Shuhet zjarri në Kovid-qendrën në Tetovë, mjekët po luftojnë për jetë plus, vijon hetim i detajuar

 

Mbrëmë në Kovid-qendrën e Tetovës ndodhi tragjedi e madhe në të cilën për shkak të shpërthimit dhe zjarrit ka dhjetë viktima, ndërsa ky numër mund të rritet. Shërbimet kundër zjarrit dhe shërbimet mjekësore reaguan menjëherë, zjarri është shuar, ndërsa vijon aksioni i shërbimeve shëndetësore për shpëtim të çdo jete të rrezikuar.

Qeveria shpreh ngushëllime të thella deri te familjet dhe të afërmit e viktimave dhe u dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve.

Përfundoi Shtabi urgjent i Krizës i cili u mbajt në Komunën e Tetovës me udhëheqësinë më të lartë shtetërore, ndërsa sot në orën 10:00 do të mbahet mbledhje urgjente e jashtëzakonshme në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kushtuar zgjidhjes së tragjedisë në Tetovë.