Njoftim për opinion për kremtimin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori

Ju njoftojmë se nesër, 8 shtator 2021 ( mërkurë) me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë do të mbahen një sërë manifestimesh sipas rënditjes në vijim :

1.    Prej orës 08:00 me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, Kryeministri Zoran Zaev në varrezat “Butel”, në vendprehjet e përhershme ish presidentëve të shtetit, Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov do të vendoset kurrorë me lule dhe do të shprehet respekt.

Të pranishëm në ngjarje do të jen  zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryetari i Qeverisë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Lupço Nikollovski, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koordinim resorët ekonomik dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska. Do të jenë të pranishëm edhe shumë delegacione të tjera, ambasada dhe parti politike.

2.    Prej orës 12:00, Kryeministri Zoran Zaev do të merr pjesë në kremtimin me rastin e dhënies  së Dekoratës “8 Shtatori”  kryetarit të Kuvendit të parë shumëpartiak, Stojan Andov dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën e mandatit nga viti 1990 deri në vitin 1994. (Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut).

3.    Prej orës 17:00 – Manifestimi qendrorë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, skenari i të cilit bashkë me ftesën për pjesëmarrjen e qytetarëve ( të cilët duhet të regjistrohen në formularin elektronik) gjendet në linkun në vijim:  https://vlada.mk/node/26432

Në mënyrë shtesë Ju Njoftojmë se transmetim i drejtpërdrejt nga ngjarjet do të jetë në televizionin Nacional dhe në kanalet e rrjeteve sociale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.