përmirësuar konkurrencën e prodhimeve bujqësore. Në periudhën vijuese do të vazhdojmë me zbatimin e kësaj mase, me atë se çdo vit do të rrisim subvencionimin e shpenzimeve për furnizimin me karburant për makineritë bujqësore me qëllim që deri në fund të vitit 2024 të jetë subvencionuar 100%.
  • Rritja e mbështetjes së pagesave të drejtpërdrejta me 10% nga ato aktuale për kokë viçash, dhish, dosash, derrash, tufë zogjsh, klloçkash, zogj njëditësh, koshere bletësh që kanë kaluar dimrin.
  • Rritja e mbështetjes për qumështin e lopës të prodhuar dhe të shitur me cilësi të lartë me dy denarë për litër.
  • Investimi në vendosjen e një sistemi të integruar gjithëpërfshirës për kontrollimin dhe monitorimin e cilësisë së qumështit të papërpunuar.
  • Kthimi i bashkësive të vjetra të ekonomisë së ujërave.
  • Vazhdimi i procesit të konsolidimit të tokës bujqësore.
  • Mbështetja për mirëmbajtjen e të mbjelljeve shumëvjeçare. 
  • Formimi i fondit ndërhyrës në programin e pagesave të drejtpërdrejta. 
  • Nxitja e trashjes së mështjerrave të majme mbi 500 kg. 
  • Kthimi i tatimit personal të të ardhurave për bujqit
  • Zvogëlimi i tatimit të vlerës së shtuar për shërbimet e veterinarisë nga 18% në 5%
  • Nxitja e zbatimit të masave agroekologjike

Të vetëdijshëm për nevojën e rritjes së konsiderueshme të shumës, dedikimin dhe efikasitetin e INVESTIMEVE në prodhimin bujqësor, planifikojmë këto masa:

  • Mbështetje për prokurimin e mekanizimit, pajisjes dhe ambalazhimit  modern
  • Fondi i Garancisë për Kreditimin dhe Financimin e Projekteve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, bashkërisht me sigurimin e shërbimeve këshillëdhënëse brenda fondit.
  • Mbështetje për ndërtimin e frigoriferëve, qendrave përpunuese, qendrave blerëse dhe distributive.
  • Mbështetje për rritjen e të mbjelljeve shumëvjeçare
  • Mbështetje në prokurimin e materialit gjenetik me renome dhe me cilësi të lartë
  • Mbështetje financiare për lopët e qumështit nën kontrollin e veçorive të prodhimit
  • Dhënia me qira e kullotave shumëvjeçare
  • Investime në infrastrukturën e kullotave
  • Investime në partneritetit publik privat në sektorin e bujqësisë
  • Investim në ndërtimin e digave dhe sistemeve për furnizimin me ujë 
  • Investim në pyllëzim
  • Investime në mekanizmin e ri të pyjeve

Për realizimin e politikave dhe aktiviteteve për arritjen e prodhimit të qëndrueshëm, fitimprurës, konkurrues, modern dhe inovativ bujqësor, për herë të parë në historinë tonë do t’i rrisim investimet në mënyrë radikale në një nga segmentet më të rëndësishme, KAPITALIN NJERËZOR, dhe do ta bëjmë atë nëpërmjet këtyre masave:

  • Mbështetje për bujqit e rinj: do të fillojmë me realizimin e masës për ripërtëritjen e sektorit bujqësor nëpërmjet krijimit të kushteve për motivimin e bujqve të rinj deri në 40 vjet të qëndrojnë në prodhimin bujqësor (grante deri në 20,000 euro). Për të përmirësuar strukturën  e moshës, ndalimin e procesit të plakjes dhe ripërtëritjen e gjeneratave, do të ofrojmë ndihmë për fermerët e rinj nëpërmjet: ndarjes së tokës bujqësore për fermerët e rinj - bartësit e ekonomive bujqësore,  ndarjes së mjeteve financiare për fillimin e veprimtarisë bujqësore, rritjes së shumës së subvencioneve kryesore, subvencionimit të rrogave (nga 3000 denarë) të punëtorit të sapopunësuar në ekonominë bujqësore që është më i ri se 25 vjeç. 
  • Mbështetje për gratë fermere – themeli i fermave familjare: planifikojmë që mbështetja për gratë femra ta rrisim dyfish deri në fund të vitit 2024.
  • Përforcimi financiar dhe i kuadrit të sistemit shtetëror këshillëdhënës: Nëpërmjet ndarjes së buxhetit më të madh për sistemin këshillëdhënës, do të rrisim mundësinë për përforcimin e potencialit nëpërmjet angazhimit të kuadrove të arsimuar që do të jenë të kyçura drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve të prodhimit bujqësor.
  • Në mënyrë shtesë do të sigurojmë edukime të ndryshme falas të fermerëve për zbatimin e teknologjive bashkëkohore të prodhimit, dhënien e bursave për fëmijët e bujqve të regjistruar për edukim në profesionet bujqësore, trajnim falas për fermerët për shfrytëzim më efikas të mjeteve nga IPARD dhe programet nacionale për mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural si dhe kontrolle falas veterinare shëndetësore, edukim dhe kontrolle të kafshëve në ferma.

Prodhimi bujqësor i qëndrueshëm, fitimprurës, konkurrues, modern dhe inovativ, para së gjithash mund të arrihet me një POLITIKË të drejtë për MENAXHIMIN e TOKËS. Për këtë qëllim Qeveria do t’i zbatojë këto aktivitete dhe masa:

  • Shitja e tokës shtetërore bujqësore për prodhim më të madh të ushqimit
  • Kufizimi i shtrirjes së sipërfaqeve bujqësore gjatë dhënies me qira të tokës bujqësore shtetërore
  • Ndarja e tokës bujqësore shtetërore për blegtorët
  • Sipërfaqet bujqësore prej 3 hektarë do t’i menaxhojnë komunat
  • Thjeshtëzimi i procedurës për legalizimin e fermave të blegtorisë 
  •  

Që të mundësojmë nxitjen e investimeve dhe zhvillimin më të shpejtë ekonomik të MJEDISEVE RURALE  për përmirësimin e mirëqenies së popullatës rurale, krijimin dhe zhvillimin e “fshatrave të mençura” dhe mundësimin e kushteve për të rinjtë që të qëndrojnë, të jetojnë dhe të punojnë atje, do të ndërmarrim këto masa:

  • Ndarja e buxhetit nacional për pagesa të drejtpërdrejta në bujqësinë dhe zhvillimin rural në përpjesëtim 65:35
  • Mbështetja nga 10 000 euro për zhvillimin e sipërmarrjeve makro dhe të vogla në mjediset rurale.
  • Investimet në infrastrukturën rurale

Për zhvillimin e bujqësisë, zvogëlimin e shpenzimeve të prodhimit, një konkurrencë më të mirë, prodhime cilësore dhe të sigurta bujqësore, ne dimë se duhet të zbatohen praktikat më të mira të sistemeve të zhvilluara agroekonomike, për të cilën ne e kemi vendosur fokusin mbi mbështetjen e sistemit të INOVACIONEVE  të BUJQËSISË. Prandaj në programin tonë planifikojmë këto masa:

  • Investimi në instalim të paneleve diellore për prodhimin  e energjisë elektrike për shfrytëzimin e ujitjes së sipërfaqeve bujqësore
  • Investimi në nxitjen e prodhimit cilësor vendor të farës dhe materialit të mbjellë dhe zhvillimi i potencialit për prodhimin cilësor bimor
  • Investimet inovative gjatë ballafaqimit me ndryshimet klimatike
  • Investimet në vendosjen e sistemit për monitorimin dhe parashikimin e vitalitetit të bimëve
  • Investimi në zbatimin e sistemit elektronik për ndjekjen e masës drusore 

Plani ynë për transformimin bujqësor, nënkupton se çdo prodhues bujqësor duhet të shesë prodhimin e tij me çmime më të volitshme në treg. Për këtë qëllim, ofrojmë një set masash për MARKETINGUN DHE PLASIMIN e prodhimeve bujqësore maqedonase. Që të sigurojmë çmime të drejta dhe korrekte në tregun e prodhimeve bujqësore, aktivitetet tona do t’i orientojmë drejt:

  • Nxitjes së prodhimit të kontraktuar.
  • Përcaktimit i çmimit të prodhimit të produkteve të veçanta bujqësore.
  • Mbështetjes në arritjen e certifikatës  Global  GAP.
  • Mbështetjes në hapjen e panaireve ndërkombëtare dhe të manifestimeve në vend
  • Zvogëlimit të shpenzimeve dhe të kohës që nevojitet gjatë procedurës së vendosjes në qarkullim të ushqimit me konstatime shëndetësore, ushqime për qëllime të veçanta dhe shtesa ushqimore.
  • Nxitjes së konsumimit të frutave dhe perimeve të freskët nga prodhimi vendor.
  • Stimulimit të prodhimit të kulturave të reja bujqësore.
  • Nxitjes së prodhimit të produkteve tradicionale dhe prodhimeve me prejardhje të mbrojtur gjeografik.
  • Mirëmbajtjes së statusit të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve për eksport dhe tregti  të papenguar të kafshëve dhe produkteve të tyre.
  • Vendosjes së sistemit për mbledhjen e nënprodhimeve me prejardhje shtazore, lidhur me masat tona energjetike dhe ekologjike  (modeli i ekonomisë qarkulluese) dhe nxitja për të dhuruar ushqimet e tepërta.