Nga takimi i Kryeministrit Zaev me delegacionin e lartë të BERZH-it: Prioritetet e vendit e vendosin Maqedoninë e Veriut në vendin e veçantë në programet e bankës për mbështetjen e projekteve zhvillimore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Burimeve Ekonomike dhe Investimet, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, sot pritën në takim delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që sot dhe nesër merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas Kovid-19” në organizim të Ministrisë së Financave.
 

Jinger Rigterink, zëvendëskryetari i parë i Bankës, i cili kryesoi delegacionin e BERZH-it, që është në Shkup në nivel të lartë, i shoqëruar nga drejtori i BERZH për Maqedoninë e Veriut, Holandën, RP të Kinës, Mongolinë dhe Armeninë, nga Sharllota Rue, drejtoreshën e BERZH për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Mateo Kollanxheli, drejtorin për Ballkanin Perëndimor Suzan Geranson, drejtoreshën e grupit të BERZH Infra Evropa dhe Infrastrukturës së  qëndrueshme dhe Andi Aranitasi, shefin e zyrës së BERZH në Maqedoninë e Veriut, shprehu falënderim për mundësinë e ekipit të lartë të përfaqësuesve të ekipit menaxhues të marrin pjesë në konferencën në Shkup dhe theksoi se banka deri më tani në projekte në vend ka investuar dy miliardë euro, nga të cilat vetëm në katër vitet e fundit më shumë se 500 milionë euro.

Ky interes i veçantë i BERZH, tha në takim zëvendëskryetari i Bankës Rigternik , është rezultat i projekteve që vendi i ofroi për mbështetje dhe që u njohën si zhvillimore dhe në përputhje me politikat e Brukselit për përmbushjen e standardeve të vendeve kandidate për anëtarësim në BE.
 
Kryeministri Zaev në takim shprehu falënderimin e Qeverisë dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetjen financiare të europeizimit të vendit në një aspekt të gjerë fushash dhe  theksoi se kjo mbështetje ka një vend shumë të rëndësishëm në arritjet ekonomike dhe financiare të vendit dhe paraqet mirënjohje për politikat e vendit për nxitjen e zhvillimit sipas kritereve europiane.  
Kryetari i Qeverisë,  Zoran Zaev, para delegacionit të lartë të BERZH i paraqiti përparësitë e vendit në periudhën e ardhshme me theks të veçantë në investimet në kapacitetet energjetike me burime të ripërtërishme dhe në kalimin e vendit nga lëndët djegëse fosile në energji të gjelbër, veçanërisht energjinë diellore, në turbina të erës, si dhe në gazifikimin  në të gjitha aspektet e tij.
Delegacioni i BERZH -it tregoi aprovim të veçantë për projektet e digjitalizimit, veçanërisht në pjesën e forcimit të kapaciteteve të administratës publike dhe gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, si dhe në pjesën e projekteve kapitale infrastrukturore në kuadër të Korridorit 8.
Në takimin e Kryeministrit Zaev me zëvendëskryetarin ne Qeverisë të ngarkuar për Çështjet Ekonomike, Koordinim të Burimeve  Ekonomike dhe Investimet, Fatmir Bytyqi dhe ministrin e Financave, Fatmir Besimi, me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, përfaqësuesit e saj theksuan se prioritetet e Maqedonisë së Veriut e vendosin vendin në një vend të veçantë në politikat për  mbështetjen e Bankës.