Zabërçanec në Forumin në Bled: Qeveritë kanë për detyrë të publikojnë dhe me shkathtësi të promovojnë informacione të sakta, kjo është përgjigja për dezinfomatat

Koordinatori nacional për komunikime strategjike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marjan Zabërçanec, sot mori pjesë në panel diskutimin në temën: “Në luftën kundër dezinformatave me informacione: Sigurimi i sigurisë përmes fakteve”, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, i cili këtë vit iu kushtua “Ardhmërisë së Evropës”.

Paneli  parashtroi si qëllim për tu përgjigjur çfarë bën  EU-ja në temën për luftimin e dezinfomatave, se si me këtë fenomen merren shtetet individuale dhe organizatat civile dhe si lufta kundër  dezinfomatave me informacione dhe  sigurimin e sigurisë përmes fakteve që reflektohet në ardhmërinë e Evropës.

Koordinatori nacional Zabërçanec në panelin në Bled informoi se vendi ynë ishte i ekspozuar  ndaj dezinfomatave, të cilat në periudha të caktuara  merrnin vrull, siç ishte në rastet e ndryshimeve kushtetuese dhe referendumit, Marrëveshja e Prespës, periudha e  zgjedhjeve dhe gjatë gjithë periudhës së zbatimit të procese të reformës në vend.

Përhapja e dezinformatave theksohet vazhdimisht edhe në lidhje me krizën e emigrantëve, gjegjësisht  në periudhën e fundit në lidhje me krizën në Afganistan dhe me refugjatët nga ky vend si krizë humanitare.

Lajmet e rrejshme dhe dezinformatat, tha Zabërçanec, ishin dhe ende janë aktive kur bëhet fjalë për pandeminë me KOVID-19 dhe veçanërisht në periudhën aktuale kur  në vend kryhet vaksinimi masiv që pengohet me dezinformata.

“Dezinfomatat dhe lajmet e rrejshme janë kërcënim serioz për demokracinë dhe proceset demokratike dhe për ballafaqimin me këto fenomene, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut krijoi plan veprimi me udhëzime për njohje dhe demistifikim dhe i ftoi të gjithë palët e interesuara që të përfshihen në përsosjen e vazhdueshëm të planit për luftë të suksesshme dhe efektive kundër dezinformatave", tha Koordinatori nacional për komunikime strategjike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Marjan Zabërçanec.

Ai në veçanti theksoi se në luftën me dezinformatat është  i nevojshëm proaktiviteti dhe transparenca aktive në vend  vetëm strategjia reaktive dhe mbrojtëse për shkak të faktit se në këtë mënyrë ata të cilët i prodhojnë informacionet e rrejshme do të kenë vazhdimisht përparësi.

“Duhet të krijojmë kushte për ndryshimin e lojës. Qeveritë, shoqëria dhe organizatat ndërkombëtare të cilat janë të bashkuara në luftën e përbashkët kundër dezinfomatave, në vend që të jetojnë në frikë, duhet të jenë proaktivë në promovimin e vlerave demokratike dhe me transparencë aktive të eliminojnë  ndikimin e dezinformatave.

Kur qytetarët i kenë në mbikëqyrje të gjitha faktet,  krijuesit e  dezinfomatave do ta kenë shumë të vështirë që të manipulojnë. Këto informacione në mënyrë më transparente duhet të sigurohen, të prodhohen, të publikohen dhe të promovohen”, theksoi Zabërçanec dhe shtoi se me bashkëpunim intensiv ndërsektorial, si dhe me një program strategjik të të shkruarit në media krijohen kushte për promovim të përbashkët dhe efikas të vlerave demokratike si kundërpeshë e dezinformatave.

Koordinatori nacional për komunikimet strategjike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marjan Zabërçanec në panelin në Bled theksoi se bashkëpunimi dhe rrjetëzimi për shpërndarjen e përvojave dhe për përcaktimin e aktiviteteve kyçe të përbashkëta në  luftën  kundër dezinformatave midis të gjithë palëve në vend,  por edhe në rajon,  ka rëndësi të jashtëzakonshme.

Në fund të panelit, Zabërçanec potencoi se luftën e informacioneve mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të demokracisë do ta fitojnë ata të cilët kanë koncept  dhe vizion të qartë  për të ardhmen dhe për zhvillimin e shoqërisë.