Maja Mojsova Mijovska, Koordinatore Nacionale e Transplantit

Maja Mojsova Mijovska është e lindur më 2 shkurt të vitit 1971 në Shkup, ku mbaroi shkollën fillore. Me sukses të shkëlqyeshlm e përfundoi shkollën e mesme në shkollën në gjimnazin e Shkupit "Nikolla Karev" në drejtimin e Bioteknologjisë me Shkenca Natyrore në vitin 1989. Në të njëjtin vit u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi". U diplomua në vitin 1995. Pas përfundimit të stazhit njëveçar, vitin tjetër ai mori licencë për të punuar si mjeke e mjekësisë.

Në vitin 1996 fillon me punë vullnetarisht në Klinikën për Anestezi, Reanimim dhe Kujdes Intensiv. Në vitin 1999 fillon me specializim privat për anestezi me trajtim intensiv. Në vitin 2001 u punësua në të njëjtën klinikë. Turneun për anestezion në kirurgjinë kardiake në kohëzgjatje prej dy muajve e përfundoi në Maltë në “Spitalin e Shën Lukës" nën mbikëqyrjen e Prof. dr. Zarb Adami. Me titull specialist në anestezi dhe kujdes intensiv në 2003, kur e përfundoi me sukses provimin e specializimit. 

Në vitin 2003, Maja Mojsova Mijovska mori bursë nga Qeveria e Izraelit (Komiteti i Arsimit WFSA) për periudhë një mujore në Qendrën Mjekësore “Soroka” në Repartin e Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv nën mbikëqyrjen e Prof. dr. Gabriel Gurman. Atje i zgjeron njohuritë e saj në fushën e trajtimit të dhimbjeve dhe kujdesit intensiv. 

Në vitin 2008 e përfundoi kursin për anestezi rajonale në Qendrën Klinike - Lubjanë. Në periudhën nga tetori 2009 deri në mars të vitit 2010, e përfundoi shkollën tre javore të sponsorizuar nga Shoqata Botërore dhe Evropiane e Anesteziologëve e quajtur "Teaching the Teachers" ku mori diplomën instructor i anestezisë. 

Në vitet në vijim ishte organizatore e kursit të tillë në Maqedoni. Në vitin 2011 e mbaroi shkollën për ventilim mekanik në qendrën arsimore në "Drager" në Lubeck - Gjermani dhe në vitet në vijim u arsimua për ventilim mekanik të anesteziologëve në Maqedoni.

Në vitin 2011, aplikoi për bursë për arsimin për Koordinator spitalor të Transplantit në Astellas ISODP / TTS (Shoqata Ndërkombëtare për Dhurimin e Organeve) dhe e fitoi të njëjtën vitin e ardhshëm.

Në të njëjtin vit kaloi për edukim në Spitalin„Sestre Milosrdnice“ në Zagreb, Kroaci në kohëzgjatje prej tre javëve për të zbuluar vdekjen e trurit dhe për të mbajtur donatorin potencial (trajnimi për Koordinator Spitalor).

Punon së bashku me përgjegjësit në Ministrinë e Shëndetësisë në hartimin dhe përshtatjen e Ligjit për Transplantimin e Organeve dhe Indeve në Republikën e Maqedonisë. Në vitet në vijim, ajo është aktive në fushën e zhvillimit të transplantit nga një donator i vdekur në Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe është pjesë përbërëse e rrjetit të Organizatës Shëndetësore të Evropës Juglindore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ku zhvillon bashkëpunim me vendet e tjera të Ballkanit në mbështetje dhe zhvillimin e transplantit nga donatori i vdekur.

Në vitin 2012 regjistrohet në studimet e doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në fushën e kërkimeve klinike.
Në periudhën nga qershori deri në tetor të vitit 2013, punoi në spitalin Sabah Al Ahmed në Kuvajt.

Në vitin 2014, bëhet shefe e Repartit të Anesteziologjisë në Urologji. Të njëjtin vit ajo u emërua nga Ministria e Shëndetësisë si Koordinatore e Spitalit për transplantim, në të cilën periudhë filloi zhvillimi i transplantimit nga një donator i vdekur për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2015 e përfundoi Shkollën e Avancuar për Koordinatorit Spitalor në Universitetin e Barcelonës nën kujdesin e Transplant Procurement Management (TPM) dhe mori diplomë evropiane për Koordinator Spitalor për Transplantim.

Në Dhjetor të vitit 2016,e mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës me temë "Roli i presionit qendror venoz të synuar (PQV) në funksionin e hershëm të transplantit të veshkës nga një donator i gjallë" dhe fitoi titullin Doktor i Shkencave.

Në Shtator të vitit 2017, u emërua nga Ministria e Shëndetësisë si përfaqësuese e (Rrjetit Shëndetësor të Evropës Juglindore) të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) në fushën e transplantimit.

Në Dhjetor të vitit 2017, u emërua Udhëheqëse e Klinikës për Anestezi, Reanimim dhe Kujdes Intensiv (KARIL).

Në gusht, të njëjtin vit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u emërua Koordinatore Nacionale e Transplantit. Në Shtator të vitit 2018 u zgjodh docent në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin "Goce Dellçev" - Shtip.

Në mars të vitit 2019, u zgjodh Kryetare e Shoqatës së Anesteziologëve të Republikës së Maqedonisë. 

Maja Mojsova Mijovska merr pjesë në disa kongrese, seminare dhe simpoziume vendase dhe ndërkombëtare në Maqedoni dhe më gjerë si prezantuese dhe lektore e ftuar.

Ka përgatitur ose ka marrë pjesë në përgatitjen e disa punimeve shkencore në revista vendase dhe të huaja.