Robert Popovski, Koordinator Nacional për Qeverisje të Përgjegjshme dhe Transparencë

E-mail zyrtar: Robert.Popovski@gs.gov.mk
Telefoni për kontakt: 02/3123-371

Koordinatori Nacional për Qeverisje të Përgjegjshme dhe Transparencë Robert Popovski u emërua në këtë funksion më 29 shtator të vitit 2020 me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mandatin e mëparshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën nga qershori i vitit 2017 deri në korrik të vitit 2020, e kreu funksionin e ministrit pa resor  i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte Këshilltar i kryetarit të Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë për komunikime dhe politikëbërje.
Diplomoi në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë", në Universitetin "Shën. Kirili dhe Metodi".

Në përvojën shumëdekadëshe nga fusha e gazetarisë, Popovski ishte pjesë e politikës redaktuese të mediave më me ndikim kombëtar në vend, Kanal 5 (2002-2006), Tellma (1997-1998), Sitell (1994-1995) dhe TVM (1987-1995).

Ishte autor dhe redaktor i disa emisioneve politike: "X / O" dhe "Labirint" në Kanal 5 TV, "Kënd" në Telma TV, "Pa titull, por me rast" në MTV, "Pasdite e së Dielës", "Mirëmëngjes Maqedoni "Në Radio Televizionin Maqedonas.

Në periudhën nga 1997 deri në vitin 1998, Popovski gjithashtu punoi si kolumnist në të përjavshmen "Denes (Sot)", ndërsa në periudhën nga 1986 deri në vitin 1987 ishte gazetar në rubrikën e Shkupit "Vecer (Mbëmje)" dhe "Nova Makedonija (Maqedonia e Re)".

Morri pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe programe prestigjioze qeveritare të SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë, Gjermanisë, Suedisë, përfshirë konferencat "Flisni", nga viti 2011 deri në vitin 2013 kushtuar lirive të mediave në Evropën Juglindore dhe Turqi të mbajtura në Bruksel.

Nga viti 2000 deri në vitin 2013  ishte mysafir i rregullt i Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, si pjesëmarrës në debate mbi tema që lidhen me lirinë e mediave, të drejtat e njeriut, gjendjet politike në rajonin e Evropës Juglindore.

Ka marrë pjesë në  seminar edukativ të agjencisë së lajmeve Reuters.

Popovski ishte anëtar i Këshillit Nacional për Integrime Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (2008-2010).

Në periudhën nga viti 2005 deri në 2010 e kreu funksionin e Kryetarit  i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, kurse nga 2003 deri në 2005 ishte Sekretar i Përgjithshëm i SHGM -së.
Në vitin 2002 mori çmimin "Gazetari i Vitit" që e ndau gazeta "Veçer".

Robert Popovski është i lindur në vitin 1967.