Nga takimi i Kryeministrit Zaev dhe ambasadores së SHBA-ve, Bërnz: Njëzetë e gjashtë vjet marrëdhënie diplomatike midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve, shembull për partneritet dhe aleancë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, u tajza me ambasadoren e SHBA-ve në vend Kejt Mari Bërnz, e cila në fillim të takimit shprehu ngushëllime në emër të popullit amerikan për viktimat nga zjarri në spitalin modular në Tetovë.

Kryeministri Zaev, informoi se në vijim është një hetim gjithëpërfshirës për rastin, në të cilin, përveç ekspertëve vendas nga Gjermania, është përfshirë në mjekësinë ligjore për të përcaktuar shkaqet më të sakta të zjarrit me pasoja tragjike.

Kryetari i Qeverisë Zaev dhe ambasadorja Bërnz theksuan se ky takim zhvillohet në ditën kur 26 vjet më parë të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike në nivelin e ambasadave, ata ranë dakord që Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të të vazhdojë të thellojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin reciprok, si dhe avokimin dhe afirmimin e vlerave të përbashkëta në NATO.

Ambasadorja Bërnz falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e saj në pranimin e qytetarëve të Afganistanit dhe theksoi se gjesti është një mesazh i fortë se si po vepron një aleat dhe vend anëtar i NATO -s.

Në takim u bë fjalë edhe për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, dhe përshëndeti interesin e kompanive amerikane për të qenë pjesë e procesit të kalimit nga burimet fosile në burimet e rinovueshme të energjisë, i cili vjen si rezultat i politikave pozitive që në këtë plan i zbaton Republika e Maqedonisë së Veriut.

Si përcaktim pozitiv është vlerësuar përcaktimi i Qeverisë për përballje me korrupsionin me ç’rast është theksuar se fushata për të luftuar këtë fenomen nuk synon vetëm të ndryshojë perceptimin, por edhe të eliminojë në mënyrë sistematike shkaqet e sjelljes korruptive.

Kryeministri Zaev në bisedë me ambasadoren Bërnz theksoi se proceset për fillimin e zgjedhjeve lokale, si dhe rrjedhën e regjistrimit zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar dhe të pritur.