Robert Allagjozovski, Koordinator Nacional për Ndërkulturalizëm, Një shoqëri, Zhvillim të Kulturës dhe Bashkëpunim Ndërresor

Në korniza të detyrave të tij, si Koordinator nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërresor, m-r Robert Allagjozovski, mbetet përgjegjës për:

  • Zbatimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Konceptit Një Shoqëri dhe Ndërkulturalizëm, si Kryetar i Trupit Koordinues për Zhvillimin dhe Zbatimin e Strategjisë;
  • Koordinator Strategjik, i nominuar nga Qeveria, për zhvillimin e projektit, Shkupi kandidat për kryeqendër Evropiane të Kulturës në vitin 2028, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit
  • Anëtar i Trupit për monitorimin dhe zbatimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Kulturës 2018-2022;
  • Anëtar i Grupit Punues për Integrimin Ndërkulturor në Njësinë për Antidiskriminim të Këshillit të Evropës. 

Përveç këtyre nominimeve, Koordinator nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërresor, bashkëpunon me institucione dhe trupa të ndryshëm qeveritar në çështjet nga kompetenca ndërresore, të tilla si mbrojtja e trashëgimisë kulturore, decentralizimi kulturor, avancimi dhe zhvillimi i industrive kreative dhe kulturore dhe çështje të tjera.

Biografi e shkurtër

Robert Allagjozovski është Koordinatori Nacional për Zhvillimin Kulturor dhe Bashkëpunimin Ndërresor.
Ai ka kryer funksionin e Ministrit të Kulturës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në periudhën nga qershori 2017 deri në maj 2018.

Është i lindur në vitin 1973 në Strumicë. Diplomoi dhe magjistroi në Katedrën e Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasuese në Fakultetin Filologjik në Shkup.

Allagjozovski është themelues dhe kryeredaktor i shtëpisë botuese "Goten", si dhe Kryetar dhe drejtor projekti i Shoqatës së Qytetarëve "Esperanca"-Qendra Botërore e Kulturës. Projekti më i rëndësishëm është "Nga Diaspora në Diversitet", 2015-2017, i mbështetur nga Programi Rajonal i Kulturës së Hollandës dhe Zvicrës, në korniza të të cilave ai hulumtoi politikat publike rajonale dhe evropiane dhe praktikat artistike në fushën e menaxhimit të diversitetit, komuniteteve emigrante, diasporës dhe nomadizmit.

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Pavarur të Maqedonisë.

Në vitin 2006, Allagjozovski mori "Diplomën Evropiane për menaxhimin e projektit kulturor " që e ndanë Fondacioni "Marsel Hikter" nga Brukseli. Në periudhën nga viti 2005 deri në 2014 ishte Kryetar i Rrjetit Evropian të Menaxherëve Kulturorë "Orakël" me seli në Bruksel. Në atë kapacitet është pjesë e projektit Zhvillimi i Qëndrueshëm në Botën e Diversitetit, Format e Reja të Qytetarisë dhe Identitetet Kulturore (2005-2010), i mbështetur nga programi FP6 i Komisionit Evropian.

Që nga viti 2008 është anëtar i ekipit pedagogjik të "Diplomës Evropiane për menaxhim të projektit kulturor" me qendër në Bruksel.

Nga përvoja e pasur, kryesisht në fushën e kulturës, te Allagjozovski mund të shihet pjesëmarrja e tij në redaksinë e revistës "Fletoret e Sarajevës", si dhe pozicioni koordinator i projektit në Qendrën e Pavarur Kulturore "Pika" dhe "Kundërpunkt" , në periudhën nga vitit 2002 deri më vitin 2007. Projekti i tij më i rëndësishëm është "Zbritja e Margjinave" nga 2003 deri 2007, kushtuar decentralizimit kulturor, zvogëlimit të tensioneve etnike në periudhën pas konfliktit dhe rivendosjes së bashkëpunimit në komunitetet e ndara dhe të përziera.

Ka punuar si redaktor në shtëpitë botuese "Templum" dhe "Magor". Ka botuar mbi 200 kritika, përmbledhje, artikuj, tekste shkencore, në revista të ndryshme në vend dhe rajon
Ka bashkëpunuar në projekte dhe manifestime kulturore me shumë institucione dhe shoqata qytetarësh.

Ka botuar gjashtë libra, dhe është fitues i çmimit "Mjeshtra të Prozës" të shtëpisë botuese "Feniks" dhe fondacionit "Maqedonia Prezent".
 

Telefoni për kontakt:  
E-mail: Robert.Alagjozovski@gs.gov.mk