Qeveria shpalli tre ditë zie për fatkeqësinë në Kovid Qendrën në Tetovë dhe e pranoi ofertën nga vendet aleate për sigurimin e ekspertëve të huaj për hetime gjatë shpërthimeve dhe zjarreve

Me një minutë heshtje në shenjë respekti ndaj viktimave nga zjarri tragjik në Kovid Qendrën modulare në spitalin në Tetovë dhe në shenjë ngushëllimi deri te familjet e tyre, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme solli vendim të shpallen tre ditë zie në territorin e gjithë shtetit.

Për ditë zie janë shpallur sot, nesër dhe pasnesër (e enjte, e premte dhe e shtunë), ndërsa gjatë këtyre ditëve zie, flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ulet në gjysmë shtizë.

Qeveria apelon deri te të gjithë aktorët shoqërorë të shtyjnë të gjitha festimet publike dhe private, ahengjet, ngjarjet kulturore-artistike dhe sportive, promovimeve partiake dhe llojeve të tjera të parapara për këto tre ditë.

Në këtë mbledhje, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Shëndetësisë informuan për situatën e përcaktuar deri më tani nga zjarri me pasoja tragjike dhe theksuan se inspektimi për përcaktimin e shkaqeve vazhdon edhe sot.

Në këtë drejtim Qeveria solli konkluzë me rekomandim për ekipet eksperte të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Shëndetësisë të vënë në dispozicion maksimal të prokurorinë në procedurat hetimore. Qeveria detyroi  institucionet kompetente që të përcaktojnë se çfarë lloj ndihme dhe mbështetje shtesë nevojitet për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve, në mënyrë që të sigurohet në afat sa më të shpejtë.

Qeveria falënderon të gjitha shtetet e rajonit, të Evropës dhe botës, për ngushëllimet e shprehura për rastin tragjik dhe solli vendim të pranojë ofertën në pjesën e forcave aleate të NATO-s për të dërguar në vend persona ekspertë me nivel më të lartë të ekspertizës për hetime për të ndihmuar në përcaktimin e arsyeve për zjarrin në Kovid Qendrën modulare në Spitalin në Tetovë.