Zoran Petrov, Koordinator Nacional për zbatimin e Platformës Nacionale për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe katastrofat

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e 23 -të të mbajtur më 20 nëntor të vitit 2020 e emëroi Zoran Petrov-in për Koordinator Nacional për zbatimin e Platformës Nacionale për zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe Katastrofat.

I lindur më 5 nëntor të vitit 1962 në Shkup. U diplomua në Fakultetin Filologjik në UKIM, në Katedrën e Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasuese në vitin 1987. Ai flet anglisht, serbisht dhe bullgarisht.

Zoran Petrov ishte Zëvendësministër i Punëve të Jashtme (nga viti 2006 deri në vitin 2014). Përveç obligimeve të tij të përcaktuara me Ligjin për Punët e Jashtme dhe Ligjin për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i ka kryer funksionet e caktuara nga Qeveria:

  • Përfaqësuesi i Lartë i Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përhershëm të shteteve pasardhëse të RSFJ -së për çështjet e trashëgimisë (nga viti 2008 deri në vitin 2014),
  • Kryetar i Komisionit Ndër-resor për Referimin e Personave nga Republika e Maqedonisë në Misione afatshkurtra jashtë vendit (nga 2009 deri në vitin 2014).
  • Koordinatori Nacional për Diasporën (nga viti 2007 deri në vitin 2009),
  • Kryetar i komisioneve ad-hoc për të hetuar shkaqet e zjarreve në vitin 2007 dhe 2008.
  • Kryetar i komisionit ad-hoc për hetimin e shkaqeve të aksidentit të helikopterit të ARM-së nga janari deri në maj të vitit 2008.

Nga viti 2014 deri në vitin 2020 ishte i punësuar në Agjencinë e Inteligjencës në pozicionin e Udhëheqësit të Sektorit në Drejtorinë e Analizës dhe Kërkimit. Në vitin 2018 upërcaktua në pozicionin e Udhëheqësit të Njësisë në të njëjtën Drejtori, kurse nga viti 2020,  u emërua në pozicionin e Këshilltarit të Drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës.

Gjithashtu, ka qenë i punësuar në Agjencinë e Inteligjencës nga viti 1999 deri në  vitin 2006 në vendin e Shefit të Njësisë në Drejtorinë e Analitikës. Ka përfunduar disa kurse inteligjence-analitike në Gjermani (2001) dhe Itali (2004), si dhe në Shkup të organizuar nga CIA (2002) dhe MOSAD (2000).

Para angazhimit të tij në Agjencinë e Inteligjencës, ishte gazetar në “Maqedonia e Re” nga viti 1988 deri në vitin 1999. Gjatë asaj periudhe, i mori çmimet "Gazetari i Vitit" të "Nova Makedonija (Maqedonia e Re)" në vitin 1995 dhe Çmimin Vjetor i Gazetarisë të SHGM "Mito Hazhivasilev Jasmin" në vitin 1996. Është autori i librit "Atentat" në tetor  të vitit 1996 dhe ishte redaktor i shtojcës politike të së shtunës në "Nova Makedonija (Maqedonia e Re)" nga  viti 1997 deri në vitin 1998.