Borçe Petrevski, Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftë Kundër Terrorizmit
Telefoni për kontakt: | +389(0)2 3213-940, lokali 278 |
E-mail: | borce.petrevski@gs.gov.mk |
Borçe Petrevski është lindur më 24 gusht të vitit 1963 në f.Breznica e Re, Shkup. Diplomoi në Fakultetin e Sigurisë në Shkup në vitin 1987 në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup. Në vitin 2010 magjistroi në Fakultetin e Sigurisë në Shkup në Universitetin ,,Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir, ku momenatlisht është doktorant. Është autor i disa punimeve shkencore në fushën e sigurisë, kriminalistikës dhe kriminologjisë të botuara në Revistat vjetore shkencore dhe ka prezantuar në koferenca shkencore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe jashtë.
Nga viti 1987 ka qenë i angazhuar me punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe atë: në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit (1987-2006), në më shumë pozicione pune, mes së cilave dhe ndihmës drejtor për operacione dhe koordinim, dhe në Byronë për Sigurim Publik (2006-2017), në pjesën e punëve kriminalistike.
Në 4.8.2017, me Vendim të Qeverisë u emërua Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftë Kundër Terrorizmit.